Trump; Dy anët e monedhës (1)
Në këtë emision do të njihemi me dy anët e monedhës së karakterit dhe personalitetit të Donald Trump president i Amerikës. Për të njohur më mirë personalitetin e këtij presidenti do të analizojmë mesazhet e tij në Twitter, veprat, deklaratat polemike dhe vendimet politike të cilat e kanë bërë akoma më të qartë sistemin politik të Amerikës për botën.

Presidenca e Donald Trump përfaqëson një Amerikë të ndryshme. Trump përshkruan realitetin e Amerikës pa ndonjë mbulim. Ai thotë fjalë të cilat politikanët amerikanë i kanë praktikuar me vite. Prandaj, mund të thuhet se Trump është një tregim i vërtetë pa ngjyra i Amerikës, me më pak përshkrime, por më afër realitetit. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, në kuadër të fitores së Donald Trump në postin e presidentit , pasi përmendi disa nga zbulimet e Donald Trump mbi realitetin e brendshëm në Amerikë gjatë fushatës elektorale ka thënë: Ne këtë zotëri të sapoardhur e falënderojmë pasi na ka ulur mundimin dhe ka treguar fytyrën e vërtetë të Amerikës, fjalë që ne i kemi thënë për 38 vite dhe kemi theksuar për korrupsionin e politike, ekonomik, moral dhe social në shtetin amerikan. Donald Trump mund të thuhet se është i vetmi faktor pas së vërtetës në perëndim, atje ku realiteti gjithmonë është tjetërsuar nga mediat të cilat kanë paraqitur imazhe të pavërteta dhe të tjetërsuara mbi vendet e tjera. Sot janë të shumtë ata që përpiqen të prezantojnë dy anët e fytyrës së Amerikës dhe theksojnë se kjo kohë është kalimtare dhe se Amerika nuk mund të përfaqësohet nga Donald Trump dhe ai nuk mund të vazhdojë kështu. mirëpo përkundër këtyre mendimeve, Trump dhe fenomeni i trumpizmit është një realitet shumë pak i dëgjuar në Amerikë por kjo nuk do të thotë se realiteti në Amerikë është ndryshe por përkundrazi Trump është përfaqësuesi që më shumë i përshtatet karakteristikave të Amerikës. Një pjesë e imazhit të Amerikës është përpjekja e medias amerikane për zmadhimin e madhështisë së Amerikës. Josef Nai profesor i universitetit Howard dhe një prej përkrahësve të teorisë së luftës së butë, ardhjen në pushtet të Donald Trump e ka quajtur një katastrofë. Imazhi i paraqitur për botën për vite me radhë sidomos gjatë presidencës së Barack Obamës, ishte një imazh me anë të të cilit Amerika përpiqej ta prezantonte veten si vendin e realizimit të ëndrrave, vendin e mundësive të barabarta dhe vendimin e realizimit të dëshirave. Me anë të këtij imazhi Amerika është prezantuar përtej kornizave të një vendi e cila mund të krijojë mundësi për të gjitha vendet e tjera. Përveç kësaj është prezantuar ideja e amerikanizimit që është rruga e lumturisë dhe fundi i historisë së kombeve. Trump është një realitet i Amerikës që për vite me radhë ka qëndruar në hije dhe nuk është prezantuar nga politike dhe është mbajtur fshehur prej saj. Publikimi i fytyrës së vërtetë të Amerikës, ka çakorduar shumë faktorë në perëndim. Mediat liberale të cilat janë përgjegjës për grimin e Amerikës, janë të angazhuar në prezantimin e Trump si të huaj dhe jashtë vlerave amerikane. Kjo shkoi deri aty saqë Martin Schulz ish ministër i jashtëm i Gjermanisë ka thënë: Trump nuk është amerikan.

Kohët e fundit Donald Trump po shfryn urrejtjen dhe mërinë e tij ndaj kombit iranian. Ai përdor gjuhën e kërcënimeve, sanksioneve dhe të opsioneve mbi tavolinë, mirëpo njerëzit duhet të kenë kujtesë të shkurtër që të mund të harrojnë se pikërisht qeveria e mëparshme amerikane e cila ishte krenare se kishte shpallur strategjinë më të madhe të saj që është armiqësia me popullin iranian, kishte vendosur sanksione paralizuese kundër këtij populli. A mund të thuhet se Donald Trump është publikimi i mazhit real dhe pa ngjyra të Amerikës, imazh për të cilin është dëgjuar më pak por që ekziston realisht. Në kohën kur kanali televiziv amerikan Fox News, presidentin rus e quan kriminel, Donald Trump reagon pa pikë trupi dhe thotë “ edhe ne kemi kriminelë të shumtë dhe nuk jemi të pafajshëm”. Sjellja politike e Donald Trump tregon se në Amerikë nuk ka asnjë mendim inteligjent që të mund të krijojë një sistem të ri për drejtimin e marrëdhënieve të Amerikës me partnerët, rivalët dhe ndoshta armiqtë e saj. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, pasi ka përmendur pohimet e shumë politikave dhe sociologëve të njohur të botës për kalbëzimin dhe eliminimin e fuqisë së butë të Amerikës thotë: Lufta e butë e Amerikës konsiston në imponimin e mendimeve dhe ideve të Amerikës tek vendet e tjera. Mirëpo kjo fuqi sot është dobësuar dhe sot me ardhjen e presidentit aktual jo vetëm popujt por edhe qeveritë evropiane, të Kinës, Rusisë, Indisë, Afrikës dhe Amerikës latine kanë dalë kundër vendimeve të presidentit amerikan.

