Thonë, numrat nuk gënjejnë
(last modified Sun, 23 Oct 2016 10:01:47 GMT )
Tetor 23, 2016 12:01 Europe/Tirane

Në këtë pjesë të emisionit do të bëjmë një krahasim të thjeshtë të shpenzimeve elektorale për zgjedhjet presidenciale në Amerikë me planin për eliminimin e varfërisë në Teksas të Amerikës.

Një krahasim i thjeshtë

Në shtetin Teksas të Amerikës jetojnë 27 milion e 610 mijë banorë dhe për këtë Teksasi është shteti dytë me popullsi më të madhe në Amerikë.

http://population2016.com/?s=texas

Ky shtet për nga shpenzimet elektorale për kandidatët për president, renditet i dytë në shkallë vendi. Kandidatët për president kanë deklaruar se në Teksas kanë shpenzuar 55 milion e 638 mijë e 377 dollarë për thithjen e votës së votuesve. Teksasi edhe pse është një shtet i pasur për nga nafta, për nga niveli i varfërisë në 51 shtete të Amerikës, ai renditet i 13-i.

http://2015.povertyscorecard.org/grades/2014/TX

Varfëria në Amerikë

Sipas statistikave zyrtare, numri i të varfërve që jetojnë në Teksas të Amerikës është 4 milion e 530 mijë persona. Në vitin 2013, numri i fëmijëve nën moshën 18 vjeç që kanë jetuar nën nivelin e varfërisë në Teksas ka qenë 24.8%.

https://talkpoverty.org/state-year-report/texas-2014-report/

Në fakt shuma që kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, kanë shpenzuar në Teksas është e mjaftueshme për shëndetësinë dhe kurimin e 40 mijë e 880 personave ose për arsimimin e 56 mijë e 831 nxënësve në Teksas, të cilët jetojnë nën nivelin e varfërisë.

http://www.usgovernmentspending.com/compare_state_spending_2016d20a

 

Tags