Telefoni celular dhe ndryshimi i stilit të jetesës
Zgjerimi i shpejtë dhe i jashtëzakonshëm i telefonit celular, si dhe fuqia gjithëpërfshirëse dhe e gjithanshme e kësaj teknologjie, ka çuar në shfaqjen e një stili të ri jetese në komunikimet sociale, ekonomike, politike dhe arsimore. Ndikimi i këtij mjeti komunikimi në normat, sjelljet dhe vlerat e shoqërisë dhe rrjedhimisht, mënyra e jetesës, është tepër i gjerë.

Javën e kaluar u mbajt Kongresi Botëror i Celularëve (MËC) 2019. Kongresi ishte një koleksion që paraqiste panairin më të madh të telefonisë celulare në botë, ku ishin të pranishëm kompanitë e telefonisë celulare, operatorët e komunikimit, krijuesit e softuerëve dhe shitësit, dhe llojet e celularëve smartfonë, kufjet virtual, celularë me teknologjinë 5G, laptopë dhe shumë teknologji të tjera të ofruara për vizitorët. Sipas raporteve të fundit, numri i përdoruesve aktivë të smartfonëve në mbarë botën është 3 miliardë njerëz. Shifrat tregojnë se gjatë dy viteve të fundit, numri i përdoruesve aktivë të smartfonëve është rritur me rreth 500 milionë përdorues. Në vitin 2016, numri i përdoruesve aktivë të smartfonëve ishte rreth dy e gjysmë miliardë përdorues, por pritet që deri në vitin 2021 të ketë rreth 4 miliardë përdorues aktiv në mbarë botën. Deri në vitin 2021, të ardhurat nga aplikacionet dhe lojërat për smartfon do të rriten, duke u rritur me 20% në mbi 139 miliardë dollarë.
Nuk ka dyshim se teknologjitë e reja kanë pasur një ndikim të madh në jetën tonë në dy dekadat e fundit dhe kanë ndryshuar në masë të madhe mënyrën e jetesës. Këto produkte janë fenomen i botës moderne dhe ndikimi i tyre është edhe më i madh se sa lloji i mallrave që ndryshuan mënyrën e jetesës në vitet 1960. Arsyeja mund të jetë që njerëzit po reagojnë gjithnjë e më shumë ndaj rritjes së teknologjisë së informacionit. Me fjalë të tjera, ne jemi në një shoqëri ku kushtet e jetës sonë janë gjithnjë produkt i veprimeve tona.
Në vitin 1985, kur u bë biseda e parë e telefonisë celulare, askush nuk mendonte se ky fenomen do të ndikonte në jetën dhe stilin e sjelljes sonë pas tre dekadash. Në fillim të shfaqjes së këtij produkti, një term i ri u shpik nga sociologët për të shfaqur konsumatorin e këtij malli, i cili shpesh është brezi i ri apo pjesëtar i klasës së mesme të shoqëri, d.m.th. fjala yapee. Më vonë, produkti u bë gjithëpërfshirës dhe shkoi në konsum masiv dhe u rendit në mesin e mallrave luksoze. Së pari, ai u prodhua për klasën e mesme, pastaj u përhap në masë. Pastaj në treg vjen një produktit ri i, si telefoni celular më i vogël dhe me më shumë funksionalitet, i cili përsëri është për klasën e mesme, si konsumator i tij.

Për momentin, ky medium i ri është bërë një pjesë integrale dhe e dukshme e jetës së përditshme të shumë njerëzve, aq sa pothuajse është bërë e pamundur që punët të ecin pa atë. Celulari si medium dominues i së nesërmes, i cili bashkon të gjitha mediat e saj ekzistuese, ka një një shtrirje të gjerë si në fushat më private, ashtu edhe në ato më të përgjithshme të jetës sonë.
Përveç përmbushjes së nevojave individuale, telefoni celular njihet edhe si një media në epokën e sotme, me qëllimin kryesor të komunikimit në shoqëri dhe në forma të ndryshme të të shkruarit, komunikimit verbal dhe vizuale të cilat luajnë një rol të madh në zhvillimin e komunikimit shoqëror. Me praninë e tij, ky mjet zgjeron hapësirën e komunikimit virtual dhe e udhëheq komunikimin në një mënyrë të re. Telefoni celular ka depërtuar aq shumë në jetën tonë saqë atë po e përdorin nga fëmijë të moshës 10 vjeç deri në një person të moshuar. Sidomos në mesin e të rinjve që përbëjnë shumicën e shoqërisë dhe janë më të ndjeshëm ndaj dëmeve dhe kërcënimeve.
Fakti është se telefoni celular jo vetëm që ndikon në të menduarit dhe emocionet tona, por gjithashtu ka një ndikim të madh në sjelljen tonë shoqërore. Prandaj, është e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje ndikimit mediatik dhe në veçanti medias së re, se si të perceptohen, ndër veprojnë dhe se si ato ndryshojnë jetën e përditshme të të rinjve.

