Thonë numrat nuk gënjejnë
(last modified Sun, 23 Oct 2016 10:00:50 GMT )
Tetor 23, 2016 12:00 Europe/Tirane

Shpenzimet e fushatës elektorale për president në Amerikë janë të barabarta me buxhetin e nevojshëm shëndetësor dhe higjienik për 54,891 persona në Kaliforni, apo arsimimin e 123,774 nxënësve në shkollat e këtij shteti.

Një krahasim i thjeshtë

Kalifornia me 39 milion e 75 mijë banorë, është shteti me popullsi më të madhe në Amerikë. http://population2016.com/?s=california

Statistikat zyrtare të vitit 2016 thonë se 6 milion e 253 mijë të varfër jetojnë në shtetet jugperëndimore të Amerikës, të cilët përbëjnë 16.4% të familjeve në Kaliforni. Në vitin 2014 niveli i varfërisë në këtë shtet që është shteti i tretë më i pasur në Amerikës, ka qenë 15.5%. https://aspe.hhs.gov/poverty-guidelines

Kandidatët për president të vitit 2016 në Amerikë, zyrtarisht kanë deklaruar se deri tani për fushatën elektorale është shpenzuar 100,965,997 dollarë. http://www.nytimes.com/interactive/2016/us/elections/election-2016-campaign-money-race.html?_r=0

Kjo shumë është e barabartë me buxhetin e qeverisë federale për shëndetësinë dhe higjienën e 54891 banorë të Kalifornisë dhe arsimimin e 123774 nxënës të këtij shteti. http://www.usgovernmentspending.com/compare_state_spending_2016d20a

 

Tags