Ramazani, muaji i Zotit (4)
(last modified Mon, 20 May 2019 06:33:18 GMT )
May 20, 2019 08:33 Europe/Tirane
  • Ramazani, muaji i Zotit (4)

Të nderuar miq, po takohemi përsëri me pjesën e katërt të ciklit tonë të emisioneve me titull “Ramazani, muaji i Zotit”. Këtë emision do ta fillojmë me një lutje të veçantë për Muajin e Bekuar të Ramazanit:

"O All-llah, më jep forcën për të kryer urdhrat e Tu, më jep mundësinë të shijojë ëmbëlsinë Tënde, më inspiro për të falënderuar për mëshirën Tënde dhe më mbrojë nga çdo e keqe!"

Shumë hadithe janë transmetuar nga Profeti i Islamit dhe Familja e Tij e pagabueshme në lidhje me meritat e muajit të bekuar të Ramazanit. Imam Ali Zain Al Abedin (as), trashëgimtar i katërt i pagabueshëm i Profetit Muhammed (savs), në një lutje të veçantë për Ramazanin thotë: "O Zot, na frymëzo të njohim meritën dhe madhështinë e respektit të Ramazanit".

Njohja e meritave të Ramazanit do të thotë njohje e vërtetë e këtij muaji, në mënyrë që të mos humbasim momentet e çmuara të adhurimit gjatë këtij muaji të bekuar. Krijuesi i Plotfuqishëm e ka paracaktuar këtë muaj për pastrimin e vetvetes, në mënyrë që të pastrojmë shpirtin tonë në rrjedhën e freskët të Ramazanit për të pastruar shpirtin tonë nga mëkatet dhe papastërtitë. Profeti i Islamit thotë: "Nëse shërbëtorët e din atë që ekziston në Ramazan, ata me siguri do të dëshirojnë që i gjithë viti të ishte Ramazan".

Pa dyshim, një nga meritat më të larta të Ramazanit të bekuar është ndriçimi i zemrës së Profetit me Kur'anin e shenjtë në një natë të vetme të këtij muaji. Imam Xhafer Sadek (as) thotë: "Kur'ani në tërësinë e tij i është zbritur Profetit fisnik në Natën e Kadrit, pastaj gjatë 23 viteve të misionit të tij u zbulua gradualisht (mbi Urdhrin Hyjnor sipas rrethanave)".

Meritat e muajit të Ramazanit janë të panumërta. Imam Reza (as), thotë: "Veprat e mira pranohen në Ramazan, veprat e këqija falen ë, kushdo që lexon një ajet të Librit të Zotit, është sikur të lexojë tërë Kur'anin në muajt e tjerë, muaji i Ramazanit është muaji i bekimit, mëshirës, faljes, pendimit dhe kthimit në Gjykatën Hyjnore. Kush nuk falet në muajin e Ramazanit, kur do të falet? Kërko nga Zoti të pranojë agjërimin  dhe mos e përcakto atë si vitin e fundit të jetës tënde. Në të vërtetë, Zoti i do ata që luten".

Një tjetër meritë e muajit të bekuar të Ramazanit është se Zoti i ka penguar djajtë që të mashtrojnë dhe gënjejnë besimtarët, ndërsa ata janë vënë në zinxhirë gjatë këtij muaji. Kjo është arsyeja pse shpirti njerëzor gjen më shumë lehtësi dhe ai ose ajo mund të gëzojë këtë mundësi të artë për rritjen shpirtërore. Zoti u ka urdhëruar shërbëtorëve të Tij që të përmbahen nga ngrënia, pirja dhe shijimi i kënaqësive të caktuara të ligjshme gjatë orëve të ditës së këtij muaji, për t'i dhënë atyre shpërblime të paçmueshme në vend të tyre. Zoti jo vetëm shumëfishon aktet e adhurimit, por edhe gjumi i agjëruesit dhe frymëmarrja e tij gjithashtu konsiderohen si akte adhurimi. Asnjë muaji tjetër nuk i është dhënë një meritë e tillë.