Për shembull, ekspertët e shkencave mjekësore flasin mbi rreziqet e telefonave celularë dhe pajisjeve mobile, duke pasur parasysh natyrën dhe efektet e valëve elektromagnetike dhe valëve të ndryshme në sistemet biologjike të trupit njerëzor. Ndikimet e telefonave celularë për të cilat flet shkenca janë ato si degradimi në trup, organizëm, indet qelizore dhe molekulat të tilla si ADN, thyerja e ADN-së dhe shfaqja e shumë sëmundjeve të shkaktuara prej tij, si dhe rritja e llojeve të veçanta të tumoreve të trurit, problemeve në qelizat e bardha, rritja e presionit gjakut, ulja e kujtesës, dhimbja e kokës, privimi i gjumit dhe stresi, të cilat që të gjitha janë pjesë e disavantazheve të kësaj pajisje moderne të medias. Përveç kësaj, ata njerëz që përdorin telefonat celularë gjatë ditës për orë të gjata, me siguri do të përballen me çrregullime mendore më shumë sesa të tjerët. Depresioni dhe shqetësimi i shkaktuar nga funksionet e lëvizshme të tepërta dhe të zakonshme, duke neglizhuar aktivitetet e rëndësishme për shkak të varësisë së telefonisë celulare dhe shfaqja e problemeve fizike si halucinacionet, humbja e vetëbesimit dhe më në fund, distancimi social, janë disa nga pasojat që u shfaqen përdoruesve të telefonit celular në rast të përdorimit të tepërt të tij.
Por kjo nuk është e gjitha. Këtë çështje duhet ta shohim edhe nga ana tjetër. Rezultatet e një hulumtimi afatgjatë tregojnë se Interneti dhe telefonat celularë kanë një ndikim pozitiv në qëndrimin e njerëzve ndaj një jetese të shëndetshme. Studimi, i publikuar në Journal of American Heart Association, sugjeron se njerëzit kanë tendencë të mësojnë për doktrinën e ruajtjes së shëndetit dhe të kenë një mënyrë jetese më të shëndetshme përmes përdorimit të internetit dhe telefonave celularë.
Hulumtuesit kanë studiuar me kujdes 23 vjet kërkime për të arritur këtë përfundim të rëndësishëm se celulari, interneti dhe aplikacionet e tjera, si dhe sisteme të ngjashme janë të afta të inkurajojnë njerëzit të ushqehen më mirë dhe ushtrojnë ushtrime fizike. Bazuar në këtë studim, inkurajimi i njerëzve për të ushtruar dhe për të pasur një dietë më të mirë çon në humbje peshe. Rezultatet tregojnë se përdorimi i internetit dhe i programeve të tij jo vetëm që i ndihmon njerëzit të përmirësojnë dietën e tyre, por gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në aktivizimin e tyre dhe shmangien e pijeve alkoolike dhe duhanit.

Ekspertët në një studim tjetër zbuluan se shfaqja e disa aplikacioneve, duke përfshirë hartat, aplikacionet e vendndodhjes, orareve të metrosë dhe trenat, blloqet e kujtimeve të zyrës, oraret e punës, librat e telefonit dhe aplikacion të ngjashme në një pajisje të vetme, mund të ndihmojnë njerëzit. Duke shqyrtuar tiparet në smartfonëve, ata arritën në përfundimin se rreth 50 pajisje të ndryshme u mblodhën në një pajisje të vetme, të cilat në të kaluarën mbaheshin të ndara veç e veç.
Në një konkluzion përmbyllës, ndërkohë që shumë persona besojnë se përdorimi i një smartfonëve zgjeron marrëdhëniet ekzistuese midis përdoruesve, duket se komunikimet që nuk janë vetëm në nivelin e një ndërveprimi të thjeshtë dhe të shoqëruar nga një atmosferë emocionale, nuk mund të jetë pikërisht në një mjedis virtual. Marrëdhëniet dhe lidhjet familjare janë ndër këto. Megjithatë, mungesa e menaxhimit individual të sasisë dhe kohës së përdorimit të rrjeteve sociale ka bërë që procesi i jetës dhe ndërveprimet ndër personale dhe marrëdhëniet emocionale dhe sociale në mjedisin e vërtetë të familjes të jenë të vështira.
Shumë teoricienë janë të mendimit se disa përgjegjësi në familje si ndjenja e vetëbesimit dhe e ndenja e përgjegjësi për të rinjtë në familje është zëvendësuar nga hapësira virtuale. Në fakt të rinjtë duke përdorur këtë media mund të forcojnë identitetin e tyre social. Telefoni celular gjithashtu mund të dobësojë marrëdhëniet sociale, por mund të forcojë edhe lidhjen e dobësuar të shoqërisë. Kjo sepse shumë mesazhe të cilat nuk mund të shprehen nëpërmjet fjalës ato mund të shprehen nëpërmjet shenjave. Duhet thënë se me përdorimin e përditshëm të telefonave celularë, shembulli i komunikimit mes dy personave është kthyer në shembullin e komunikimit kolektiv. Me fjalë të tjera komunikimi duke qenë bëhet në hapësira sociale dhe kolektive, ai monitorohet nga shoqëria dhe ecën në një rrugë të llogaritur dhe strukturuar. Megjithatë nuk duhet të harrojmë se stili i i jetës së re i ndikuar në mjete si telefoni celular duhet të studiohet për nga faktorët dëmtues dhe komunikimi dhe ndërlidhja duhet të shkojë gjithnjë e më shumë në komunikimin direkt dhe përballë njëri-tjetrit.