Pushteti i armës në Amerikë, nga kinemaja, në realitet
(last modified Mon, 16 Oct 2017 10:45:38 GMT )
Tetor 16, 2017 12:45 Europe/Tirane

Në sytë e opinionit publik botëror dhe të mediave perëndimore, armiku i vjetër i bardhë që qëlloi mbi një turmë njerëzish duke lënë të vrarë 59 prej tyre në Las Vegas, dhe plagosi 520 të tjerë dhe pastaj vrau veten mund të akuzohej për vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit. Pensionisti 64-vjeçar, Stephen Paddock, ishte autori i këtij krimi që u konsiderua si incidenti më i përgjakshëm me armë zjarri në historinë moderne të SHBA.

 

Një krim që u zhvillua më 1 tetor nga kati i 23-të i një hoteli  ngjitur me një koncert në natyrë nga një burrë 64 vjeçar nga shëtit i Nevadës dhe më në fund, trupi i tij u gjet nga policia pas vetëvrasjes së tij në dhomën e tij të hotelit. Kjo është një përmbledhje në dy rreshta e historisë së krimit në Las Vegas, por problemi kryesor është problemi i prodhimit dhe shitjes së armëve në Shtetet e Bashkuara dhe i promovimit të dhunës në këtë vend nga mediat dhe sidomos në kinema. Para së gjithash, për shume vite, në Shtetet e Bashkuara, ka pasur një sfidë të madhe midis demokratëve dhe liberalëve nga njëra anë, si përkrahës të kontrollit të armëve dhe republikanëve, nga ana tjetër, si përkrahës të lirisë së shitjes dhe posedimit të armëve në vend, ndërsa prodhuesit e armëve kanë vazhduar të shtojnë fitimet e tyre. Por ekziston nevoja për më shumë hulumtime mbi një faktor tjetër, sepse ndikimi aktual i mediave në jetën e individëve në një komunitet para sesa të jetë një proces kulturor është më shumë i lidhur me ekonominë, madje edhe politika është në plan të dytë në këtë proces.

 

Përveç këtyre, mundësitë e reja të ofruara për përdoruesit e internetit dhe audiencat e lojërave kompjuterike bëjnë që shumë nga komunikimet e tyre të virtualizohen, në ndryshim nga gjeneratat e mëparshme. Në këtë hapësirë virtuale dhe në këto lojëra, është e mundur që të ftoheni dhe madje të ndjeni fuqinë dhe krenarinë për të vrarë mijëra njerëz dhe në të njëjtën kohë të mos i keni duart me gjak. Sulmi dhe shkatërrimi i palës tjetër është rruga për fitore dhe për shkuarjen në fazën e ardhshme të lojërave, dhe kjo gjë përsëritet aq shumë, saqë bota reale është shkrirë me hapësirën kibernetike dhe njerëzit po rindërtojnë realitetin virtual në botën reale. Kësaj situate i shtohet edhe dhuna më ekstreme në filmat kinematografikë, madje edhe dokumentarë, dhe në një farë mase të konsiderojmë gjithashtu eksitimin, ndjeshmërinë, emocionin dhe psikozën e njeriut. Ju shikoni se ne mund të nxjerrim formulën e suksesshme të një vrasësi, i cili me një krim të tmerrshëm dhe masiv dëshiron të prekë të paktën një herë botën reale, qoftë edhe me çmimin e jetës së tij.

 

Disa ditë pas incidentit terrorist në Las Vegas, autori i një prej gazetave të Iranit shkroi: “Las Vegas dhe Hollivudi, kur bashkohen me Disneyland, formojnë trekëndëshin e jetës amerikane. Një trekëndësh ku komponentët mbulojnë njëri-tjetrin dhe asnjë prej tyre nuk mund të konceptohet pa tjetrin”. Duke parë filmat amerikanë, Hollivudi gjithmonë ka krijuar një vizion fantastik të Las Vegasit, ku njeriu mund të shijojë të gjitha llojet e kënaqësive të kësaj bote dhe është dëshirë e çdo amerikani që të mund të bëhet kaq i pasur, saqë të argëtohet në Las Vegas dhe të shpenzojë dollarë. Nathan Gardels dhe Mike Madawi, në një libër me titull "Idhulli amerikan pas Irakut", analizuan rolin e Hollivudit në botë dhe dështimet dhe fitoret e këtij gjigandi kinematografik të universit. Autorët e librit shpjegojnë dhe diskutojnë diplomacinë publike dhe rolin e Hollivudit në formësimin e saj, veçanërisht pas sulmeve të 11 shtatorit. Profesori i Universitetit të Harvardit, Joseph Nay, është i njohur për analizën e tij të teorisë së "fuqisë së butë" dhe prezantoi një parathënie në këtë libër. Duke iu referuar ndikimit të kinemasë dhe instrumentit të diplomacisë amerikane bazuar në përdorimin e treguesve vizualë të Hollivudit, ai theksoi në vërejtjet e tij se në çmontimin e Murit të Berlinit dhe rënies së ish-Bashkimit Sovjetik nuk luajtën një rol kyç raketat dhe bombat, por e rëndësishme ishte fuqia e butë dhe Hollivudi ishte faktori kryesor i saj. Kjo për shkak se imazhi i Amerikës, ndryshe nga vendet e tjera, nuk bazohet vetëm në atë që amerikanët janë dhe në atë çfarë bëjnë ata, por edhe në imazhin e prezantuar përmes vitrinës së tyre globale. Vlerat e promovuara në Hollivud janë absolute dhe gjithëpërfshirëse dhe janë thelbësore për shpëtimin e njerëzimit.