Pasi një person arrin të kontrollojë dëshirat e tij të trupit, ai mund të ngrejë shpirtin për të arritur pastërtinë shpirtërore dhe për të arritur afërsinë e Zotit. Nëse një person ka ndërmend të heqë barrierat e rritjes një nga një, muaji i bekuar i Ramazanit është mundësia më e mirë pasi shfrytëzon motivet instinktive të trupit fizik. Kjo do të çojë në devotshmëri dhe guxim. Zoti në suren 183 të sures Bekare thotë: " O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm".

Imam Reza (as) është pyetur për meritat dhe bekimet e Ramazanit. Ai u përgjigj: "Në të vërtetë, njerëzve u është urdhëruar të agjërojnë që të kuptojnë dhimbjen dhe vështirësitë e urisë dhe etjes dhe të përfytyrojnë vështirësitë e urisë dhe etjes në Ditën e Gjykimit, siç kishte thënë Profeti në predikimin e tij të famshëm mbi ardhjen e Ramazanit: “Gjatë agjërimit, parafytyroni urinë dhe etjen e Ditës së Gjykimit”. Kjo mund të na bëjë të përgatitemi për Ditën e Gjykimit.

Profeti i Islamit u jep lajme të mira besimtarëve duke thënë: "Pjesa e parë e Ramazanit është mëshirë, mesi i tij është falja dhe fundi i tij është çlirimi nga ferri".

Ramazani duket se po kalon shpejt. Ndërsa ne duhet t'i kushtojmë vëmendje veprave dhe mendimeve tona për të bërë shfrytëzuar sa më mirë këtë muaj të bekuar. Muaji i bekuar i Ramazanit është shansi më i mirë për vetë-ndërtim dhe vetë-reformim.

 

Një nga pikat kyçe për vetë-ndërtim është abstenimi nga bisedat e padobishme. Heshtja është një thesar që hap portat e diturisë në zemër. Mbajtja e heshtjes është shumë e rekomanduar në Ramazan pasi ndalon personin që agjëron të përgojojë, gënjejë, të merret me thashetheme, shpif e kështu me radhë.

Profeti i Islamit njëherë ishte duke kaluar nëpër një rrugë kur e dëgjoi një grua duke fyer shërbëtoren e saj, ndërsa ishte duke agjëruar. I Dërguari i Mëshirës kërkoi ushqim dhe e vendosi para gruas, duke thënë: "Hani". Gruaja tha: "O i Dërguar i Zotit, unë jam duke agjëruar." Pejgamberi tha: "Si po agjëroni kur po fyeni shërbëtoren tuaj?"  Pastaj vazhdoi të thotë, "Agjërimi nuk është vetëm për të shmangur ngrënien dhe pirjen. Sa i vogël është numri i agjëruesve dhe sa i madh është numri i të uriturve!!!"

Mbajtja e heshtjes dhe të folurit pak është një dhuratë që ne mund t'i kemi kushtuar më pak vëmendje. Imam Reza (as) thotë, "Heshtja është një nga shenjat e kuptimit të thellë, durimit dhe diturisë. Në të vërtetë, heshtja është një nga dyert e mençurisë, sjell dashuri dhe është udhëzues drejt çdo mirësie".

Profeti i Islamit gjithashtu thotë: "Mendimi për një orë është më i mirë se 70 vjet adhurim".

Thënie tjera e përshkruajnë heshtjen si një ndihmës të mirë, një kujdestar të duhur dhe një thesar të madh. Mësuesit e etikës theksojnë se askush nuk mund të arrijë nivele të larta të vetë-ndërtimit, përveçse përmes kontrollit të gjuhës. Disa i kanë numëruar 70 mëkate që kryen një gjuhë e shfrenuar.

 

Tags