Libri që ndezi zjarrin e irritimit të Trump
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i68193-libri_që_ndezi_zjarrin_e_irritimit_të_trump
Në fillim të muajit janar të vitit 2018, Michael Wolf, shkrimtari amerikan, publikoi një libër i cili shumë shpejt u vendos në krye të listës së librave më të shitur të "Amazon".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 02, 2018 10:38 Europe/Tirane

Në fillim të muajit janar të vitit 2018, Michael Wolf, shkrimtari amerikan, publikoi një libër i cili shumë shpejt u vendos në krye të listës së librave më të shitur të "Amazon".

Në libraritë e Uashingtonit gjithashtu kopjet e këtij libri shiteshin shumë shpejtë dhe që nga dita e parë ky libër u bë i rrallë. Ky libër që Donald Trump, presidenti i Amerikës dhe avokatët e tij, disa ditë para publikimit, kanë bërë përpjekje për të penguar botimin dhe publikimin e tij, titullohet "Zjarr dhe Furi: pamja e brendshme e Shtëpisë së Bardhë të Trump" dhe kryesisht është përkushtuar në kritikën ndaj personalitetit dhe veprimit të Trump duke kritikuar qeverisjen një vjeçare të presidentit Trump. Autori i librit ka thënë se librin e tij e ka përpiluar në bazë të mbi 200 intervistave me presidentin amerikan dhe me funksionarët e lartë të tij dhe e ka shkruar atë përgjatë një periudhe 18 muajsh dhe ai supozon se libri i tij do t'i japë fund mandatit presidencial të Donald Trump. Wolf në një intervistë me kanalin televiziv NBC në lidhje me librin e shumë shitur të tij, në mënyrë satirike ka falënderuar Trumpin dhe ka thënë: "Trump jo vetëm që më ndihmon mua që ta shesë librin tim, por ai njëkohësisht edhe konfirmon përmbajtjen e asaj që kam shkruar. Është shumë e pazakontë që presidenti i Amerikës të mundohet të pengojë botimin dhe publikimin e një libri". Në këtë edicion do t'i hedhim një vështrim këtij libri duke veçuar disa çështje më të rëndësishme.

Libri "Zjarr dhe Furi: pamja e brendshme e Shtëpisë së Bardhë të Trump"

Wolf në librin "Zjarr dhe tërbim: pamja e brendshme e Shtëpisë së Bardhë të Trump" duke u bazuar në intervistat e disa funksionarëve të Shtëpisë së Bardhë si Steve Bannon, ka zbuluar se Trump në Shtëpinë e Bardhë po sillet si një fëmijë dhe në veprim nuk ka aftësi për ta udhëhequr një vend. Gary Cohn, këshilltar i lartë ekonomik i Trump, në këtë libër gjithashtu ka zbuluar duke thënë se Trump nuk lexon asgjë as edhe shkrimet një faqesh dhe as raportet e shkurta ditore dhe të përmbledhura. Ai në mes të mbledhjeve të rëndësishme me liderët botëror, zgjohet nga gjumi sepse është i lodhur dhe ka humb durimin. Michael Wolf në vazhdim paraqet këtë ide: "Sipas mendimit tim, këtu ekzistojnë dy çështje themelore, njëra është kjo që Donald Trump nuk lexon asgjë - dhe përsëri po theksoi – asgjë nuk lexon. Kur ju punoni për presidentin e Amerikës, një problem i çuditshëm për ju është ky që si do t'i jepni atij disa informacione? Problemi i dytë është ky që Trump jo vetëm që nuk lexon, por nuk dëgjon as fjalët tuaja. Për këtë arsye, fakti që ju nuk mund t'i thoni asgjë Trumpit, që nga dita e parë është shndërruar në një krizë presidenciale".

