Pranvera e krijimit në fjalën e Imam Aliut (a.s.) (1)
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i86693-pranvera_e_krijimit_në_fjalën_e_imam_aliut_(a.s.)_(1)
Duke uruar festën e Novruzit me gjallërinë e bukur të pranverës, jemi pranë jush me një program me edicione të shkurta në kuadër të një udhëtimi në natyrën pranverore në shoqërim me Imam Aliun (a.s.) i cili është simbol i njohjes së Zotit dhe estetikës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 23, 2019 13:09 Europe/Tirane
  • Pranvera e krijimit në fjalën e Imam Aliut (a.s.) (1)

Duke uruar festën e Novruzit me gjallërinë e bukur të pranverës, jemi pranë jush me një program me edicione të shkurta në kuadër të një udhëtimi në natyrën pranverore në shoqërim me Imam Aliun (a.s.) i cili është simbol i njohjes së Zotit dhe estetikës.

Zhvillimi i bimëve dhe rilindja e natyrës, lajmëron fillimin e një viti të ri dhe ardhjen e një pranverës. Edhe pse çdo stinë dhe çdo ndryshim është i bukur, mirëpo njerëzit e pëlqejnë dhe kënaqen më shumë me bukurinë e pranverës. Njerëzit ashtu siç kanë perceptime të reja nga ndryshimi i stinëve dhe shkuarja dhe ardhja e tyre, rileximi i Librit Hyjnor dhe i transmetimeve të Ehli Bejtit (a.s.), shoqërohet me perceptime të freskëta dhe të reja. Njerëzit në pranverë kanë më shumë vëmendje ndaj pamjeve të bukura të natyrës dhe ndjenja e tyre për njohjen e estetikës, provokohet më shumë gjatë kësaj stine. Leximi i ajeteve të Kur’anit dhe i transmetimeve të Ehli Bejtit (a.s.) në lidhje me bukurinë e natyrës dhe të pranverës, i jep njeriut një perspektivë shumë të gjerë në mënyrë që nga ky këndvështrim ta vështrojë natyrën dhe t’i shikojë bukuritë e saj dhe të krijojë një lidhje më kuptimplote me atë.

Duke uruar festën e Novruzit me gjallërinë e bukur të pranverës, jemi pranë jush me një program me edicione të shkurta në kuadër të një udhëtimi në natyrën pranverore në shoqërim me Imam Aliun (a.s.) i cili është simbol i njohjes së Zotit dhe estetikës.

Image Caption

Në botëkuptimin e Imam Aliut (a.s.), Zoti i madhëruar ka krijuar të gjitha krijesat e botës së ekzistencës në bazë të parimeve të estetikës dhe në mënyrën më të mirë. Kur’ani i shenjtë thotë: “Ai është Zoti i cili çdo gjë që ka krijuar, e ka krijuar në formën më të mirë”. (Surja Sexhde, ajeti 7). Imam Aliu (a.s.) me këtë argument na kujton se bota e ekzistencës është e shoqëruar me bukuri mahnitëse dhe nga çdo aspekt, është bota më e mirë e mundshme dhe njëri prej aspekteve të të qenit më e mirë e saj është ky që e gjithë ekzistenca nga çdo aspekt është e bukur.

Nga pikëpamje e Imam Aliut (a.s.), arti hyjnor është pasqyruar në procesin e krijimit dhe ndjenja e bukurisë së kësaj nuk ekziston në pamjen sipërfaqësore të krijesave. Bukuria është argument dhe shenjë që nëpërmjet saj, njeriu duhet të kërkojë origjinën dhe të vërtetën. Imam Aliu (a.s.) njohjen e Zotit të pastër dhe të lartësuar e konsideronte njohjen më të lartë, prandaj ai gjithnjë theksonte se njerëzit përveç kënaqësisë që përjetojnë nga pamjet e bukura dhe kënaqjen e shpirtit të tyre me natyrën, duhet edhe të mendojnë dhe të logjikojnë në bukurinë e natyrës.

Image Caption

Imam Aliu (a.s.) në thënien e tij të njohur thotë: “Shiko diellin, hënën, bimët dhe pemët! Shiko ujërat dhe gurët! Shiko burimin e ujit nga burimet dhe shiko bjeshkët e shpërndara në tokë!” Kjo fjala shiko në këtë rast është me dy kuptime, me kuptimin “e të shikuarit” dhe me kuptimin “e të menduarit dhe logjikuarit” në elementet e natyrës, sepse kjo bëhet shkak për të njohur të vërtetat e ekzistencës.

Shiu është një prej mirësive të mëdha të Zotit të madhëruar dhe gjatë këtyre ditëve më shumë e ndjejmë rënien e pikave dhe rigave të tij dhe i jep një gjallëri të veçantë pranverës dhe luleve të saj. Si rezultat i kësaj mirësie qiellore mbushen me plotë ujë lumenjtë, burimet, digat dhe detet dhe vazhdon jeta e gjallesave në tokë. Imam Aliu (a.s.) në një ligjëratë të tij e përshkruan në këtë mënyrë formimin e reve dhe rënien e shiut duke thënë: “Dhe Zoti nuk i ka lënë të thata tokat të cilat për shkak se ndodhen në lartësi, nuk ujitën nga burimet dhe lumenjtë. Prandaj ka krijuar retë që të ringjallet pjesa e vdekur e atyre tokave dhe të zhvillohen bimët ngjyra-ngjyra dhe në këtë rrugë Zoti nuk e ka lënë anas asnjë lartësi prej lartësive të tokës. Pjesë të mëdha dhe të shpërndara të reve i ka ngjitur mes vete që të vendosën në lëvizje të madhe dhe duke u ndeshur dhe fërkuar mes vete, vetëtime fillon të shkëlqejë dhe nga shkëlqimi i reve të mëdha sikur bjeshkë dhe të dendura, nuk është pakësuar asgjë. Zoti ka dërguar re vazhdimisht që të rrethojnë tokën dhe erërat kanë mjel qumështin e reve (shiun) nga retë dhe e kanë derdhur atë me furi mbi tokë dhe në pjesët pa bimë të tokës janë zhvilluar lloje të ndryshme të bimëve dhe në shpatet e luginat e bjeshkëve janë krijuar gjelbërimet... Dhe toka e cila ishte zbukuruar me livadhet e gjelbëruara dhe me liqet e krijuara, u gëzua dhe krenohej me veshjen me të cilën ishte mbuluar dhe që përbëhej me lule dhe pupla të sapo zhvilluara. Zoti i madhëruar ato bime të zhvilluara i ka bërë pasuri dhe ushqim për njerëzit dhe kafshët. Dhe nga çdo anë ka hapur rrugë dhe në ato rrugë ka vendosur argumente dhe shenja për rrugëtarët”. (Nehxhul-Balagha, ligjërata 91).