Ajetet pranverore të Kuranit
Pranvera është një mësim i Zotit për mënyrën e formimit, ndryshimit dhe evoluimit, dhe nëse njerëzit mësojnë nga natyra e bukur e pranverës, ata arrijnë besimin e vërtetë tek Zoti dhe për këtë duhen festuar ditët e para të pranverës.
Dimri përpara sesa të ikë i pëshpërit diçka pranverës dhe prej saj kërkon të përcjellë mesazhin e tij. Pranvera shfaq peisazhin e saj të bukur me pllajat e mbushura me lule dhe me bilbila që japin lajmin e ardhjes së saj. Të gjithë kanë dëgjuar zërin e pranverës mirëpo vetëm besimtarët dhe ata që Kuranin e kanë vendosur si bazë të jetës së tyre, kanë marrë mesazhin e pranverës që është përcjellë në ajetin 9 të sures Fatir të Kuranit: “ All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja”.
Kurani qartazi nuk ka përmendur pranverën mirëpo në dhjetëra ajete të kuranit është folur për mirësitë, bukuritë dhe asaj që ndodh në këtë stinë. Ajetet e Kuranit flasin për retë, shiun, ujin, bimët, pemët, frutat dhe shumë fenomene të tjera të natyrës, të cilat që të gjitha shprehin ardhjen e pranverës. Shumë mirësi si pastërtia, gjallëria, përhapja e mëshirës hyjnore, gëzimi, këndimi dhe jeta e gjallëruar, që të gjitha shfaqen në pranverë. Në fakt pranvera është një shkollë me mësime të shumta mirëpo mësimi më i rëndësishëm është besimi tek Zoti dhe tek dita e Kiametit. Kurani famë lartë i këshillon njerëzit që të përkushtohen tek Tevhidi dhe Kiameti.
Zoti në përshkrimin e mësimeve hyjnore përdor metoda të thjeshta me qëllim që të gjitha krijesat e tij të futen në mendime dhe të kuptojnë realitetin në atë masë që është. Ai i fton njerëzit që duke parë dhe vështruar natyrën, të kuptojnë pafundësinë e fuqisë së Zotit dhe të shohin se si Zoti pemët e vdekura që nuk kanë asnjë shenjë jete, i ringjall me ardhjen e pranverës dhe natyrës i fal shpirtin e jetës. Prani Ai që ngjall pemën e vdekur është Ai që do të gjykojë njerëzit në ditën e Kiametit. Në ajetin 164 të sures Al-Bekare thuhet:
إِنَّ فِی خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافِ اللَّیْلِ وَالنَّهَارِ وَالْفُلْکِ الَّتِی تَجْرِی فِی الْبَحْرِ بِمَا یَنفَعُ النَّاسَ وَمَا أَنزَلَ اللَّهُ مِنَ السَّمَاءِ مِن مَّاءٍ فَأَحْیَا بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَبَثَّ فِیهَا مِن کُلِّ دَابَّةٍ وَتَصْرِیفِ الرِّیَاحِ وَالسَّحَابِ الْمُسَخَّرِ بَیْنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ لَآیَاتٍ لِّقَوْمٍ یَعْقِلُونَ
Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.
Kjo është faza e parë e të menduarit dhe në fazën tjetër Zoti në ajetin 17 dhe 18 të sures Nuh thotë:
18. Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish.
19. All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.
Në realitet e gjithë bota është pasqyrë e krijimtarisë dhe e fuqisë së Zotit. Pranvera është një prej shenjave më të qarta të fuqisë së Zotit në këtë botë, të cilën duke e parë zbulon rrugën për tek Zoti. Ata njerëz të cilët në këtë botë mendojnë për mirësitë e dhuruara nga Zoti, jetojnë në formë dinjitoze dhe shfrytëzojnë jetën sa më mirë. Pra ata kënaqen si nga kënaqësitë fizike dhe materiale ashtu edhe nga kënaqësitë mendore dhe shpirtërore. Me fjalë të tjera ai njeri që përdor logjikën dhe mendjen e tij kënaqet edhe duke parë bukuritë më të vogla të natyrës. Një njeri i tillë në pranverë, materien e shfrytëzon për të përfituar sa më shumë nga aspekti spiritual, mirëpo një njeri që neglizhon kundrejt qëllimeve të krijimit, mjaftohet vetëm e kënaqësitë materiale dhe kalimtare.
