Ramazani, muaji i Zotit (15)
(last modified Wed, 05 Jun 2019 07:07:13 GMT )
Qershor 05, 2019 09:07 Europe/Tirane
  • Ramazani, muaji i Zotit (15)

Jeta bëhet e bukur kur marrëdhëniet shoqërore shfaqin dashamirësi, altruizëm, bashkëpunim, simpati dhe të ngjashme. Zoti në ajetin 265 të sures Bekare thotë:

" E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni".

Siç shihet nga Kur’ani Famëlartë, dhuratat e Krijuesit të Gjithëmëshirshëm janë të gjitha rreth nesh dhe muaji i agjërimit në të vërtetë rrit të mirat e Bekimit Hyjnor. Kështu, Ramazani njihet si periudha e forcimit të lidhjeve midis besimtarëve. Ramazani me ritualet e tij të veçanta, shtyn frymën për të nxitur marrëdhëniet miqësore dhe për t'i bërë ato të lulëzojnë. Ai i bën së bashku shpirtrat dhe mendjet. Është muaji që synon kontrollin e vetes. Është sezoni i përmbushjes së nevojave të të varfërve dhe të uriturve. Profeti Mohammed (bekimet e Zotit qofshin mbi të dhe pasardhësit e tij) thotë: "Me siguri besimtarët - në lidhje me mëshirën, dhembshurinë dhe dashurinë (që tregojnë për njëri-tjetrin) - janë të njëjtë si një trup. Prandaj, nëse një pjesë e trupit ndjen dhimbje, atëherë edhe në pjesët e tjera të trupit ndihen dhimbjet.

Imam Xhafer Sadek (as) ka thënë: "Një besimtar i vërtetë është vëllai i një besimtari të vërtetë, si një trup që nëse një organ vuan dhimbje, edhe organet e tjera do ta ndiejnë atë".

Të ushqyerit e nevojtarëve dhe të ndihmosh të varfrit janë ndër aspektet më të bukura të muajit të Ramazanit në përputhje me natyrën e lindur të njeriut. Muaji i bekuar i agjërimit ofron mundësinë më të mirë për të bërë vepra të mira dhe për të ndihmuar njerëzit e tjerë. Kur momentet e këtij muaji ndërlidhen me bamirësinë dhe ndihmën ndaj nevojtarëve, klima shpirtërore bëhet më e pastër ose Ramazani bëhet më i qartë.

Në mes të Ramazanit, me rastin e përvjetorit të bekuar të lindjes së Imam Hasan Moxhtabas (as), nipit të Profetit, Republika Islamike organizon Ditët e Qetësisë në të cilën shumë njerëz marrin pjesë ër jo vetëm ushqimin dhe veshjen e jetimëve, por ushqejnë nevojat e tyre të ndryshme. Në tri raste në jetën e tij 47 vjeçare, Imam Hasan Moxhtaba (as), i shpërndau të gjitha pasuritë e tij në mesin e nevojtarëve, me qëllim që të krijonte një shembull të qëndrueshëm të mëshirës dhe bamirësisë për besimtarët.

Duke pasur parasysh këtë fakt, shumë njerëz në Iran, për hir të Zotit të Plotfuqishëm, marrin pjesë në banketin hyjnor të Ramazanit duke kontribuar në mirëqenien e të varfërve dhe nevojtarëve. Ata përpiqen të bëjnë jetimët që të kenë buzëqeshje dhe të futin shpresë në zemrat e njerëzve të varfër.

Në dhjetë ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, në përvjetorin e martirizimit të Imam Ali ibn Abi Taleb (as), trashëgimtari i parë i pagabueshëm i profetit, organizohen programe speciale për jetimët, për t'i ushqyer, për t'i veshur, dhe për t'u kujdesur për nevojat e tyre të ndryshme, si shenjë e dashurisë së muslimanëve për Komandantin e Besimtarëve, Imam Aliun (as).

Në ditën e Bajramit, gjithashtu, organizohen projekte të posaçme për sigurimin e ndihmës për të burgosurit, të cilët për arsye të ndryshme mund të jenë vendosur prapa hekurave. Kështu, mijëra të burgosur të varfër kthehen në familjet e tyre pasi borxhet e tyre paguhen nga bamirësit.

Ka shumë njerëz që nuk kujdesen për gjendjen e të tjerëve. Për shkak të indinjatës, ata kurrë nuk shpenzojnë për të ndihmuar nevojtarët. Imam Musa Kazem (as) thotë:

"Përderisa njerëzit në tokë të përmbushin besimin dhe të ecin në rrugën e drejtë, ata do të marrin mëshirën e Zotit. Zoti ka shërbëtorë në tokë të cilët përpiqen të përmbushin nevojat e njerëzve. Ata janë ata që besojnë në të vërtetën dhe Ditën e Gjykimit, kushdo që gëzon zemrën e besimtarit, Zoti do ta gëzojë zemrën e tij në Ditën e Gjykimit".

Kur'ani i shenjtë ka këshilluar shumë për shpenzimet për nevojtarët dhe Zoti i nderon ata që shpenzojnë. Ata që kalojnë në mënyrë të përhershme, ata me të vërtetë shpenzojnë në lehtësi dhe vështirësi. Ibn Abasi transmeton:

"Një ditë, Aliu (as) kishte vetëm 4 dërhemë. Ai e harxhoi një dërhem gjatë natës, një në mes të ditës, një dërhem e mbajti të fshehtë dhe posedimin e një tjetri e bëri publike".

Në të vërtetë, ajeti 274 i sure Bekare në lidhje me këtë ngjarje, thotë:

" Ata, të cilët pasurinë e tyre e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim".

 

Tags