Kriminelët e dështuar
Presidentët e Amerikës, të Francës dhe kryeministrja e Anglisë janë kriminelë që kanë kryer krime.
Sulmi i mbrëmjes kundër Sirisë është një krim! Unë qartazi deklaroj se presidenti i Amerikës, presidenti i Francës dhe kryeministrja e Anglisë, janë kriminelë që kryejnë krime! Sigurisht që nuk do të arrijnë ndonjë gjë dhe nuk do të ketë ndonjë dobi. Ashtu siç vitet e kaluara ishin të pranishëm në Irak, Siri dhe Afganistan dhe atje kanë kryer të tilla krime, por pa përfituar asgjë. Para pak disa ditësh presidenti amerikan ka thënë se “ kemi shpenzuar 7 trilion dollarë në rajonin e Azisë perëndimore”, që sipas tij në Lindjen e Mesme, por “ pa përfituar asgjë”. Flet drejtë, nuk përfituan asgjë. Edhe pas kësaj Amerika duhet ta dijë se sa më shumë që të shpenzojë dhe sa më shumë që të përpiqet, padyshim që nga ky rajon nuk do të përfitojë ndonjë gjë.