Kriza në gadishullin Korean, nga lufta verbale në luftën reale
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i57524-kriza_në_gadishullin_korean_nga_lufta_verbale_në_luftën_reale
Përshkallëzimi i luftës verbale të Koresë së Veriut dhe Amerikës, mund të jetë një lëvizje e llogaritur e Phenianit për të neutralizuar rezolutën e fundit 2371 të KS të OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2017 05:42 Europe/Tirane

Përshkallëzimi i luftës verbale të Koresë së Veriut dhe Amerikës, mund të jetë një lëvizje e llogaritur e Phenianit për të neutralizuar rezolutën e fundit 2371 të KS të OKB.

Koreja e Veriut rifilloi edhe një herë kërcënimet e saj antiamerikane, në kohën kur Kina dhe Rusia votuan në favor të vendosjes së sanksioneve kundër Koresë së Veriut mirëpo me propaganda të ndryshme janë munduar që t’i tregojnë popullit koreano-verior se është Amerika ajo që synon të ushtrojë presione dhe embargo ushqimore kundër Koresë së Veriut. Për këtë arsye, Kina, e cila është kritikuar nga Peniani për qëndrimin e saj ndaj programit  raketor të Koresë së Veriut, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut që t'i japin fund luftës së tyre verbale kundër njëri-tjetrit.

Sa i përket qëndrimit të Pekinit ndaj programeve raketore të Koresë së Veriut, ka disa pikëpamje dhe në to përfshihet pyetja se pse Kina ka votuar pro rezolutës së Këshillit të Sigurimit 2371. Duke qenë se Pekini dhe Pheniani janë aleatë strategjikë, disa nga kritikat e Kinës ndaj Koresë së Veriut rreth testeve të vazhdueshme raketore dhe paralajmërimi i Phenianit ndaj Pekinit në këtë drejtim, përbëjnë një taktikë në mënyrë që të zvogëlohet presioni i SHBA ndaj Kinës. Kohët e fundit Uashingtoni,  ka folur për përgjegjshmërinë e Kinës rreth Koresë së Veriut dhe është munduar të përballë Pekinin me Korenë e Veriut. Qeveria e Pekinit ka kritikuar në mënyrë të përsëritur teorinë e përgjegjshmërisë të SHBA dhe është munduar të tregojë se edhe Pekini kritikon programet e raketave të Koresë së Veriut. Në këtë kuadër ka qenë edhe përgjigja pozitive e Kinës ndaj propozimit të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB kundër Koresë së Veriut, gjë e cila kënaqi presidentin e SHBA Donald Trump. Në këtë temë, ekzistojnë disa çështje të rëndësishme.

Rezoluta e fundit e Këshillit të Sigurimit është rezoluta e shtatë e këtij Këshilli për sanksione kundër Koresë së Veriut, të cilat deri tani nuk kanë arritur rezultatin e dëshiruar. Më e rëndësishme se miratimi i rezolutës, është zbatimi i dispozitave  të rezolutave ku Kina deri më sot nuk ka qenë serioze dhe strikte në zbatimin e tyre. Së dyti, rezoluta 2371 e Këshillit të Sigurimit kundër Koresë së Veriut u miratua në kohën kur presionet e SHBA ndaj Kinës ishin rritur ndjeshëm dhe se Pekini për të menaxhuar krizën dhe për të zvogëluar atmosferën e tensionuar në gadishullin korean u detyrua të bashkohej me Shtetet e Bashkuara në rezolutën e propozuar, që duke zvogëluar presionet e Shtetet të Bashkuara të mund të hapte një hapësirë frymëmarrje për rajonin.

Bruce Clinger, ekspert i lartë në Departamentin e Studimeve Aziatike në Fondacionin Heritage, thotë: "Objektivi i Shteteve të Bashkuara për të sulmuar Korenë e Veriut ka ngjallur shqetësime të shumta për shkak të pasojave katastrofike"