Zoti për të qartësuar realitetin e krijimtarisë së Tij për të gjithë njerëzi, ka përdorur kalimin e kohës dhe ndërrimin e stinëve dhe me ringjalljen e pranverës njeriut i rikujton rilindjen e tij. Kur pranvera vjen, shpirti i njeriut rifreskohet, kjo pasi shpirti hyjnor është i përhapur kudo. Natyra e cila në vjeshtë verdhësohet dhe në dimrin e ftohtë përjeton vdekjen, tani me ardhjen e pranverës ringjallet përsëri. Kjo skenë tepër e habitshme të rikujton faktin se ajo do të përsëritet edhe në ditën e Kiametit. Ata të njerëz që shumë vite më parë kanë vdekur dhe janë varrosur, në pranverën e Kiametit do të ringjallen dhe do të nxirren nga varret e tyre. Pikërisht ashtu sic thuhet në ajetin 17 të sures El Hadid:
17. Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni.

Në ajetin 9 të sures Fatir, thuhet:
وَاللَّهُ الَّذِی أَرْسَلَ الرِّیَاحَ فَتُثِیرُ سَحَابًا فَسُقْنَاهُ إِلَى بَلَدٍ مَّیِّتٍ فَأَحْیَیْنَا بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا کَذَلِکَ النُّشُورُ
9. All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.
Pra me fjalë të tjera Zoti që mund t’i japë jetë natyrës në këto përmasa aq të mëdha, është Ai që mund të ringjallë njerëzit përsëri.
Pranvera është një shembull i vogël i ringjalljes. Ajo është një shembull që nuk e shikojmë vetëm një herë përgjatë jetës sonë por shumë herë sa herë që dimri shkon dhe pranvera vjen. Një prej ndjekësve të Profetit (s.a.v.s) thotë:
Profetin e pyeta: O i Dërguari i Zotit. Si do t’i ringjallë Zoti të vdekurit? Në këtë botë a ka ndonjë shenjë për këtë çështje?
Ai hazret u përgjigj: A nuk ke kaluar deri më sot nga një tokë e thatë dhe e vdekur? Pas një farë kohë nuk e ke vënë re gjallërimin e asaj toke dhe gjelbërimin e saj.
Thashë: Po o i Dërguar i Zotit.
Hazreti theksoi: Kështu Zoti do t’i ringjallë të vdekurit dhe kjo është shenja e krijimit.
Xhelaludin Muhamed Balkhi, i njohur me emrin Molavi shkruan:
Kjo pranverë e re, pas gjetheve të rëna
Është tregues i epokës së ringjalljes
Në pranverë çelin sekretet
Dhe çdo dritëshkurtër demaskohet
Sekretet bëhen e drejtë e hapur
Dhe ashtu siç duhet mos mbill farë të keqe

Në fund mund të themi se ashtu siç pranvera është stina e ndryshimit, evoluimit, stina e gëzimit dhe haresë dhe stina e zbukurimit, edhe ne mund t’i japim vetës tonë mendime të reja, vepra të reja, sjellje të reja dhe bindje të drejta. Ne nuk duhet të harrojmë se çdo pranverë që vjen, një pjesë e jetës tonë kalon. Një tjetër mësim nga ajetet pranverore është se njohja e rastit dhe e mundësisë dhe shfrytëzimi i drejtë i jetës. Pra sa mirë është që së bashku me bukuritë e natyrës, të shfrytëzojmë në formë të drejtë çdo moment të jetës sonë. Pikërisht ashtu siç ka thënë edhe Profeti i Nderuar i Islamit (s.a.v.s), i cili i këshillon myslimanët që të shfrytëzojnë pranverën dhe thotë” O Abuzar, përpara se sa të të ndodhin 5 gjëra, 5 gjëra nga mirësitë e shumta shfrytëzoi ashtu siç duhet, rininë përpara plakjes, trupin e shëndetshëm përpara sëmundjes, mundësinë përpara pendimit, gëzimin përpara problemit dhe jetën përpara vdekjes.