Dhuna policore në shoqërinë amerikane
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i21763-dhuna_policore_në_shoqërinë_amerikane
Që nga viti 1960 e deri më sot, numri i forcave të policisë është shtuar gjithnjë e më shumë. Në disa vite ky numër është shtuar pak ndërsa disa vite shumë. Buxheti për policinëamerikane gjithashtu është shtuar dhe sigurisht që janë shtuar edhe pajisjet e forcave të policisë dhe qendrat e trajnimit të tyre sidomos në përballje me revoltat dhe protestat e brendshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 17, 2016 15:06 Europe/Tirane

Që nga viti 1960 e deri më sot, numri i forcave të policisë është shtuar gjithnjë e më shumë. Në disa vite ky numër është shtuar pak ndërsa disa vite shumë. Buxheti për policinëamerikane gjithashtu është shtuar dhe sigurisht që janë shtuar edhe pajisjet e forcave të policisë dhe qendrat e trajnimit të tyre sidomos në përballje me revoltat dhe protestat e brendshme.

Përveç kësaj për çdo vit janë shtuar metodat e sofistikuara të zbulimit të kriminelëve nga ana e policisë. Me gjithë këto mundësi, policia amerikane nuk ka luajtur një rol të madh në uljen e dhunës dhe kjo tregon për dobësinë në sistemin trajnues të forcave policore. Dhuna policore përfshin përdorimin e forcës fizike dhe përdorimi i presioneve apo kërcënimeve nga ana e policisë ndaj personave të dyshuar. Dhuna policore në Amerikë pas luftës së dytë botërore, është shumë për shkak të diversitetit të lartë racor, fetar dhe politikë. Përveç kësaj për shkak të gjendjes sociale dhe ekonomike, kjo dhunë ka marrë formë moderne dhe sistematike. Dhuna moderne policore në Amerikëështë e ndarë në tre faza, që janë: Dhuna e ushtruar ndaj lëvizjeve sociale në vitet 60-të, dhunë ndaj protestave kundër luftës në vitet 70-të dhe dhuna e ushtruar pas ngjarjes së 11 shtatorit. Dhuna policore është ushtruar ndaj një grup njerëzisht si ndaj protestuesve nëWall Street, mirëpo ajo është ushtruar edhe ndaj një personi të vetëm. Dhuna e policisë ndaj etnive ashtu siçështë në përmasa të ndryshme ka edhe shkaqe të ndryshme. Shumë ekspertë janë të mendimitse shkaku i kësaj dhune mund të jetë personal dhe besojnë se në rast se një prej anëtarëve të etnisë vritet nga ana e një polici, shkaku duhet kërkuar tek sjellja e atij polici dhe personaliteti i tij. Kjo nuk nënkupton faktin se shoqëria e asaj etnie është përgjegjëse për këtë ngjarje mirëpo duhen gjetur shkaqe se përse në radhët e policisëështë krijuar ky keqkuptim ndaj asaj etnie. Pra me fjalë të tjerë një prej arsyeve të dhunës së policisëamerikane ndaj një etnie të caktuar, është struktura dhe karakteristikat sociale të shoqërisë së asaj etnie, siç janë papunësia e gjerë, varfëria dhe racizmi nështresat e ndryshme të shoqërisë. Disa sociologë theksojnë se çështjet ekonomike dhe sociale në shoqëritë etnike, janë bërë faktorë të krijimit të dhunës së policisë ndaj tyre. Këta sociologë thonë se në një shoqëri konsumatore siçështë ajo amerikane, mangësitë më të vogla ekonomike dhe sociale mund të krijojnë problemet për etninë dhe shoqëritë e ndryshme dhe në fund mund ndihmojë në krijimin e rrjedhave raciste. Për të krijuar një ide dhe këndvështrim të përgjithshëm mbi një etni të caktuar, ku futet edhe këndvështrimi i policisë amerikane, duhen marrë parasysh faktorë si numri i lindjeve, marrja e ndihmave sociale dhe të mirëqenies, mundësitë e strehimit, niveli i rasteve kriminale tek një lagje e banuar nga një etni e caktuar, numri i automjeteve, niveli i shkollimi dhe disa parametra të tjerë. Sipas sociologëve në ato lagje etnike ku numri i rasteve të dhunës është më i lartë në krahasim me të bardhët, edhe numri i rasteve të dhunës që ushtron policia ndaj banorëve të lagjes në fjalëështë akoma më i lartë sesa niveli i dhunës që ushtron ndaj të bardhëve. Pra ky nivel ka lidhje tëdrejtpërdrejtë me sjelljen që tregohet në vetë shoqëri. Kobler një prej sociologëve të njohur nëAmerikë, thotë se problemi i dhunës policore nëAmerikë, rrënjët i ka tek sistemi juridik dhe i gjyqësorit dhe mungesa e ligjeve në shtete të ndryshme tëAmerikës, si dhe tek mungesa e kontrollit dhe monitorimit të organeve ekzekutive. Për këtë arsye në Amerikë, policia nuk mund të pranohet si një organizatë asnjanëse dhe e pavarur.

