Skandali më i madh moral në Hollivud
Hollivudi ka prodhuar shumë filma mbi skandalet morale dhe problemet seksuale. Mirëpo prej kohësh kjo temë ka përfshirë padronët më të mëdhenj të kësaj industrie. Këto ditë mediat kanë zbuluar një ngjarje të hidhur dhe të tmerrshme por jo për ata persona të shtresës së ulët dhe me probleme mendore por për ata persona të njohur, me famë dhe të pasur të industrisë kinematografike të Amerikës.
Më 5 tetor 2017, dy gazetarë të Nju Jork Times, publikuan rezultatet e hulumtimit të tyre rreth njërit nga padronët më të mëdhenj të kinemasë hollivudianë. Bëhet fjalë për Harvey Weinstein një prej themeluesve të kompanisë Miramax dhe producentët më të mëdhenj kinematografikë të Amerikës dhe botës. Raporti i Nju Jork Times shumë shpejt u përhap nëpër media dhe në mesin e dashamirësve të kinemasë dhe u kthye në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të Hollivudit.

Gazetarët e Nju Jork Times në këtë raport kanë analizuar dosjet e përfunduara dhe dosjet aktuale të këtij producenti. Raporti thekson se për vite me radhë Weinstein shumë herë është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me punonjësit dhe vartësit e tij. Për këtë arsye ndaj tij janë ngritur disa dosje dhe disa ankesa janë paraqitur nga njerëzit që e rrethojnë atë. Nju Jork Times thotë se Weinstein të paktën në 8 raste duke dhënë shuma të konsiderueshme parash, i ka detyruar të tjerët që të tërheqin padinë e tyre. Nju Jork Times lidhur me këtë producent që është një prej përkrahësve të partisë Demokratike në Amerikë, thotë se Weinstein pasi ka pranuar akuzat e ngritura kundër tij është shprehur “ se i vjen keq që është sjellë në këtë formë me kolegët e tij dhe ka shkaktuar dhimbje për ta dhe sinqerisht kërkon falje prej tyre”. Ai gjithashtu ka premtuar se do të përpiqet për tu përmirësuar edhe pse rruga është e gjatë. Shtabi drejtues i kompanisë Weinstein, ka deklaruar se Harvey për një kohë nuk do të jetë pjesë e kompanisë dhe një person nga jashtë do të jetë përgjegjës për hetimet në rastin e tij. Pas këtij raporti të Nju Jork Times, janë nxjerrë shumë lajme të tjera mbi keqpërdorimin dhe shfrytëzimin e pushtetit në Hollivud.
Pas Harvey Weinstein, Ben Aflek, Rui Prais, Oliver Stone dhe shumë figura të tjera janë akuzuar për imoralitet. Rastet e imoralitetit dhe e anomalisë seksuale të figurave të njohura të Hollivudit dhe publikimi i tyre në një afat prej 10 ditësh, ka habitur tejmase dashamirësit dhe aktivistët e kinemasë. Në rast se kjo rrjedhë zbulimi vazhdon, ekziston mundësia që të shfaqen përmasat e kësaj katastrofe brenda në industrinë kinematografike të Hollivudit.