Steve Bannon, ish-këshilltari i lartë i Trump në Shtëpinë e Bardhë që shumë njerëz konsiderojnë se fitorja e Trump në zgjedhjet presidenciale është rezultat i strategjive të Steve Bannon, gjithashtu në këtë libër ka zbuluar disa skandale të tjera dhe presidentin aktual të Amerikës e ka quajtur si një individ i cili nuk ka stabilitet psikologjik.

Në këtë libër duke cituar Steve Bannon, Donald Trump është akuzuar për egoizëm dhe asgjë nuk ka rëndësi për atë më shumë se sa fotografia e tij. Sipas Bannon, Trump me shitjen e emrit të tij, është pasuruar për çdo ditë e më tepër dhe emrin e tij mund ta vëreni mbi hotele, kazino dhe fusha të golfit. Ai në Shtëpinë e Bardhë vepron sikur në një telenovelë që ka luajtur më parë. Ai në telenovelën "Praktikanti" kishte një shprehje të njohur që thoshte: "Ju jeni të përjashtuar". Tani sipas mendimit të Bannon për ta treguar vetën si një njeri i ditëve të vështira, po vepron me të njëjtën metodë sikur në telenovelën "Praktikanti" dhe të tjerët i largon nga puna.

Publikimi i librit "Zjarr dhe Furi në Shtëpinë e Bardhë" u përball me një reagim të ashpër të Trump dhe avokatët e Trump kanë bërë përpjekje të mëdha për të ndaluar shpërndarjen e këtij libri. Tim Naftali, historian amerikan, në lidhje me sjelljet e Trump dhe mënyrën e përballjes së tij me publikimin e këtij libri, në një intervistë me CNN ka thënë: "Nuk ekzistonte nevoja për publikimin e këtij libri me qëllim të zbulimit të sjelljeve jashtë normave të Trump. Presidenti i Amerikës në vend që ta anashkalojë këtë libër, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka sulmuar atë sepse ai nuk mund të kontrollojë vetën.

Natyrisht zbulimi i skandaleve nga brenda Shtëpisë së Bardhë nuk kufizohet vetëm me personalitetin e Donald Trump, por ky fenomen përbënë temën ditore të atmosferës politike të Amerikës. Aktualisht hetimet e inspektorit Moler në lidhje me nivelin e ndërhyrjes së rusëve në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, është çështje ditore në Amerikës. Edhe pse në këtë libër nuk është folur drejtpërdrejtë për Donald Trump, mirëpo Wolf autori kryesor i këtij libri, duke cituar Bannon, ka thënë se Donald Junior Trump, i biri i presidentit, ka patur lidhje me rusët dhe ai këto takime gjatë fushatës elektorale të vitit 2016, i cilësuar si "tradhtare" dhe "jopatriotike". Donald Trump në reagim ndaj këtyre deklaratave, ka thënë se Bannon ka humbur mendje dhe është çmendur.

Edhe pse pas publikimit të librit "Zjarr dhe Furi", Steve Bannon ka tërhequr deklaratat e tij, mirëpo dëshmitë e paraqitura në librin e Wolf forcojnë më tepër këtë supozim. Natyrisht se Donald Trump shumë herë ka hedhur poshtë këto akuza dhe në reagim ndaj deklaratave të Steve Bannon ka thënë: "Ai jo vetëm punën, por ka humbur edhe mendjen e vet".

Trump dhe Bannon

Një prej skandaleve të tjera më të rëndësishme të zbuluara në këtë libër kundër Trump, është bashkëpunimi mes Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite dhe Donald Trump dhe familjes që Wolf këtë e përshkruan si një lloj bashkëpunimi i bazuar mbi informim të vogël rreth vendimmarrjeve.

Autori i librit "Zjarr dhe Furi në Shtëpinë e Bardhë" duke u bazuar në intervistat e disa funksionarëve të Shtëpisë së Bardhë, ka zbuluar se Trump pas shpalljes së Muhamed bin Selman si princ i kurorës së Arabisë Saudite, ka deklaruar se ai së bashku me dhëndrin e tij Jared Kushner ka projektuar një grusht shtet në Arabinë Saudite dhe ka vendosur faktorin e tij (Muhamed bin Selman) në krye të çështjeve të Arabisë Saudite. Ky libër gjithashtu përmban edhe dëshmi të reja në lidhje me mbështetjen e Trump ndaj politikave shtypëse të Muhamed bin Selman kundër princave të tjerë sauditë.