Një tjetër shkak që ka çuar në shtimin e rasteve të dhunës policore në Amerikë, është mos shqyrtimi i proceseve gjyqësore ndaj policëve që kanë kryer gabime në detyrën e tyre. Kjo i ka dhënë dorë të lirë policisë që të ushtrojë dhunë pa asnjë lloj kufizimi. Ky faktorështë përzierë me rastet e thella të racizmit në Amerikë. Vrasja e një njeriu me ngjyrë apo të bardhë nga an e policisë në kohën kur ai ishte i pafajshëm dhe i pa armatosur është vetëm njëra anë e çështjes, pasi ana tjetër konsiston në mënyrën se si sillet gjykata me policin që ka gabuar. Mos dënimi i policit nga ana e gjyqësorit, mund të bëhet shkak për shtimine  rasteve të diskriminimit dhe dhunës së policisë ndaj civilëve. Një prej rasteve të racizmit tëushtruar nga sistemi gjyqësor amerikan, është rasti i vrasjes së Majkëll Brown në vitin 2014, i cili u vra me disa plumba nga policiaamerikane. Mirëpo gjykata e shpalli policin të pafajshëm dhe e liroi atë. Pra mund të thuhet se një prej shkaqeve të sjelljes diskriminuese dhe raciste në Amerikë, është dobësia e sistemit gjyqësor të këtij vendi dhe rastet e pakta qëgjykata ka shqyrtuar rreth dhunës policore ndaj etnive të ndryshme në Amerikë. Në rast se një ngjarje si kjo do të ndodhte në ndonjë vend të botës, menjëherëAmerika do të krijonte polemika të shumta për këtëçështje. Tani kur vihet re mungesa e gjyqësorit në ndëshkimin e policëve që kanë gabuar në detyre vihet re në Amerikë, kjo çështje mbulohet dhe pas një farë kohe pas organizimit të disa protestave, ajo lihet në harresë. Mesa duket policia nësistemin gjyqësor amerikan, është kthyer në një simbol të paprekshëm. Në këtë sistem, policia edhe në rast se  vret një njeri të pafajshëm, ajo nuk duhet ndëshkuar por duhet lënë e lirë. Politikat e Amerikës për blerjen dhe mbartjen e armëve, është bërë shkak qëpjesëtarët e policisë në këtë vend dashur dhe padashur të kenë sjellje të dhunshme dhe agresive ndaj personave të dyshuar. Në fakt ligji i armëmbajtjes nëAmerikë, i ka bërë policët të jenë frikacakë dhe gjithmonë të dyshojnë ndaj të tjerëve. Pra policia, sillet brutalisht në rastin më të vogël kur ajo dyshon ndaj ndonjë personi. Oficerët e bardhë të policisë amerikane, ndaj pjesëtarëve të etnive të tjera përdorin termin “Një tjetër i rrezikshëm” dhe janë të mendimit se ligji i armëmbajtjes atyre u ka dhënë liri që të kthehen në kriminelë. Për këtë policia në disa raste pa u menduar farë ndaj këtij personi drejton armën ose ushtron dhunë fizike. Policia amerikane duke përdorur dyshimin, shumë lehtë ushtron dhunë dhe vret njerëzit nëAmerikë dhe për këtë ka përhapur tmerr në shoqërinëamerikane. Dhuna e policisëamerikaneështë e përhapur gjerësisht në Nju Jork, Ilinois dhe Kaliforni. Në këto tre shtet për shkak të popullsisë së dendur edhe aktiviteti dhe dhuna e policisëështë më e madhe.

 

 

Çështja e armatosjes së policisë me armë ushtarake, është një tjetër faktor që ka çuar në shtimin e dhunës policore në Amerikë. Policia amerikane është pajisur me armatime ushtarake në një kohë kur nuk ekziston monitorim apo kontroll i duhur mbi mënyrën e përdorimit të këtyre armëve. përveçkësaj policia nuk ka njohuri të sakta mbi të tilla armë. Disa këshilla bashkiakë në Amerikë, janë njohur me pajisjet ushtarake të policisë vetëm në kohën kur prej policisëështë vënë re sjellje e padrejtë që ka çuar në një tragjedi. Vetëm ku kjo tragjedi ndodhi, atëherë u kujtuan anëtarët e këshillave bashkiakë që të parashtrojnë disa pyetje të cilat duhej t’i parashtronin më përpara. Pra me fjalë të tjera forcat e policisë amerikane janë duke marrë trajnime nga forcat ushtarake dhe kjo ka ngjallur mjaft shqetësime, pasi roli i policisë është i ndarë nga roli i ushtrisë. Pas vrasjes së një zezaku nga policia amerikane në qytetin Ferguson, ngjarje që ngjalli protesta të gjera në Amerikë dhe jashtë Amerikës, u krijua ideja e formimit të një lëvizje kombëtare për reformimin e policisë. Mirëpo kjo ide qëndroi vetëm në letër, pasi deri tani nuk është marrë ndonjë masë e caktuar për reforma të qëndrueshme në polici dhe sidomos në sistemin trajnues të policisë. Kërkesa kryesore e lëvizjes kombëtare të reformës në polici, është përsëritja e trajnimit të forcave të policisë dhe rishikim serioz i procesit të trajnimit të forcave të reja të policisë, me qëllim që policia të jetë me të vërtetë mbrojtëse e ligjit në një shoqëri multi-etnike si ajo e Amerikës.