Harvey Weinstein, është producent i filmit “ Shekspiri i dashuruar”. Ai menjëherë pas zbulimi të skandalit seksual u përjashtua nga kompania nga shtabi drejtues dhe vëllai i tij. Përveç kësaj ai është përjashtuar nga marrja e çmimit Oscar. Weinstein është figura e dytë në histori që është përjashtuar nga marrja e çmimit Oscar të filmit. Përvec kësaj Emanuel Macron, president i Francës ka deklaruar se atij do t’i hiqet edhe çmimi Legion of Honour për shkak të skandalit të tij seksual. Brenda në Hollivud edhe disa nga miqtë e afërt të producentit Weinstein kanë mbajtur qëndrime kundër tij. George Clooney, Meryl Streep, Kate Winslet, Jenier Larens dhe shumë aktorë të tjerë, të cilët kanë punuar me producentit Harvey Weinstein, kanë dënuar sjelljet e tij imorale.
Një tjetër figurë e njohur e Hollivudit që akuzohet për akte imorale është aktori Ben Aflek. Është për tu habitur fakti se aktori Aflek ishte ndër ata që reagoi ndaj sjelljes së producentit Weinstein. Mirëpo nuk kaloi shumë dhe vetë Aflek u akuza për imoralitet dhe keqtrajtime seksuale. Aflek në Iran njihet si aktori kryesor i filmit Argo. Ai akuzohet se në vitin 2003 ka keqtrajtuar seksualisht një aktore dhe spikeruese televizioni. Aflek menjëherë pas publikimit të këtij lajmi ka kërkuar falje nga aktorja mirëpo falja e tij nuk parandaloi përkeqësimin e figurës së vet. Përveç kësaj Weinstein dhe Aflek janë miq mes tyre. Ata kanë bashkëpunuar në filmin “ Shekspiri i dashuruar” dhe në këtë film aktorja kryesore pasi kreu marrëdhënie seksuale me producentin Weinstein, arriti të fitojë famë dhe të korrë suksese në kinemanë hollivudiane. Ashtu siç vihet re, zbulimi i fakteve të pathëna mbi produktet hollivudiane, tregon qartë nivelin e rrezikshëm të imoralitetit. Kjo temë ka rëndësi për faktin se me anë të producentit Weinstein, filmat e prodhuar prej tij kanë bërë të mundur që të fitohen 50 çmime Oscar. Përveç kësaj Weinstein, në zgjedhjet e fundit në Amerikë ai ka mbështetur financiarisht Hillary Clinton, kandidate e demokratëve për zgjedhjet presidenciale. Clinton pas zbulimit të rastit Weinstein, menjëherë ka reaguar dhe ka në një deklaratë të saj ka thënë: Zbulimi i skandalit Weinstein, na ka frikësuar dhe tmerruar. Sjellja e tij me femrat është e pafalshme. Mbështetja ndaj këtyre femrave ndihmon shumë në bllokimin dhe dhënien fund të sjelljeve të tilla.

Barack Obama gjithashtu duke reaguar ndaj këtij skandali ka shkruar: Unë dhe Mishel jemi irrituar shumë pasi dëgjuam këtë skandal të Weinstein.
Ajo çka e dallon Weinstein nga të tjerët është fakti se ai ka pasur fuqi të madhe dhe atë e ka përdorur për të futur në kurth shumë femra. Sot reagimi i femrave kundër tij mund të ndikojë në fatin dhe të ardhmen e profesionit të tij dhe ndoshta industrisë kinematografike në Amerikë. Pohimet e viktimave dhe pranimi i sjelljes imorale nga ana e Weinstein, tregon qartë shkeljen dhe nënshtrimin e të drejtave të femrave në Amerikë. Zbulimi i skandalit të Weinstein, edhe një herë ka ringjallur idenë e keqpërdorimit dhe keqshfrytëzimit të femrave në kinemanë Hollivudiane. Femra ka ndihmuar shumë në ngritjen dhe zhvillimin e kinematografisë hollivudiane, mirëpo kompanitë e ndikuara gjithmonë nga meshkujt në formë të programuar femrat i kanë konsideruar shtresë e ulët dhe e varur nga burrat. Heshtja e femrave që për vite me radhë janë shfrytëzuar nga Weinstein, tregon faktin se shumë femra aktore në Hollivud për të arritur majat e suksesit në kinema janë të detyruar të pranojnë propozimet e personaliteteve me fuqi në këtë industri.
Ndër reagimet e shumta që janë bërë mbi këtë skandal, reagimi më i diskutuar mund të jetë ai i Donald Trump presidentit të Amerikës. Trump pasi u informua mbi këtë skandal ka thënë: Unë prej vitesh e njoh Harvey Weinstein. Habitem. Ky qëndrim i Trump është i kuptueshëm pasi ai vetë ka keqpërdorur fuqinë dhe pasurinë e tij dhe deri më sot shumë njerëz kanë ngritur padi kundër tij. Megjithatë nga reagimi i Trump mund të nxirret edhe një rezultat tjerë. Ai me këtë reagim ka goditur disi Hollivudin i cili që nga fushata elektorale e deri në zgjedhjen e Trump si president, ka bërë kritika të ashpra kundër tij. Me fjalë të tij Trump i ka thënë Hollivudit, të gjithë ne jemi njëlloj!!