Ndër të tjera lideri suprem thekson: Sot jo vetëm që fuqia e luftës së butë të Amerikës është duke u shkatërruar por edhe veprimet e habitshme të presidentit aktual amerikan, kanë vënë në rrezik liberal demokracinë që është themeli i civilizimit perëndimor. Lideri suprem përmendi një fjali të një prej hulumtuesve të njohur të botës i cili ka thënë se gjendja aktuale e Amerikës është pika përfundimtare e evolimit të historisë së njerëzimit dhe shtoi: Pikërisht ky hulumtues sot ka tërhequr fjalët që ai ka thënë më herët dhe flet për një temë që është treguese e dobësimit të fuqisë së Amerikës dhe të liberal demokracisë. Ajetollah Khamenei thekson se edhe fuqia ushtarake e Amerikës dhe ajo ekonomike janë në rënie dhe shtoi: Ata kanë pajisje të shumta ushtarak por për shkak të depresionit, çakordimit dhe dyshimit të ushtarakëve amerikanë, janë detyruar të përdorin organizata kriminale si Blackwater, ose janë detyruar të marrin ndihmë nga vendet e tjera për të realizuar qëllimet e tyre. me vendimet e palogjikshme të Donald Trump, rezistenca kundrejt qeverisë amerikane është përhapur edhe në mesin e partnerëve më të ngushtë të Amerikës, rezistencë e cila në të kaluarën nuk është vënë re. Politikat e qeverisë amerikane e kanë përshpejtuar edhe më shumë këtë rezistencë. Donald Trump ndjek një ekonomi nacionaliste ndërsa veten e tij e quan nacionalist, mirëpo pikërisht kjo është bërë shkak për tensionimin e marrëdhënieve mes Amerikës dhe vendeve të tjera. Lufta tregtare me Kinën, vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, përballja e qeverisë amerikane me vendet e tjera, janë vetëm disa shembuj të këtyre tensioneve. Edhe Britania e cila është partnerja më e afërt e Amerikës ka pohuar in-efikasitetin e presidentit amerikan Donald Trump. Kjo është vënë re në e-mailet e publikuara nga Kim Daroch ish ambasador i Anglisë në Uashington i cili flet për boshllëkun e krijuar në marrëdhëniet e Amerikës jo vetë më rivalët por edhe me aleatët e saj. Ai qeverinë e Donald Trump e cilëson të palogjikshëm, të lëkundur dhe të padobishëm. Kim Darroch, në një prej e-maileve të tij paralajmëron autoritetet e Londrës të cilëve u thotë se mandati i presidencës së Trump mund të përfundojë me skandal të madh. Pikërisht të tilla pohime e kanë detyruar presidentin amerikan të deklarohet se ai nuk do të bashkëpunojë më me ambasadorin anglez në Uashington. Presidenti amerikan në reagimin e tij ka thënë se Kim Darroch është një njeri shumë injorant.
Sajmon Mc Donald, kreu I shërbimit diplomatik të mbretërisë në Angli ka thënë se kjo është hera e parë në 4 dekada të shërbimit të tij, që presidenti i një vendi nuk pranon të bashkëpunojë me ambasadorin anglez. Ish ambasadori anglez në Uashington në raportet dhe e-mailet e tij drejtuar autoriteteve angleze ka përmendur edhe disa pika të tjera të rëndësishme. Në një prej këtyre raporteve thuhet: Për mendimin tim Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore për arsye se kjo marrëveshje u arrit gjatë kohës së Barack Obamës. Kim Darroch gjithashtu thotë se mes këshilltarëve të afërt të Donald Trump dhe Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit ka mosmarrëveshje të thella dhe asnjë prej autoriteteve të larta amerikane si Mike Pompeo, Mike Pence dhe John Bolton nuk mund të japin shpjegim të qartë se përse presidenti amerikan tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore. Në një pjesë të e-maileve të tij ish ambasadori anglez në Uashington ka thënë: Ata nuk për ditën e nesërme nuk mund të japin asnjë strategji dhe lidhjet e sotme me Departamentin Amerikan të Shtetit tregojnë se nuk ka asnjë program për konsulta me partnerët dhe aleatët e Amerikës sidomos ata në Evropë dhe në rajon.