Dhuna policore në shoqërinë amerikane
Media luan rol tërëndësishëm në formimin e mendimit të opinionit publik kundrejt zhvillimeve sociale. Sigurisht niveli i ndikimit të medias varet nga numri i marrësve tëmesazhit. Tek ndikimi luan rol të madh lloji i mesazhit, kush do ta marrë dhe se si do ta marrë. Se sa ndikon dhuna policore tek opinioni publik nëAmerikë, është njëçështje që varet nga disa faktorë.
Në Amerikë ai person i cili nuk ka hasur asnjëherë në dhunën që ushtron policia apo nuk ka pasur asnjë probleme me policinë. E ka shumë tëvështirë që të jetë pesimist ndaj punës së policisë. Opinioni i të tillë njerëzve krijohet nga perceptimi publik që ata përfitojnë nga mediat. Shfaqja e dhunës policore në Amerikë, është një informacion që përhapet shumë shpejt nëpër media. Mirëpo jo të gjithë mediat mbajnë qëndrim të njëjtë ndaj kësaj çështjeje. Lajmet dhe informacionet qëtransmetohen nga disa media lidhur me dhunën që ushtron policia nëoperacionet kundër grupeve kriminale dhe personave të dyshimtë, janë të atilla saqë kanë shtuar besimin e të bardhëve tek policia ndërkohë që etnitë e ndryshme dhe sidomos zezakët dhe hispanikët në reagimet e tyre ndaj programeve televizive mbi dhunën e policisë, bëhen akoma më pesimist ndaj punës sëpolicisë. Edhe pse në programet televizive dhe transmetimet meidatike, sjelljet, ofendimet dhe mënyrat e dhunshme që përdor policia transmetohen pa asnjë censurë, mirëpo përsëri kjo bëhet shkak për shtimin e optimizmit në radhët e të bardhëve. Të shtënat me armë zjarri dhe dhuna e policisë qëçon në vrasjen e shtetasve amerikanë dhe sidomos pjesëtarët e etnive të tjera, transmetohen gjerësisht në televizione dhe mjete të tjera informimi në Amerikë. Kjo është një prej çështjeve të preferuara prej gazetarëve të cilët herë pas herë për të fituar famë dhe pasuri, mundohen të transmetojnë lajme mbi dhunën e policisë. Gazetarët në lajmet e tyre kanë trajtuar edhe çështjen e ligjeve civile dhe rëndësinë e tyre dhe rastet e shkeljes së këtyre ligjeve nga ana e policisë. Po të analizohen ngjarjet mbi vrasjen e njerëzve dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj tyre, vihet re se gazetarët e kanë ndjekur me interesim çështjen dhe kanë krijuar polemika të shumta për të tilla çështje, por hetimet dhe transmetimet e tyre kanë përfunduar sapo çështja ka shkuar në gjykatë dhe më pas ajo është lënë nëharresë. Në fillim mediat për të shtuar audiencën e tyre, mundohen seriozisht që tëtransmetojnë të tilla ngjarje për opinioni publik, por më pas me implikimin e qeveris dhe sipas preferencave partiake të këtyre mediave, reagimi i medias ulet. Mesa duket mediat amerikane në vend që tëtransmetojnë realitetin e ngjarjes, ata mundohen të jenë vetë krijues të ngjarjes.
