Speciale për javën e bamirësisë
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i71566-speciale_për_javën_e_bamirësisë
Data 14 esfand e kalendarit iranian që përkon me 5 mars, në Iran është dita e bamirësisë dhe me këtë ditë fillon edhe java e cila quhet java e bamirësisë. Me këtë rast kemi përgatit një program special të cilin po e paraqesim tani.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 23, 2018 10:06 Europe/Tirane

Data 14 esfand e kalendarit iranian që përkon me 5 mars, në Iran është dita e bamirësisë dhe me këtë ditë fillon edhe java e cila quhet java e bamirësisë. Me këtë rast kemi përgatit një program special të cilin po e paraqesim tani.

Dita e bamirësisë

Dëgjues të nderuar iu ftojmë të njiheni me familjen e Dr. Ehasanit. Muhamed Ehsani është babai i një familje është 59 vjeçar. Ai është asistent profesor në degën e fizikës në universitet. Dr. Ehsani nganjëherë edhe ditën e premte e cila në Iran është ditë pushimi zyrtar, punon në universitet dhe në laboratorë. Mirëpo anëtarët e familjes së Dr. Ehsan, studentët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij e dinë se të enjteve në mëngjes nuk mund ta gjejnë Dr. Ehsanin në shtëpi, universitet ose në laboratorë. Ai të enjteve në mëngjes kryesisht punon në një fond monetar bamirësie i cili ndihmon njerëzit e varfër dhe nevojtarë në kuadër të dhënies së kredive pa kamat dhe me këste afatgjate. Dr. Ehsani është një prej themeluesve të këtij fondi, e administron atë dhe siguron një pjesë të buxhetit mujor të këtij fondi. Znj. Farzane ka 51 vjet dhe është bashkëshortja e Dr. Ehsani. Ajo është amvise. Ajo për shumë vite njëkohësisht me administrimin e çështjeve të familjes, disa orë në javë punon në mënyrë vullnetare në një qendër të veçantë për përkujdesjen ndaj personave me të meta fizike dhe që kanë probleme në lëvizje. Ajo i ndihmon këta pacientë për forcimin e muskujve dhe për shtimin e aftësive të tyre për lëvizje. Të dy fëmijët e kësaj familje po kalojnë periudhën e studimeve universitare. Në mesin e tyre, fëmija i madh i familjes Ehsani, do të thotë Amir Muhamed Ehsani është 33 vjeç dhe është duke specializuar në degën e stomatologjisë. Amir Muhamed dhe bashkëshortja e tij e cila gjithashtu është një stomatologe, janë anëtarë të një shoqate bamirëse me emrin "Imam Aliu (a.s.)". Ata janë njohur mes vete gjatë kohës kur punonin në mënyrë vullnetare në klinikën e kësaj shoqate duke i dhënë shërbime falas fëmijëve të familjeve të privuara. Fëmija tjetër i familjes Ehsani, është vajza 27 vjeçare e cila po përgatit temën e magjistraturës në degën e psikologjisë. Znj. Nilufar Ehsani në të gjitha periudhat e studimeve universitare në shkallën bachalor dhe magjistër, hulumtimet shkencore ia ka kushtuar në shëndetin psikologjik të fëmijëve me përkujdesje të veçantë të cilët kanë kryer edhe kundërvajtje ligjore.