Spikeri...

Michael Wolf shkruan: "Presidenti duke anashkaluar sugjerimet dhe këshillat e politikës së jashtme ose duke kundërshtuar ato, ka dhënë pëlqimin për planin e sauditëve për politikë të dhunshme ndaj Katarit. Pikëpamja e Trump ishte kjo që Katari po financon grupet terroriste, mirëpo e kaluara e ngjashme e Arabisë Saudite në këtë drejtim duhet të anashkalohet. Argumentimi i tij ishte ky që vetëm disa prej pjesëtarëve të familjes mbretërore të Arabisë Saudite kanë financuar grupet terroriste".

Michael Wolf

Në pjesën tjetër të këtij libri është trajtuar edhe rrënja e pikëpamjeve ekstremiste të Donald Trump ndaj Iranit dhe fakti se ai iranofobinë e ka bërë boshte të politikës së tij të jashtme. Wolf në lidhje me këtë shkruan: "Trump nga mësimet e Michael Flynn, ish-këshilltarit të tij për siguri kombëtare, ka mësuar se "çdo kush që kundërshton Iranin, është njeri shumë i mirë".

Skandalet e zbuluara në këtë libër sot kanë tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve në botë, sidomos të qytetarëve amerikanë. Wolf, autori i këtij libri, në lidhje me këtë çështje në një intervistë me NBC ka thënë: "Koha e tashme është një kohë e keqe dhe e jashtëzakonshme dhe fakti se gjatë disa ditëve të kaluara është bërë një përqendrim i madh mbi librin tim, vërteton këtë fakt se çështje të tilla nuk janë të ekzagjeruar dhe të palogjikshme, prandaj për këtë arsye duhet të themi se ky libër në një farë mënyre është një lloj zbatimi i plotësuesit 25 të Kushtetutës së Amerikës.  

Wolf thotë se anëtarët e Shtëpisë së Bardhë të Trump në lidhje me këtë çështje kanë folur në mënyrë të hapur dhe kanë thënë se natyrisht që akoma nuk kemi arritur për ta vendosë në zbatim plotësuesin e 25 ose kemi arritur në një nivel të vogël të tij. Vlen të theksohet se ky nen i përket zëvendësimit të presidentit të Amerikës dhe ai mund të hyjë në fuqi kur sjelljet dhe gjendja mentale e presidentit vendoset në pikëpyetje.

Edhe pse Shtëpia e Bardhë dhe Trump duke refuzuar dhe hedhur poshtë pretendimet e paraqitura në këtë libër, kanë theksuar se këto pretendime janë "të pavërteta dhe të padrejta", mirëpo një javë pas publikimit të këtij libri dhe zbulimit të skandaleve kundër Trump nga ana e Wolf, rezultati i sondazhit të parë të institutit "Gallup" në vitin 1918, ka treguar se niveli i popullaritetit të Trump ka rënë me 2% dhe ka arritur në 37%. Sondazhi i 31 dhjetorit të vitit 2017 i kryer nga ky institut, tregonte nivelin 39% zë popullaritetit të Trump.

Duke marrë parasysh të vërtetat e paraqitura nga Wolf, në bazë të sjelljeve të mëparshme të Trump dhe karakteristikave të personalitetit të tij, mund të supozohet se pretendimet polemizuese të paraqitur në këtë libër, do të jenë një prej preokupimeve mentale të Trump gjatë muajve të ardhshëm dhe do të ushtrojnë ndikim mbi vendimmarrjet dhe deklaratat e tij të ardhshme dhe të ngutshme në Shtëpinë e Bardhë.