Shkaqet kryesore të krizës në gadishullin Korean
(last modified Thu, 28 Sep 2017 10:16:18 GMT )
Shtator 28, 2017 12:16 Europe/Tirane

Japonezët përpara luftës së dytë botërore, për 35 vjet me radhë kishin pushtuar gadishullin korean. Pas çlirimit nga pushtimi japonez në vitin 1945, me anë të një plani për të cilin koreanët ishin në kundërshtim, jugu i Koresë u pushtua nga ushtria amerikane ndërkohë që ushtria e ish Bashkimit Sovjetik u fut në pjesën veriore të gadishullit. Pikërisht kjo ndarje ndikoi në përcaktimin e fatit të Koresë në 7 dekadat e kaluara, mes tyre në fatin e luftës së vitit 1950-1953.

Qëllimi i planit ndarës të gadishullit korean ishe krijimi i një qeverie të përkohshme të bazuar në principin e lirisë dhe pavarësisë. Mirëpo me kalimin e kohës, ish Bashkimi Sovjetik nuk pranoi të bashkëpunonte me programet e OKB për organizimin e zgjedhjeve të lira në të dyja Koretë. Si rezultat në pjesën veriore të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik u krijua shteti komunist dhe në pjesën e jugut u formua një qeveri përkrahëse e perëndimit. Në një gadishull u krijuan dy shtete të ndara ku secila prej tyre pretendonte për sovranitetin e të gjithë gadishullit.

Divergjencat ideologjike- Në periudhën e luftës së ftohtë, Kina dhe Bashkimi Sovjetik ishin që të dy të fuqishëm dhe që të dy majtistë. Mirëpo japonezët dhe amerikanët ishin të varur nga blloku perëndimor. Në vitin 1948, në kohën kur gadishulli korean u nda në dy pjesë, atë të veriut dhe të jugut, Koreja e Veriut iu bashkua bllokut lindor ndërsa Koreja e Jugut iu bashkua bllokut perëndimor. Si rezultat Kina në asnjë mënyrë nuk pranon bashkimin e dy koreve dhe të bëhet fqinje me një vend pro-perëndimor, të fuqishëm dhe të bashkuar.

Interesat ekonomike- Faktorët ekonomikë përgjatë 7 dekadave të kaluara gjithmonë kanë qenë nxitës të tensioneve mes dy vendeve.

Prania ushtarake amerikane në Japoni dhe në Korenë e Jugut- Rreth 49 mijë ushtarakë amerikanë gjenden në Japoni dhe 28 mijë e 500 të tjerë gjenden në Korenë e Jugut. Koreja e Veriut gjithmonë është ankuar dhe është shprehur e pakënaqur nga prania e lartë ushtarake e Amerikës në rajon.

Mbroja atomike e Amerikës për Japoninë dhe Korenë e Jugut- Japonia dhe Koreja e Jugut mbrohen nga kapaciteti atomik i Amerikës. Për këtë arsye Koreja e Veriut gjithmonë është shprehur e shqetësuar nga ky faktor që sipas Phenianit rrezikon sigurinë e tij.

Sabotimet e Amerikës kundrejt Koresë së Veriut-

Nga viti 1995-2005 kanë nisur bisedime të cilat më në fund u ndërprenë nga pala amerikane në vitin 2005. Këto bisedime konsistonin në shkatërrimin e centraleve të ujit të rëndë në Korenë e Veriut të njohur me emrin Jung Biun dhe ndërtimin e 2 centraleve të ujit të lehtë në vend të tyre. Mirëpo duke qenë se Amerika nuk zbatoi angazhimet e saj, Koreja e Veriut doli nga traktati NPT dhe kjo krijoi kushtet për tensione. Koreja e Veriut në vitin 2006 nisi të kryejë testime bërthamore dhe haptazi bëri përpjekje të futjen në rangun e vendeve poseduese të armëve atomike. Kjo përkon me shprehjen frazeologjike që njeriun sa më shumë ta kufizosh aq më shumë bëhet agresiv.

Shkatërrimi i ish Bashkimit Sovjetik- Pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, Kina ra dakord për disa çështje me Amerikën dhe kjo rrjedhë i detyroi liderët e Koresë së Veriut që të mbështeten vetëm tek fuqia e preventuese vendase. Për të ruajtur sigurinë dhe vazhdueshmërinë e vet, shteti nisi të zbatojë strategjinë e mbijetesës duke sakrifikuar mirëqenien dhe ekonominë.

 

Tags