Së treti, presionet e brendshme nga qarqet e ndryshme politike dhe mediatike kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara janë shtuar, të cilin e akuzojnë për dështim në menaxhimin e krizës së gadishullit korean. Prandaj, nxjerrja e rezolutës së Këshillit të Sigurimit kundër Phenianit nuk është vetëm një shpërblim për Donald Trump, por është edhe tregues i bashkëpunimit të Pekinit me Uashingtonin. Së katërti, Kina është e vetëdijshme se e vetmja venë jetike e Koresë së Veriut është kufiri i gjatë me Kinën dhe për këtë ajo kurrë nuk i ka marrë seriozisht sanksionet e Këshillit të Sigurimit dhe ka vazhduar bashkëpunimin e saj të gjithanshëm me Phenianin. Prandaj, votimi pozitiv i Kinës për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Koresë së Veriut nuk do të thotë se ajo rezolutë do të zbatohet. Në veçanti, për faktin se rezoluta nuk përfshin ndëshkime për vendet që e injorojnë atë.

Shkaku i pestë i aderimit të Kinës ndaj rezolutës 2371 të Këshillit të Sigurimit është përpjekja e Pekinit për të racionalizuar qëndrimin e qeverisë amerikane ndaj krizës së Koresë së Veriut. Sidomos për faktin se testimi i fundit i raketave balistike të Koresë së Veriut vazhdon, ka intensifikuar zemërimin e Amerikës dhe ekzistonte mundësia që Uashingtoni të mund jepte përgjigje. Kështu, angazhimi i Kinës dhe Rusisë me Shtetet e Bashkuara për miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut, gjë e cila zgjati rreth një muaj e gjysmë, përkohësisht uli zemërimin e Amerikës. Ky afrimitet taktik i Kinës u bë në kuadër të planit kinez për kontrollimin dhe menaxhimin e krizës së gadishullit korean. Faqja e internetit e CNN shkruan:

"Kina dëshiron të parandalojë një luftë në kufijtë e saj jugorë, gjë që mund të çojë në zhvendosjen e miliona personave brenda në Kinë. Në këtë drejtim, prania e forcave ushtarake amerikane në kufirin kinez nuk do të jetë e largët".

Nga pikëpamja e Phenianit, programet raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut kanë arritur në një nivel zhvillimi që nuk mund të kthehen më dhe për këtë Pheniani nuk do të lejojë që këto arritje të sakrifikohen për shkak të marrëveshjes së fshehtë të Kinës me Shtetet e Bashkuara. Chouyong Choi, Specialist i Çështjeve Ndërkombëtare të Koresë së Veriut thotë: "Testet raketore të Koresë së Veriut janë një akt legjitim vetëmbrojtës sipas ligjit ndërkombëtar dhe protesta e Shteteve të Bashkuara kundër këtij veprimi të Phenianit shënon një shkelje flagrante të sovranitetit dhe dinjitetit të Koresë së Veriut".

Kriza e gadishullit korean është e përqendruar tek Koreja e Veriut mund të analizohet nga dy teori. Teoria e "fuqisë përballë fuqisë " apo parimi i fuqisë preventuese. Koreja e Veriut ka vazhduar të testojë aftësitë e saj raketore dhe bërthamore në një nivel të një fuqisë raketore dhe bërthamore me qëllim që të mund të trembë Amerikën nga pasojat e ndonjë sulmi të mundshëm të Koresë së Veriut. Teoria e dytë, në këtë drejtim, është " kontradikta e fuqive heterogjene”. Në këtë teori vendet e dobëta përballë atyre të fuqishme nuk ka asgjë për të humbur dhe për këtë ato  mund të bëjë çdo veprim shpërthyes dhe të paparashikueshëm.

Prandaj, Shtetet e Bashkuara, si një fuqi superiore, përpara sesa të shqetësohen për një sulm në territorin e tyre shqetësohen për pasojat e ndonjë sulmi të papritur të Koresë së Veriut kundër bazave të veta në rajon,. Bazuar në këto dy teori, Shtetet e Bashkuara janë futur tërësisht në vorbullën e Koresë së Veriut. Disa analistë besojnë se Kina, duke përdorur Korenë e Veriut po thyen dominimin dhe autoritetin e Amerikës. Ata besojnë se Pekini dhe Pheniani kanë hartuar një program skandalizues dhe  poshtërues për presidentin e SHBA Donald Trump dhe Kina synon t’i  tregojë Amerikës se ajo nuk e ka më fuqinë e së kaluarës për të trajtuar dhe për të ndërhyrë në çdo gjë, veçanërisht në Azinë Lindore.