Ramazani, muaji i Zotit (7)
(last modified Wed, 29 May 2019 09:53:37 GMT )
May 29, 2019 11:53 Europe/Tirane
  • Ramazani, muaji i Zotit (7)

Me përshëndetje për ju të nderuar miq, përveçse ju dëshirojmë të jeni të gëzuar dhe të kaloni mirë gjatë këtyre ditëve të muajit të Bekuar të Ramazanit, ne do të vazhdojmë me ciklin tonë të emisioneve për këtë muaj të shenjtë, ku në emisionin e radhës do të flasim për Ramazanin në Filipine, Kinë, Malajzi dhe Indonezi. Ju lutemi qëndroni me ne!

Janë mbi 12 milionë muslimanë që jetojnë në Filipine. Ardhja e muajit të bekuar të Ramazanit shpallet nga Komisioni Kombëtar i Myslimanëve të Filipineve. Muslimanët pastrojnë dhe zbukurojnë xhamitë para ardhjes së Ramazanit. Një nga xhamitë e famshme në Filipine quhet Dimaukom në provincën Maguindanao, e cila njihet si "Xhamia Rozë". Është ndërtuar në vitin 2014 nga punëtorët e krishterë dhe thuhet se ngjyra e kuqe është një konotacion për paqen dhe dashurinë midis sekteve. Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët veshin rrobe me ngjyrë rozë për të treguar unitetin e tyre.

Të rinjtë muslimanë në Filipine janë shumë aktivë në Ramazan. Ata mbajnë tubime për recitimin e Kur'anit të shenjtë, me njerëz të ditur që mësojnë recitimin e duhur të këtij Shkrimi Qiellor dhe korrigjimin e veprimeve përmes adhurimit. Në orët e vona të mesnatës, fëmijët e veshur me rroba shumëngjyrëshe dhe që në duar mbajnë fenerë, rrethojnë lagjen për të zgjuar njerëzit për Syfyr ndërsa recitojnë himnet fetare në gjuhën lokale. Muslimanët e Filipineve preferojnë pijet, duke përdorur qumësht të përzier me sheqer, banane dhe shqeme. Ata gjithashtu përgatisin ushqime të veçanta për Iftar dhe Syfyr. Në ditën e Bajramit, ata mblidhen në xhami dhe qendra fetare për të kryer namazin e veçantë të Bajramit dhe për t'i shprehur mirënjohjen All-llahut të Plotfuqishëm për të mirat e Tij për muajin e agjërimit.

Popullsia e Kinës prej 1.4 miliardë banorësh përfshin pesëdhjetë milionë myslimanë, Në mesin e 56 etnive në Kinë, 10 janë kryesisht komunitete myslimane, ndërsa numri më i madh i muslimanëve përbëhet nga popullsia Hui dhe ujgur. Muslimanët kinezë, si vëllezërit e tyre në vende të tjera, bëjnë përgatitjet para ardhjes së Ramazanit duke pastruar xhamitë dhe shtëpitë. Në Pekin, që është kryeqytet i Kinës, Xhamia Niujie pret mbi një mijë adhurues në kohën e lutjeve të përditshme rituale. Kjo është xhamia më e vjetër në Pekin që daton qysh nga  viti 996.

Ndërsa në kohën e Iftarit shërbehet ushqim në pëlhura që janë shtrirë në xhami. Çdo musliman vjen në xhaminë më të afërt dhe merr në shtëpi atë që i nevojitet. Myslimanët kinezë fillojnë Iftarin e tyre duke ngrënë banane, pjepër, rrush të thatë dhe hurme. Një pjatë e cila është shumë popullore në Ramazan quhet Dou Zhou, një lloj gjelle e bërë nga fasulja.

Në ditën e Fitër Bajramnit, muslimanët kinezë veshin rroba të pastra dhe mblidhen në xhami për lutjen e veçantë të kongregacionit. Pastaj ata largohen drejt varrezave për t'iu lutur Zotit për shpirtrat e të larguarve nga kjo botë. Kjo festë konsiderohet si një nga ceremonitë më të rëndësishme fetare, veçanërisht në provincën e Xinjiangu, ku është pushim në qytetet Hotan dhe Kashgar.

Indonezia është vendi islamik më i populluar në botë. Mbi 86% e popullsisë janë myslimanë. Midis zakoneve të muslimanëve në muajin e Ramazanit mund të përmendim Nyorog, Perlon dhe Nyadran që mbahen në disa pjesë të Indonezisë. Nyorog është mbajtur midis fisit Betavi. Njerëzit shkojnë në shtëpitë e të moshuarve duke marrë me vete ushqim. Nyorog zakonisht përfshin materiale të papërpunuara ushqimore.

Kur vjen hëna e Ramazanit, disa njerëz dalin në rrugë duke rrahur daulle, për të njoftuar ardhjen e muajit të bekuar të agjërimit. Teksa afrohet koha e Iftarit, muslimanët shkojnë në xhami dhe e thyejnë agjërimin me hurma dhe pije, dhe pastaj kryejnë lutjen e Akshamit me xhemat. Indonezianët për Iftar përdorin ushqime të ndryshme, duke përfshirë orizin, perimet, mishin dhe pulën.

Ashtu si në shumë vende të tjera islame, muslimanët indonezianë mbajnë rroba të pastra ditën e Bajramit dhe marrin pjesë në ceremonitë fetare të ditës. Në prag të Bajramit, ata dalin në rrugë dhe thonë me zë të lartë Zoti është më i Madhi, rrahin daulle për të njoftuar se nesër është Bajram. Pushimi i Fitër Bajramit në Indonezi zgjat pothuajse një javë gjatë së cilit njerëzit udhëtojnë në qytete të ndryshme për të vizituar të afërmit e tyre.

Në Malajzi mbi 60% e popullsisë janë myslimanë. Malajzianët e quajnë muajin e bekuar të Ramazanit "Bulan Puasa", që do të thotë muaj i agjërimit.

Me fillimin e Ramazanit, shumica e qyteteve dhe vendbanimeve tjera marrin një atmosferë shpirtërore. Xhamitë fillojnë aktivitetet e tyre një orë para Ezanit për Lutjen e Ikindisë dhe të Askhamit. Kurset për recitimin dhe interpretimin e Kur'anit të shenjtë organizohen nga xhamitë. Programe fetare mbahen nëpër emisione të ndryshme televizive. Malajzia është një qendër turistësh nga e gjithë bota, por në Ramazan, si një shenjë respekti ndaj ndjenjave muslimane, turistët respektojnë norma të caktuara si mosngrënia në publik. Restorantet mbyllen gjatë ditës dhe hapen kur ofrohet koha e Iftarit. Në kohën Iftarit rrugët bëhen të zhurmshme dhe kjo gjallëri zgjat deri në kohën e Syfyrit. Dy prej enëve speciale të Ramazanit quhen Raja Murtabak dhe Ajam perik. Ashtu si në shumë vende islame, edhe në Malajzi është zakon të aranzhohet ushqim në xhami për personat që mbajnë agjërim. Ushqimet shumë të zakonshme mes muslimanëve malajzianë janë pudinga prej orizit, mishi i përzier, hurma etj..

Në prag të Bajramit, fishekzjarre të mëdha ndriçojnë qiellin e qyteteve si shenjë e ardhjes së festës. Muslimanët falin namazin e kongregacionit ditën e Bajramit dhe pastaj vizitojnë njëri-tjetrin për të shkëmbyer përshëndetjet në këtë festë të madhe Islame.

 

 

 

Tags