Mobilizimi botëror në përballje me shkretëtirëzimin
(last modified Sun, 14 Jul 2019 09:27:46 GMT )
Korrik 14, 2019 11:27 Europe/Tirane
  • Mobilizimi botëror në përballje me shkretëtirëzimin

Një prej sfidave më të rëndësishme me të cilat po përballet bota sot është përhapja e shkretëtirave dhe shpyllëzimi i tokës sidomos në vendet e Azisë dhe Afrikës. Para 27 vitesh vendet e botës kanë nisur përpjekje të mëdha për tu përballur me këtë fenomen dhe sfidë botërore dhe në konferencën e Rios të vitit 1992 është parashtruar çështja e shkretëtirëzimit apo shpyllëzimit dhe pas kësaj u formua Konventa botërore e përballjes me shpyllëzimin (UNCCD).

Në vitin 1994 AP e OKB për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi këtë çështje dhe për të ndjekur seriozisht programet e konventës, 17 qershorin e ka caktuar ditën botërore të përballjes me shkretëtirëzimin. Që nga ai vit e më pas çdo vit organizohen programe në përpjekje për tu përballur me shpyllëzimin dhe shkretëtirëzimin e tokës në vende të ndryshme të botës. Nevojat e pafundme të njeriut dhe dëshira e tij për progres dhe zhvillim, janë bërë shkak që njeriu për vite me radhë të shfrytëzojë burimet tokësore pa kriter. Për çdo vit në tokë shtohen problemet për shkak të ndërhyrjes së njeriut tek natyra dhe dëmtimet e parikuperueshme që i shkaktohen tokës. Për këtë është shtuar shumë shqetësimi se toka në të ardhmen do të kthehet në rruzull pa ujë dhe shkretëtirë.

 

Shkretëtirëzimi është një fenomen shkatërrues i tokës i cili eliminon ujin dhe për pasojë gjelbërimin dhe jetën e gjallesave të tjera. Ky fenomen ka lindur për shkak të veprimtarisë së padrejtë të njeriut ndaj natyrës i cili tokën e po kthen në tokë të thatë dhe gjysmë të thatë dhe po ndryshon ambientin. Ndër ndërhyrjet e njeriut që shkaktoi shkretëtirëzimin janë: Zhdukja e shkurreve që bëhet për krijimin e tokave, shfrytëzimi i pakontrolluar i ujit sidomos i ujërave nëntokësore, shfrytëzimi i minierave, ndërtimi i rrugëve, zhvillimi i qyteteve dhe fshatrave.

 

Sot përhapja e shkretëtirave në tokë është aq e madhe saqë ky fenomen është kthyer në një prej temave kryesore të biologjisë dhe botanikës dhe për çdo ditë shqetësimet shtohen gjithnjë e më shumë duke u pasqyruar në raportet e OKB. Në këto raporte thuhet se 1.6 miliard njerëz në botë kanë shkatërruar ¾ e sipërfaqes së territorit prej 5 miliard hektarësh në 110 vende të botës. 73% e kësaj sipërfaqeje apo rreth 3.3 miliard metër dhe është kthyer në shkretëtirë. Sipas raporteve ndërkombëtare për çdo vit shkatërrohet rreth 12 milion hektar tokë pjellore që është e barabartë me vende si Benini apo Hondurasi. Sot më shumë se gjysma e tokave pjellore ka humbur efikasitetin e saj ndërkohë që vetëm 10% prej tyre janë në përmirësim e sipër. Për çdo vit 50 miliard dollarë dëme shkaktohen direkt nga fenomeni i shkretëtirëzimit të tokave bujqësore që në këtë shumë nuk përfshihen dëmet që shkaktohen nga fenomene të tjera ekonomike, sociale dhe emigracionit. Kërcënimet nuk përfundojnë këtu. Rreth ¼ e gazrave të efektit serë që ngrohin tokën çlirohen nga shkretëtirëzimi i tokës dhe faktorëve të tjerë të papërshtatshëm për tokën dhe dheun. Ndryshimet klimatike, përdorimi i paqëndrueshëm i dheut sidomos nëpërmjet bujqësisë, shkakton uljen e ujërave të ëmbël në nivel botëror. Për këtë pritet që në çdo dekadë niveli i prodhimit të ushqimeve në botë të ulet me 2%.

 

Për shkak të shkretëtirëzimit jo vetëm që një pjesë e madhe e tokës thahet por ndikimi i saj tek e ardhmja e njeriut bëhet i padiskutueshëm, sepse përveç tharjes së bimësisë dhe përhapjes së smogut në zonat e thata, ajo shkakton uljen e shirave, krijimin e tokave djerrë, përhapjen e sëmundjeve të tokës, zhdukjen e gjallesave dhe për pasojë përhapet papunësia, varfëria, uria dhe emigracioni. Sipas raporteve të publikuar deri në vitin 2025 rreth 1.8 miliard njerëz në botë do të përjetojnë mungesën e ujit dhe deri në vitin 2045 rreth 135 milion njerëz do të emigrojnë për shkak të shkretëtirëzimit të tokës.