Është gjithashtu e rëndësishme për kapitalizmin që duke u mbështetur në reklamimin e produkteve të promovojë atë që dëshiron. Hollivudi, saherë që kërkon një temë për përfitimin e vet, kryen përdorimin më të mirë të mjeteve promovuese. Kompanitë e armëve në shkallë të gjerë, duke u mbështetur në të njëjtën fuqi të mediave, vendosin prodhimet e tyre të fundit në duart e heronjve amerikanë të filmit në mënyrë që të inkorporojnë besimin e tyre në mendjet e të gjithë audiencës. Përpjekjet e kompanive të armëve për të nisur luftëra në shkallë të gjerë anembanë globit, të cilat çojnë në mbijetesën dhe përfitimet e vazhdueshme të këtyre kompanive, kërkojnë mbështetjen e shumë personaliteteve politike, kompanive reklamuese dhe, më e rëndësishmja, krijimin e një hapësire për dërgimin armëve dhe propagandimin e ndikimit të këtyre armëve në vendin ku janë përdorur. Prandaj, kompanitë amerikane të armëve përdorin çdo mashtrim për të krijuar një pozitë favorizuese për shitjen e armëve të prodhuara. Vlen të përmendet se kompanitë si Lockheed Martin, që është kompania më e madhe amerikane e armëve, Boeing, Northrop Graman, Colt, Holburent, Eugene, Estoni, General Dynamics dhe, më e rëndësishmja, Shoqata Amerikane e Armëve (NRA) nuk janë kufizuar vetëm në reklamat e mediave.  Ato përdorin lobin politik në Kongresin e SHBA për të penguar zërat kundër luftës dhe shfrytëzojnë të gjitha aftësitë e tyre për të nxjerrë sa më shumë fitime nga shitjet e armëve.

 

Pra, shohim se demonstrimi i gjithë kësaj dhune në kinema, televizion dhe lojërat amerikane ka një lidhje të fortë me ekonominë dhe prodhuesit e armëve dhe nuk mbështetet në asnjë bazë kulturore ose baza të artit njerëzor. Aktori i njohur amerikan Dustin Hoffman thotë se nëse një aktor në Hollivud nuk dëshiron të mbajë armë, ai në vend që të marrë rolin kryesor të filmit, mund të marrë një rol plotësues, i cili pastaj bëhet një rol shumë më i shkurtër. Në një intervistë me National Radio of America në Shtetet e Bashkuara, ai thotë se gjatë viteve të jetës së tij artistike është përpjekur të mos përdorë kurrë armë në filmat e tij. Megjithatë, Dustin Hoffman ka konfirmuar se ai është shfaqur në filmat "Furious Dogs" dhe "Big Little Man" duke përdorur armë. Ai ka pasur arsye personale për ta bërë këtë dhe  mendon se armët nuk duhet të jenë pjesë e industrisë kinematografike. Hoffman thotë: “Nuk shoh asgjë interesante tek armët. Ato janë mjete për vrasje dhe kërcënime. Producentët zakonisht përdorin armë për të përforcuar historinë e një skenari të dobët”. Megjithëse Hoffman është një nga yjet e pakët të Hollivudit, të cilët flasin kundër propagandimit të përdorimit të dhunshëm të armëve, në botën reale ka ende një ferr të një lidhjeje midis industrisë, artit dhe ekonomisë dhe rezultati i saj është shtimi i numrit të katastrofave si ajo në Las Vegas, ngjarje që është një nga rezultatet e këtij shartimi rrënues.

 

Tags