Trump dy anët e monedhës (2)
Në këtë program, do të flasin mbi presidentin Trump qw është tallur në një fushatë zgjedhore, mbi reagimet ndaj raportit të Robert Muller në Kongres rreth përfshirjes së Rusisë në fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e kaluara presidenciale dhe mbi statistikat rreth gënjeshtrave të Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk ka javë që nuk krijon polemika në Shtëpinë e Bardhë për twitte-t, komentet dhe vendimet e përjavshme. Karakteri, sjellja dhe shprehja e Trump e ka bërë atë të ndjekë një politikë të paparashikueshme dhe jashtë rrugës normale dhe ta vendos atë gjithmonë në krye të listës së lajmeve si President i Shteteve të Bashkuara. Në ngjarjen më të fundit në këtë fushë, një numër i të rinjve gjatë fjalimit të Trump në një takim elektoral në Uashington, janë tallur me simbolet amerikane në një mënyrë të veçantë. Uashington Post shkruan : Donald Trump, presidenti amerikan në një ceremoni të organizuar nga Training Point USA në një prej hoteleve të Uashingtonit, ka mbajtur fjalim në mesin e mbështetësve të tij të djathtë. Në kohën kur presidenti amerikan po mbante fjalimin, prapa tij në mur është shfaqur emblema e presidencës që në pamje të parë dukej normale. Mirëpo pas analizimit të emblemës u bë e qartë tallja e studentëve me presidentin amerikan, pasi në këtë emblemë ishin fshehur disa parametra të rëndësishëm.

Një prej parametrave të ndryshuar në emblemën gjatë kohës së fjalimit të presidentit amerikan, ishte zëvendësimi i kokës së shqiponjës nga e bardha që është e Amerikës me atë me dy koka që është simbol kombëtar i Rusisë ndërkohë që simboli kombëtar i Amerikës është koka e bardhë e shqiponjës. Shqiponja me dy koka është simbol historik dhe mbretëror i Rusisë dhe vihet re në flamurin kombëtare të këtij vendi, të Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Vendosja e shqiponjës me dy koka në emblemën presidenciale, dëshmon për një prej akuzave më të forta kundër presidentit Amerikan për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë dhe tregon pretendimin se ai është zgjedhur si president me mbështetjen e Rusisë. Nga ana tjetër në kthetrën e majtë të shqiponjës në vend të 13 shtizave që është tregues i 13 shteteve të Amerikës, ishin vendosur disa shkopinj golfi. Kjo tallje është tregues i interesimit dhe preferencës së madhe të Donald Trump për lojën e golfit. Sipas Uashington Post, loja e golfit e presidentit Trump u ka kushtuar taksapaguesve amerikane 102 milion dollarë. në kthetrën e djathtë të shqiponjës e cila nuk ngjasonte shumë me një shqiponjë, në vend të degës së ullirit ishte vendosur një grusht parash. Slogani kryesor i emblemës që në gjuhën latine nënkupton unitetin dhe solidaritetin e popullit amerikan, ishte zëvendësuar me një slogan në gjuhën spanjolle e cila presidencën e Donald Trump e krahasonte me një kukull nate. Një prej zëdhënësve të shtëpisë së Bardhë në një intervistë për Uashington Post është shprehur se këto detaje nuk ishin vënë re përpara shfaqjes së emblemës në kohën e fjalimit të presidentit. Ndërkohë institucioni që organizoi fjalimin e presidentit amerikan, është shprehur se nuk e di se si ka përfunduar kjo emblemë e ndryshuar në prapaskenën e fjalimit të presidentit amerikan dhe se ai po heton për autorin e kësaj ngjarjeje.

Akuzat për ndihmën e Rusisë në fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, janë parashtruar edhe një herë pas raportit të Robert Muller, prokurori special për dosjen e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë. Megjithatë Muller gjatë raportimit në komisionin hetues të kongresit nuk ka përmendur fakte të reja që mund të çojnë në thirrjen e presidentit në interpelancë dhe kjo gëzoi vetë presidentin Donald Trump dhe republikanët. Mirëpo në rrjetet sociale pikërisht ky raport shkaktoi kritika të shumta ndaj presidentit Donald Trump. News Week, në një raport të tij për këtë rast shkruan: Në kohën e raportimit të Robert Muller janë përhapur shumë hashtaget “ tani Trump në interpelancë” dhe “ tani ka nisur procesi i thirrjes në interpelancë”. Me dhjetëra mijëra njerëz përdorues të rrjeteve sociale kanë kërkuar nga ligjvënësi amerikan që të nisë procesin e thirrjes së Donald Trump në interpelancë. Raporti i Robert Muller në Kongres përmbante një pikë interesante. Ai ka thënë: Unë nuk mund të garantojë se pas përfundimit të mandatit presidencial, Donald Trump do të ndiqet penalisht për parandalimin e zbatimit të drejtësisë. Robert Muller u është përgjigjur pyetjeve të Kongresit për 6 orë me radhë për hetimet e bëra nga ai mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Kjo ishte hera e parë që Muller përgjigjej përpara kongresit për raportin e tij. menjëherë pas përfundimit të raportimit të Muller në Kongres, në Twitter janë lëshuar 59 mijë twitte me hashtagun “ tani Trump do të merret në interpelancë”. Ndërsa me hashtagun “ tani ka nisur procesi i thirrjes në interpelancë” janë lëshuar më shumë se 65 mijë twitte. Një prej përdoruesve të këtij rrjeti social shkruan: Raporti i sotëm i Robert Muller tregon se kongresi duhet të bëjë punën e vet. Ne duhet të nisim pikërisht tani procesin e thirrjes së Trump në interpelancë. Një tjetër përdorues thotë: Përfaqësuesit demokratë po presin mbështetjen popullore për nisjen e procesit të thirrjes në interpelancë të Donald Trump. Ne duhet të flasim pikërisht tani. Ndërsa një tjetër përdorues thotë: Muller sot me raportin e tij qartësoi se Donald Trump është tradhtar dhe fajtor dhe ai nuk duhet të jetë president. Ka ardhur koha që ai të thirret në interpelancë. Një tjetër përdorues thotë: U konfirmua. Trump është fajtor dhe ky është një skandal në sistemin e drejtësisë në Amerikë.