Sigurisht që në anë tjetër të shkretëtirëzimit ekziston edhe termi i përballjes me këtë fenomen që është pyllëzimi dhe që ka për qëllim parandalimin e shkatërrimit të tokave në zonat e thata, gjysmë të thata dhe me gjysmë lagështirë. Pyllëzimi përbëhet nga rritja e reshjeve, përmirësimi dhe ringjallja e bimësisë. Pyllëzimi është një rezultat i përpjekjeve të UNCCD. Kjo konventë ka për qëllim inkurajimin e vendeve të botës që të përballen me fenomenin e shkatërrimit të tokës dhe inkurajon popujt në zonat shkretinore që të përpiqen për pyllëzimin e këtyre zonave. Kjo konventë ka lidhje me dy konventa të tjera CBD për larminë e gjallesave dhe konventën e OKB për ndryshimet klimatike UNFCCC. Zonat që monitorohen nga konventa e pyllëzimit të OKB janë Afrika, Azia, Amerika Latine, Karaibet, Mesdheu, Evropa qendrore dhe lindore. Vendet që përfshihen në këtë konventë janë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin për të koordinuar programet e nevojshme për pyllëzimin dhe përballjen e fenomenin e shkretëtirëzimit. Deri tani në këtë konventë janë anëtarësuar 197 vende dhe objektivi kryesor është përballja me shkatërrimin e tokës dhe ulja e ndikimit nga thatësira, mbështetja për të varfrit dhe mbështetja e qëndrueshmërisë ambientale. Irani është vendi i tretë që është anëtarësuar në konventën e përballjes me shkretëtirëzimin dhe që aktivitetet e tij për pyllëzimin e zonave të thata e ka nisur në vitin 1965.

Përpjekjet e Iranit për pyllëzimin e tokës

Sekretariati i konventës për pyllëzimin, është i angazhuar në zgjerimin e bashkëpunimit mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim sidomos në transferimin e dijes dhe teknologjisë për menaxhimin e qëndrueshëm të tokës. Në këtë mes shumë efikas është bashkëpunimi mes vendeve në zhvillim. Mirëpo fatkeqësisht kohët e fundit është vënë re se për krerët botërore shpenzimi i miliarda dollarëve për nxitjen dhe kryerjen e luftërave është më në prioritet të politikave të tyre sesa shpenzimi i fondeve për pyllëzimin e tokës. Ndërkohë konventa botërore e pyllëzimit është e angazhuar që të shpëtojë një territor të gjerë të tokës nga shkretëtirëzimi dhe të shpejtojë jetën e 1.3 miliard njerëzve në botë nga pasojat e thatësirës dhe të parandalojë shpyllëzimin dhe eliminimin e bimësisë në të ardhmen.Sot në vende të ndryshme të botës janë marrë masa të ndryshme për pyllëzimin mes të cilave mund të përmendim mbjelljen e pemëve, të bimëve rezistente ndaj thatësirave dhe mungesës së ujit. Sektori i ujit, i blegtorisë dhe i zonave malore janë sektorë të rëndësishme për ruajtjen e bimësisë dhe që kanë nevojë për menaxhim të drejtë, siç është menaxhimi i depozitimit të ujit dhe ndryshimi i lëndës djegëse. Ekspertët janë të mendimit se për të pasur rezultate efikase në çështjen e pyllëzimit dhe eliminimit të zonave shkretinore dhe të thata, si dhe për uljen e varfërisë dhe rritjen e qëndrueshmërisë së natyrës, duhet pasur bashkëpunimi serioz botëror. Për këtë arsye slogani i sivjetshëm është “ Ejani të ndërtojmë të ardhmen”, i cili është zgjedhur që të inkurajojë vendet e botës dhe në përgjithësi të gjithë njerëzit që të bashkëpunojnë për të eliminuar fenomenin e shkretëtirëzimit të tokës dhe ku të gjithë njerëzit të angazhohen në pyllëzimin dhe ringjalljen e jetës së gjallesave në tokë. Dëmi më i vogël që i shkaktohet jetës në tokë ndikon në jetën e njeriut dhe mund të çojë deri në zhdukjen e gjallesave. Shkretëtirëzimi është vetëm një prej pasojave që ne krijojmë në vendin ku jetojmë. Mirëpo kjo mund të shkaktojë pasoja edhe më të hidhura. Dita botërore e përballjes me shkretëtirëzimin është një mundësi për tu përballur me problemet e tokës.

 

Tags