Në mediat amerikane vihen re shumë raste të dhunës së policisë ndaj etnive të ndryshme. Për të tilla ngjarje shumë gazeta si Nju Jork Times, Los Anxhelos Times dhe Uashington Post, kanë shkruar për vite me radhë. Artikujt e këtyre gazetave në shumë raste janë bërë shkak që etnitë të ngrihen për të kërkuar të drejtat e tyre civile në Amerikë. mirëpo në disa raste po këto media me ndërhyrjen e forcave të sigurimit dhe shtetit, janë detyruar të mbulojnë ngjarjen dhe censurojnë lajmet me qëllim që situata të mos trazohet dhe të mos krijohet kaos në shoqëri. Disa media nëAmerikë kanëtransmetuar lajmet mbi proceset gjyqësore të policëve që kanë vrarë njerëz të pafajshëm dhe që nuk kanë pasur armë në dorë. Fundi i këtyre proceseve gjyqësore ishte lirimi i policit që ka gabuar, largimi i tij nga puna për një afat të caktuar dhe kthimi i tij përsëri në detyrë. P.sh. në vitet 1971-1975, media amerikane ka transmetuar 228 raste të policëve që kanë gabuar, të cilët ndaj personave të dyshimtë kanë përdorur dhunë dhe në fund i kanë vrarë. Nga këto 228 raste, 180 policë janë liruar nga akuzuar dhe janë shpallur të pafajshëm. Në çështjen e dhunës që policia amerikane ushtron ndaj civilëve, rëndësi të madhe ka edhe opinioni dhe këndvështrimi i Hollivudit i cili ka ndikim të madh si brenda ashtu edhe jashtëAmerikës. Rastet e dhunës së policisë janëtransmetuar edhe në filmat e prodhuar nga Hollivudi. Të analizosh filmat e Hollivudit me këtë temë, vihet re se këto filma janë të porositur dhe sipas preferencave të drejtuesve dhe eprorëve. Filmat hollivudianë kryesisht flasin për dhunën e policisë kundër zezakëve, hispanikë dhe indianëve. Hollivudi, ato filma që flasin për dhunën e policisë kundër myslimanëve apo hebrenjve që janë kundër regjimit sionist, kurrë nuk i prodhon dhe kjo tregon prirjet e Hollivudit. Hollivudi në vend që të prodhojë filma mbi dhunën e ushtruar nga policia ndaj myslimanëve dhe hebrenjve anti-sionizëm në Amerikë, ai transmeton filma me tematikë krejtësisht të kundërt me realitetin, filma ku myslimanët në rajone tëndryshme të botës paraqiten si të dhunshëm.
Industria e kinematografisë në Amerikë, apo Hollivudi kurrë nuk ka mundur tëtransmetojë ashtu siç duhet një prej realiteteve ekzistuese nëAmerikëd.m.th. shkeljen e të drejtave të etnive nga ana e policisë qëështë organi kryesor për ruajtjen e të drejtave të njerëzve dhe popullit. Edhe pse Hollivudi kohët e fundit është përpjekur tëreformojë sjelljen e tij ndaj etnive kryesisht zezakëve, sot racizmi në shoqërinë amerikane dhe kinemanë e këtij vendi jo vetëm që nuk është ulur, por vitet e kaluara është shtuar akoma më shumë. Kësaj here në këtë racizëm, myslimanët kanë zënë vendin e zezakëve. Terrori kulturor i myslimanëve është një prej objektivave të kinematografisë perëndimore dhe sidomos Hollivudit, organ që konsiderohet mbështetës i agresioneve ushtarake që kryhen kundër vendeve islamike. Ky organ gjithmonë ështëmunduar të paraqesë një imazh negativ rreth myslimanëve me qëllim që perëndimi të bëhet pesimist dhe të krijojë opinion negativ ndaj myslimanëve. Në këtë mënyrë janë bërë përpjekje për të bllokuar dhe neutralizuar valën pro islamit dhe zgjimin islam në botë. Është e qartë se policia amerikane jo vetëm që nuk e ka ulur dhunën e saj ndaj etnive, por kjo dhunë për çdo ditë e më shumë shkakton akoma më shumë viktima. Ngjarjet e viteve 2014 dhe 2015 në qytete të ndryshme të Amerikës, dëshmojnë për faktin se autoritetet policore në Amerikë jo vetëm që nuk ka ndërmend të kontrollojnë dhunën e forcave policore ndaj etnive dhe sidomos zezakëve, por ata përpiqen të dyfishojnë këtë dhunë me qëllim që të eliminojnë këtë sfidë. Edhe pse në Amerikë barazia e njerëzve është një prej principeve kryesore të ligjeve për të drejtat e njeriut, megjithatë dhuna e gjerë e policisë dhe vrasja e pakicave nga ana e policisë në këtë vend, tregon se ky princip është vetëm një slogan i shkruar në letër. Në realitet fryma ushtarake dhe e dhunës është karakteristikë e brendshme e Amerikës dhe kjo karakteristikë vihet re si brenda dhe jashtë saj. Amerika duke shpenzuar shuma dhe buxhete kolosale për ndërhyrjet ushtarake, politike dhe kulturore tek vendet e tjera të botës, ka lënë mënjanë analizimin dhe shqyrtimin e rasteve të shkeljes së të drejtave civile brenda në vend.