Dobësimi i sigurisë globale me anulimin e traktatit INF
(last modified Mon, 11 Feb 2019 07:50:56 GMT )
Shkurt 11, 2019 08:50 Europe/Tirane
  • Dobësimi i sigurisë globale me anulimin e traktatit INF

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë gjithnjë luhatëse gjatë tre dekadave të fundit, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Megjithëse në vitet 1990, rusët dukeshin më optimistë për marrëdhëniet ,e Shtetet e Bashkuara dhe kërkonin marrëdhënie më të ngushta me të, por me një seri graduale të çështjeve, divergjencat midis dy vendeve u shtuan dukshëm.

Këto çështje përfshinin zgjerimin e NATO-s në lindje, veprimin e SHBA për vendosjen e sistemeve anti-raketore në Evropë, ndërhyrjet e shpeshta në punët e brendshme ruse me pretekstin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe masa të tjera jo miqësore. Rusët kanë pohuar se Perëndimi, në veçanti Shtetet e Bashkuara, në thelb po kërkojnë të minojnë Rusinë dhe për shkak të frikës nga e ardhmja politike e Rusisë, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë masa për të reduktuar arsenalin strategjik bërthamor të Rusisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Edhe pse rusët mendonin se marrëdhëniet Uashington-Moskë do të përmirësoheshin në mënyrë dramatike me ardhjen në pushtet të presidentit amerikan Donald Trump në janar 2017, procesi tani duket mjaft i kundërt dhe presioni amerikan mbi politikën, ekonominë dhe ushtrinë ruse sa vjen e rritet.

Image Caption

Më herët më 20 tetor, presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Rusinë për shkeljen e traktati INF dhe paralajmëroi tërheqjen e Uashingtonit nga ky traktat. Deri më tani presidenti amerikan ka tërhequr Uashingtonin nga shumë marrëveshje dypalëshe, shumëpalëshe dhe ndërkombëtare. Traktati INF është nënshkruar nga Amerika dhe Rusia në vitin 1987, cili ka nisur të zbatohet nga viti 1988. Sergei Lavrov ministri i jashtëm i Rusisë, ka thënë se dalja e Amerikës nga traktati për ndalimin e raketave me rreze të mesme bërthamore (INF) do të sjellë rreziqe të reja dhe më të mëdha për Evropën.

Amerika i tha lamtumirë marrëveshjes ekzistuese për kontrollin e armëve atomike mes SHBA e Rusisë (INF). E ardhmja e Europës bëhet me këtë hap më e errët. Tani mund të fillojë një garë e re e rrezikshme. Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen nga traktati dhjetëra vjeçar i kohës së Luftës së Ftohtë, që ndalonte një kategori të tërë armësh nukleare, Moska bëri dhe ajo të njëjtë gjë. Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të nisë punën për zhvillimin e kapaciteteve të reja të raketave bërthamore dhe supersonike. I firmosur nga SHBA dhe ish-Bashkimi Sovjetik në 1987-tën, traktati i ndalonte të dy vendeve përdorimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi. “Partneret tanë amerikanë njoftuan se do ta anulojnë pjesëmarrjen e tyre, ndaj dhe ne po anulojmë tonën. Megjithatë të gjitha propozimet tona në këtë drejtim mbeten si gjithmonë në tryezë, ndërsa dyert e bisedimeve i kemi të hapura”, tha Putin. “Gjatë viteve të fundit, kemi parë se partnerët tanë nuk po i përkrahin iniciativat tona”, u shpreh shefi i Kremlinit. “Përkundrazi, vazhdimisht kanë nxjerrë pretekste për të dëmtuar sistemin global të sigurisë”, ka shtuar ai.