Edhe pse raporti në fjalë, e shpëton Donald Trump nga akuzat e ngritura kundër tij, por megjithatë një pjesë e madhe e popullit amerikan, atë e konsiderojnë të padenjë për të qenë president i Amerikës. Për këtë arsye kundërshtarët e Trump sapo gjejnë një shkas për të dëshmuar se ai është i padenjë për të qenë president, atë e përhapin me shpejtësi. Kohët e fundit janë përhapur dy video të shkurtra në të cilat tregohet se çfarë personash të padenjë dhe pa personalitet po drejtojnë presidencën amerikane. Në një prej këtyre videove tregohet kllouni i Donald Trump për reklamimin e krahëve të pulës dhe të restorantit të tij. në një video tjetër tregohet se si Donald Trump kërcen me disa balerina dhe modele. Trump ka një dosje të gjerë sjelljes imorale. Një prej karakteristikave të tij është gënjeshtra. Herë pas here disa nga mediat amerikane, ndjekin dhe zbulojnë gënjeshtrat që thotë presidenti Donald Trump. CNN në një raport të tij ku ka analizuar deklaratat, fjalimet dhe Twittet e presidentit Trump dhe ka thënë se gjatë javës së kaluar presidenti amerikan ka bërë 61 gënjeshtra të mëdha. CNN thotë se zbulimi i këtyre gënjeshtrave është informimi i votuesve amerikane dhe ndërgjegjësimi i tyre se janë mashtruar. Në analizat e mëhershme, Donald Trump nga janari i vitit 2017 e deri në maj të vitit 2019 ka gënjyer 5 mijë e 276 herë që do të thotë 6 gënjeshtra në ditë që nga koha kur ai është futur në Shtëpinë e Bardhë. Më interesant është fakti se procesi i thënies së gënjeshtrave nga presidenti amerikan është në rritje. Mesatarja e gënjeshtrave të tij në vitin 2017 ishte 2.9 gënjeshtra në ditë ndërsa nga viti 2018-2019 mesatarja ka qenë 8.3 gënjeshtra në ditë. Mirëpo ai javën e kaluar ka thyer rekord dhe ka thënë 61 gënjeshtra. 22 gënjeshtra janë thënë gjatë fushatës elektorale në Kaliforninë e Veriut, 15 gënjeshtra në takimin e kabinetit qeveritar, 6 në rrjetin social Twitter dhe 5 gënjeshtra gjatë konferencave për shtyp. Ndërsa pjesa tjetër e gënjeshtrave të presidentit Trump janë thënë në evenimente të ndryshme përgjatë javës së kaluar. Gënjeshtra më e madhe e Donald Trump ishte qëndrimi i tij mbi Ilhan Omar, kongresmene amerikane nga radhët e demokratëve. Ai përpara javës së kaluar ku ka mbajtur qëndrime armiqësore ndaj kësaj femre me ngjyrë në kongresin amerikan, ndaj saj nuk kishte thënë gënjeshtra. Mirëpo javën e kaluar ai ka akuzuar kongresmenen Omar se mbështet dhe vlerëson Al Kaidën. Edhe pse pretendimi se Omar mbështet Al Kaidën, kjo përfaqësuese demokrate e kongresit amerikan në një mesazh në Twitter ka akuzuar regjimin sionist për veprime vandale. CNN ka numëruar gënjeshtrat e presidentit amerikan duke përmendur shpenzimet e NATO-s, akordin me Korenë e Veriut, nivelin e popullaritetit në mesin e republikanëve, ekonominë e Kinës, statistikat, luftën ekonomike me kinën, tregun e brendshëm dhe rritjen e industrisë, ekonominë në Karolinë, nivelin e papunësisë, përkujdesin shëndetësor, shpenzimet dhe borxhet e qeverisë, sistemin e gjyqësorit, origjinalitetin e disa praj kandidatëve për president, femrat demokrate në Kongres, emigracionin etj. dhe gënjeshtrat mbi marrëveshjen bërthamore. Gazeta Uashington Post pasi Donald Trump ka marrë postin e presidentit, ka reaguar ndaj pretendimeve të tij të padrejta dhe gënjeshtrat e përsëritura mbi çështje të brendshme dhe të huaja dhe nëpërmjet faqes së saj të quajtur “ Verifikimi i fakteve”, ka bërë transparencën e pretendimeve dhe gënjeshtrave të presidentit amerikan dhe thotë se Trump brenda 24 orëve thotë 8 gënjeshtra.