Trump shqyrton dëbimin e 20 diplomatëve rusë
(last modified Sun, 25 Mar 2018 08:56:42 GMT )
Mars 25, 2018 10:56 Europe/Tirane
  • Trump shqyrton dëbimin e 20 diplomatëve rusë

Autoritetet e Uashingtonit dhe të Evropës kanë bërë të ditur se presidenti amerikan do të shqyrtojë dëbimin e të paktën 20 diplomatëve rusë nga SHBA.

"Washington Post" në një raport të saj ka shkruar se ky veprim mund të deklarohet zyrtarisht ditën e hënë dhe ekziston mundësia që të përballet me veprim kundërpërgjigjes nga ana e Rusisë dhe në këtë mënyrë të krijohet një valë e re e dëbimit të diplomatëve amerikanë nga Rusia dhe anasjelltas. Mirëpo autoritetet amerikane gjithashtu kërkojnë një transparencë më të madhe në lidhje me përgjigjen e fuqive evropiane ndaj helmimit të një ish-agjenti rus. Këto masa do të merren në kundërpërgjigje ndaj helmimit të ish-agjentit rus në Angli, Sergei Skripal. Autoritetet e Anglisë pretendojnë se Skripal është helmuar si pasojë e kontaktit me një lëndë kimike të prodhuar në Rusi. Një funksionar evropian ka thënë se Amerika po shqyrton dëbimin e 20 diplomatëve rus. Aleatët e afërt e Uashingtonit kanë kërkuar nga presidenti i Amerikës që me anë të një veprimi simbolik të tregojë se vdekja e Skripal nuk do të mbetet pa përgjigje.