Familja Ehsani është një shembull prej shumë familjeve iraniane. Ata janë prej njerëzve të cilët ndjejnë dhimbje për vuajtjet e të tjerëve, prandaj ndihma ndaj të tjerëve është shndërruar në një pjesë të pandashme të jetës së tyre. Bamirësia në përgjithësi është pjesë e pandashme e kulturës së përgjithshme të Iranit. Tradita për të ndihmuar njerëzit e tjerë, ka një historik të gjatë në kulturën e iranianëve. Disa prej veprave dhe shembujve të kësaj tradite në Iran, edhe pas qindra viteve akoma mund të vërehen dhe gjurmët e kësaj tradite mund të kërkohen në rajone të ndryshme të këtij vendi. Kanalet për ujitje të cilët siguronin mundësitë për qasje më të lehtë të njerëzve në burimet e ujit në rajone me thatësirë dhe këto kanale konsiderohen shpikje të iranianëve. Këto kanale që përdoren për nxjerrjen e ujit nga nëntoka, kryesisht nga ndërtuesit e tyre janë vendosur në dispozicion të publikut si një vepër bamirësie për tu shfrytëzuar nga të gjithë njerëzit. Në Iran ekzistojnë mbi 37 mijë kanale. Iranianët që nga 3000 vite më parë, në thellësinë me dhjetëra metra nën tokë kanë hapur tunele me gjatësi dhjetëra kilometra dhe nëpërmjet këtyre tuneleve kanë dërguar ujin nga rajonet me burime të shumta të ujit në rajonet më të thata të Iranit në mënyrë që edhe banorët e rajoneve me thatësirë të madhe të kenë ujë të mjaftueshëm në dispozicion. Disa prej këtyre kanaleve të ujit siç është kanali 80 km me emrin Zareç në provincën Jazd në qendër të Iranit, janë të vjetër mbi 2000 vjet dhe që nga ajo kohë konsiderohen simbol i bamirësisë dhe veprave humane të atyre të cilët kanë hapur këto kanale. Përgjatë shumë shekujve, banorët e rajoneve të thata në pjesën qendrore të Iranit jetesën e lehtë të tyre e konsiderojnë rezultat të veprave të bamirësve të cilët me mundin e duarve të tyre kanë bërë që uji pas shumë kilometrave të vendosët në dispozicion të banorëve që jetojnë në rajonet në afërsi të shkretëtirës.

Kanalet e Iranit me transferimin e ujit në rajonet me pak burime të ujit, përbëjnë një shembull të qartë të veprave të bamirësisë së iranianëve.

Mbledhja e ujërave në sipërfaqe dhe transferimi i tyre në ujërat e depove, gjithashtu konsiderohet një prej veprave të bamirësve iranianë gjatë shekujve. Banorët e rajoneve jugore të Iranit këtë ujë të depove i cili mundësonte jetën e tyre dhe të bagëtive të tyre në stinët e thatësisë gjatë verës, e njohin me emrat e bamirësve të cilët shumë shekuj më parë kanë ndërtuar këto depo të ujit që shfrytëzohet në mënyrë publike.

Përhapja e Islamit në Iran ka forcuar edhe më shumë motivin e bamirësisë në mesin e iranianëve. Kur'ani i shenjtë në më shumë se 100 ajete në sure të ndryshme, në mënyrë të qartë ka theksuar ndihmën dhe bamirësinë ndaj të tjerëve. Kur'ani i shenjtë këto vepra i përshkruan më shumë me fjalët si infak dhe ihsan. Me pranimin e fesë Islame nga iranianët, u zhvillua në masë të madhe edhe kultura e vakëfeve dhe kjo u shndërrua në një traditë të qëndrueshme më shumë se sa që ishte më parë. Ishte ndikimi i mësimeve islame i cili u bë shkak që bujqit iranianë në shoqërinë islame një pjesë të drithërave dhe produkteve të tyre bujqësore në kuadër të zekatit e ndanin për njerëzit e varfër të shoqërisë. Përhapja e diturisë dhe shkencës është çështje tjetër që iranianët i kanë kushtuar vëmendje të madhe në kuadër të bamirësisë. Shkollat fetare ose qendrat e tjera arsimore në të cilat mësoheshin shkencat islame përkrah shkencave të tjera dhe edukoheshin dijetarë fetarë, për shumë shekuj administroheshin dhe zhvilloheshin me pjesëmarrjen e qytetarëve. Prirja e popullit të Iranit për mësim dhe nxënie të diturisë u bë shkak që ndërtimi i shkollave të bëhet një prej shembujve më të dalluar të traditës së bamirësisë në këtë vend. Në Iran ekzistojnë me mijëra shkolla të cilat i kanë ndërtuar njerëzit bamirës të cilët i janë shmangur edhe vendosjes së emrit të vet mbi këto shkolla. Disa prej universiteteve të mëdha të Iranit gjithashtu janë simbol i bamirësisë dhe vakëfit. Si për shembull Universiteti i Kermanit i cili është vepër e bamirësisë së një çifti i cili pjesën më të madhe të pasurisë së vet e ka shpenzuar në përhapjen dhe zhvillimin e diturisë dhe arsimit në këtë rajon.  