Image Caption

Për Evropën kjo është një çështje tepër e rëndësishme, sepse pezullimi i Marrëveshjes INF mund të rihapë një garë të re për armatime në Evropë. Ekspertët ushtarakë mendojnë se vetëm me këtë marrëveshje mund të ruhet balanca e sigurisë. Shumë vende në Europë i tremben një gare të re armatimi mes Moskës dhe Uashingtonit. Por qëndrimet nuk janë të njëjta: Vendet europianolindore dhe baltike ndjehen të kërcënuara nga Rusia e dyshojnë në gatishmërinë për mbrojtje të fqinjëve perëndimorë. Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputovcz tha për revistën „Spiegel", se është në interes të Europës të ketë të stacionuara raketa dhe trupa amerikane në kontinent. Por ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) është kundër këtij stacionimi. Po ashtu që në Gjermani të stacionohen sërish raketa atomike. „Lufta e Ftohtë ka marrë fund, tha Maas i pyetur, nëse në Europë po përsëritet historia. „Përgjigjet e asaj kohe janë shumë të papërshtatshme për sfidat e sotme." Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet në një linjë me Maas. Në një intervistë për ZDF, ai u shpreh, se aleanca nuk synon të stacionojë armë të reja atomike tokësore në Europë. Sidoqoftë, me këtë kurs politikanët botërorë që aktualisht janë në fuqi i lenë gjeneratave të ardhshme një botë vërtet të frikshme. Shumë në Europë nuk ndjehen të kërcënuar, dhe as që e kanë përfytyrimin se ç'do të thotë luftë. Por shanset se kjo do të mbesë kështu janë përkeqësuar me daljen e SHBA nga marrëveshja INF. Njeriu është harrues, kjo vlen edhe për kombet e presidentët. Rusia dhe SHBA duhet të kujtojnë me urgjencë, se me çfarë loje tmerrësisht shkatërruese po luajnë aktualisht.

Dimitri Medvedev kryeministër i Rusisë duke reaguar ndaj vendimit të Amerikës për daljen nga traktati INF ka deklaruar se Moska do të japë përgjigjen e saj. Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka pezulluar obligimet e saj që dalin nga Traktati për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme veprimi, që njihet me shkurtesën INF, vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan për vendim të ngjashëm. Putin është takuar sot me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe atë të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për të diskutuar lidhur me vendimin e SHBA-së. “Ne do të përgjigjemi ndaj këtij veprimi. Partnerët tanë amerikanë kanë njoftuar për pezullimin e pjesëmarrjes së tyre në këtë traktat, kështu që edhe ne do ta bëjmë të njëjtën gjë”, u shpreh Putin. Putin e urdhëroi Lavrovin që të mos nisë asnjë bisedim të ri për INF-në me SHBA-në, duke thënë se Moska do të pres përgjigjen e Uashingtonit lidhur me propozimet paraprake të Rusisë për të shpëtuar këtë marrëveshje. “Gjatë viteve të fundit, ne kemi parë se partnerët tanë nuk po përkrahin iniciativat tona. E kundërta, ata vazhdimit kanë nxjerr pretekste për të dëmtuar sistemin global të sigurisë”, tha Putin. Ndërkaq, Putin shtoi se Ministria e Mbrojtjes do të nisë zhvillimin e kapaciteteve të reja të raketave bërthamore, përfshirë edhe raketat supersonike.

Image Caption

Edhe ministri i jashtëm iranian z. Mohamed Xhevad Zarif thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar përputhshmërinë e tij me Traktatin e Forcave Bërthamore (INF) me Rusinë dërgon mesazhin se asnjë marrëveshje me qeverinë e SHBA-së nuk është e vlefshme, madje edhe traktatet e ratifikuara nga Kongresi. Rusia mohon shkeljen e traktatit, që ndalon secilën palë nga vendosja e raketave me rreze të shkurtra dhe të mesme në territorin e Evropës. Duke filluar nga presidenti Putin, zyrtarët e Kremlinit kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se çdo dislokim i ri i armëve amerikane që rezultojnë nga prishja e traktatit do të ndeshet me masa të ngjashme nga ana e Rusisë. Shkëmbime të tilla deklaratash kanë shqetësuar aleatët kryesorë evropianë, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën, të cilët kanë frikë se mund të ketë një kthim në ditët e Luftës së Ftohtë, kur Evropa shërbeu si një terren për garën bërthamore midis dy superfuqive botërore.