Në shumë vende të botës shoqatat bamirëse ofrojnë një pjesë të konsiderueshme të shërbimeve të domosdoshme për personat e nevojshëm. Në Iran janë të regjistruar rreth 5500 shoqata dhe organizata bamirëse dhe zhvillojnë aktivitet. Këto institucione bamirëse me aktivitetin e tyre përfshinë fusha të ndryshme duke filluar nga sigurimi i shpenzimeve për ushqime dhe studime e deri të sigurimi i shpenzimeve për kurim mjekësor dhe sigurimi i shpenzimeve për martesë. Një prej organizatave bamirëse iraniane të cilën OKB e ka vlerësuar si një prej organizatave të suksesshme në mesin e organizatave joqeveritare, është organizata joqeveritare MAHAK e cila është themeluar për të ndihmuar fëmijët me kancer. Në 26 vitet e veprimtarisë së organizatës bamirëse MAHAK (Organizata për Mbështetjen e Fëmijëve me Sëmundjes Kanceriore), të paktën 24 mijë fëmijë të prekur nga sëmundjet kancerioze kanë shfrytëzuar shërbimet mjekësore të kësaj organizate. Përveç kësaj edhe familjet e fëmijëve me sëmundje kancerioze të cilat nuk kishte kushte dhe mundësi të mjaftueshme për banim dhe ushqim të përshtatshëm për fëmijët me këto sëmundje, përfitojnë nga shërbimet dhe ndihmat shoqëruese që ofrohen nga kjo organizatë. Kuadri më i mirë mjekësor dhe ekspert të tjerë të ndryshëm si psikologë dhe asistent social në kuadër të organizatës MAHAK veprojnë në kuadër të shërbimeve për familjet me nevojë që pacientëve nën mbikëqyrjen e kësaj organizate. Standardi i përmirësimit të gjendjes së fëmijëve pacientë në organizatën MAHAK është në nivel të standardeve ndërkombëtare. Të gjitha shpenzimet e kësaj organizate bamirëse shëndetësore që janë qindra milionë dollarë, sigurohen nga bamirësit iranianë. Prandaj, OKB për këtë arsye e ka zgjedhur organizatën MAHAK si një shembull i përkryer i një organizate të suksesshme jo qeveritare në nivel ndërkombëtar. MAHAK është një prej shembujve të bamirësisë iraniane.

Ndërtesa ku ndodhet selia e organizatës MAHAK

Një prej organizatave më të mëdha bamirëse që ofron shërbime për personat me të meta fizike dhe për personat e moshuar në Lindjen e Mesme, gjithashtu ndodhet në Iran. Organizata bamirëse Kahrizak ka marrë nën përkujdesje rreth 2000 persona të moshuar iranianë dhe persona me të meta fizike të cilët kanë nevojë për përkujdesje të veçantë. Këta persona ndodhen nën përkujdesje në objekte me një infrastrukturë 160.000 m2 në një sipërfaqe prej 420.000 m2. Rreth 10% e shpenzimeve të kësaj organizate të madhe sigurohen nga populli iranian. Përgjegjësit e kësaj organizate bamirëse pohojnë se shumicën e artikujve për të cilët kanë nevojë personat e moshuar dhe personat me të meta fizike nën përkujdesjen e kësaj organizate sigurohen falas nga populli iranian. Përveç kësaj, për çdo javë mbi 800 gra dhe burra iranianë bamirës në mënyrë të vazhdueshme dhe 3000 persona në mënyrë periodike dhe pa marrë paga punojnë në organizatën bamirës Kahrizak duke u shërbyer personave të moshuar dhe me të meta fizike.    

Një video-klip rreth organizatës bamirëse Kahrizak

Megjithëkëtë, ky popull i cili bamirësinë dhe ndihmën ndaj personave nevojtarë e ka bërë pjesë të pandashme të kulturës së përgjithshme të tij, në fund të vitit të kalendarit iranian që përkon me periudhën nga 5 deri më 11 mars, ka caktuar një javë duke e quajtur atë Java e Bamirësisë. Gjatë këtyre ditëve të cilat janë afër vitit të ri iranian, qytetarët iranianë si familja e Dr. Ehsani i ndihmon personat nevojtarë duke i bërë ata pjesëmarrës në gëzimin e saj dhe sasi të mëdha të ndihmave dhe dhuratave të ndryshme i shpërndan për familjet të cilat kategorizohen në shtresat e privuara. Gjatë këtyre ditëve, tradita e vjetër e iranianëve për bamirësi paraqet përsëri praninë e fuqishme të saj në civilizimin mijëra vjeçar të Iranit. Pikërisht këto marrëdhënie të tilla lidhin bamirësit e sotshëm siç është familja e Dr. Ehsani me gjeneratat e tjera të iranianëve të cilët janë të përkushtuar në shërbimet ndaj njerëzve dhe në bamirësi.