Trashëgimi botërore dhe kërcënimi i ndryshimit të klimës
(last modified Sat, 17 Aug 2019 08:00:28 GMT )
Gusht 17, 2019 10:00 Europe/Tirane
  • Trashëgimi botërore dhe kërcënimi i ndryshimit të klimës

Studimet tregojnë se ndryshimet e klimës dhe atmosferës së tokës luajnë rol të rëndësishëm në zhvendosjen e temperaturës nga një pjesë e tokës në pjesën tjetër të tokës.

Ndikimi i gazrave serë dhe dyoksidi i karbonit mbi të gjitha sferat e jetës tonë, janë prej problematikave të cilave duhet kushtuar më shumë vëmendje me ngrohjen e tokës në përmasa më të mëdha. Këto rrethana mund të ushtrojnë ndikim të konsiderueshëm edhe mbi trashëgimin botërore dhe në këtë program do të flasim rreth disa aspekteve të kësaj çështje.

Kohë më parë gazetarët e pyetën presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me hulumtimet e reja në fushën e ndryshimeve klimatike. Trump u përgjigj: “Unë nuk i pranoj këta raporte”.

Vetëm këto fjalë treguan shumë mirë dëshirën e Trump për tu larguar nga arsyeja e shëndoshë dhe nga marrëveshjet e përgjithshme. Ai hedh poshtë të vërtetat shkencore dhe thotë se nuk kupton asgjë nga shkenca, për arsye se xhaxhai i tij John për shumë dekada ka qenë profesor në universitetin MIT!!! Prandaj nuk është për t’u çuditur se SHBA ka tërhequr zotimet e veta në samitin e grupit G-20 dhe doli nga marrëveshja e Parisit për të luftuar ndryshimet klimatike. Mirëpo për çfarë arsye është e rëndësishme kjo marrëveshje dhe çfarë ndikimi ka politika mbi trashëgimin botërore dhe çfarë rëndësie ka ruajtje e kësaj trashëgimie?

Mospërfillja e Trump ndaj konventave klimatike

E vërteta është kjo që ndryshimet klimatike si një prej shqetësimeve më të rëndësishme aktuale të botës, janë duke ushtruar ndikime destruktive mbi trashëgiminë njerëzore, historike dhe natyrore në të gjithë botën. Aktualisht janë regjistruar rreth 1100 zona në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-së të cilat aktualisht përballen me rreziqe të llojllojshme. Një prej rreziqeve më të rëndësishme në këtë drejtim, janë ndryshimet klimatike si ngrohja e tokës që në rast të mosshqyrtimit të këtyre rreziqeve, mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe të pakompensueshme për këto thesare të trashëgimisë njerëzore ose t’i shkatërrojë ato tërësisht.

Për shembull, një prej këtyre zonave që po përballet me rreziqe është lugina “Ilulissat Icefjord” që akullnajat e mëdha natyrore të saj po shkrihen dhe po zhduken para syve tanë për shkak të faktorëve ambientalist siç është ngrohja e tokës. Qeveria e Greenlandes këto akullnaja natyrore i ka prezantuar si simbol i ngrohjes së tokës dhe ato i ka vendosur në grupin e trashëgimisë që duhet shikuara para se të bëhet shumë vonë!

Përveç kësaj, fenomeni klimatik “El Nino” është bërë shkak për ngrohjen e ujërave rreth ishujve Galapagos në brigjet e Ekuadorit dhe ka krijuar pengesa të mëdha në zinxhirin e sigurimit të ushqimit për shumë lloje të gjallesave në këtë rajon. Ngritja e nivelit të ujit të detit dhe krimi i valëve të larta si pasojë e stuhive, i ka përballur statujat antike Moai në ishullin Easter në juglindje të Oqeanit të Qetë me rrezikun serioz të rrëzimit dhe shkatërrimit. Ishulli Easter është ishulli më i largët banues në rruzullin tokësor në të cilën ndodhen mbi 800 statuja të mëdha prej guri të cilat janë krijuar në perspektivën e vullkanit të këtij ishulli.

Në bazë të vlerësimeve botërore të Unionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, nga çdo katër zonë natyrore të regjistruara në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO, një zonë përballet me kërcënimin e ndryshimeve klimatike dhe ky proces që nga viti 2014 deri në vitin 2017, ka dyfishuar shpejtësinë e vetë. Deri në atë masë sa që ndryshimet klimatike i kanë prezantuar si faktorin më të shpejtë për rritjen e rrezikut kundër zonave natyrore të trashëgimisë botërore.

Për shembull, Xhamia e Kaltër (Xhamia e Sulltan Ahmedit) në Stamboll, kulla e lakuar “Pizza” dhe Katedralja e Madhe në Itali deri në vitin 2100, po përballen me rreziqe të ndryshme të shkatërrimit ose me dëmtime nga vërshimet si pasojë e ndryshimeve klimatike. Gjithashtu kompleksi Perspolis në Iran është një prej monumenteve antike të regjistruara në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s i cili po përballet me rreziqe të ndryshme si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Sipas deklarimit të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, në rast se nuk reduktohet procesi i ndryshimeve klimatike, shumë prej zonave dhe monumenteve antike të trashëgimisë botërore në një të ardhme të afërt do të përballen me rreziqe të ngjashme.

Kompleksi Perspolis po përballet me rrezikun e uljes së sipërfaqes

Studimet e shkencëtarëve gjatë dekadave të fundit kanë paraqitur dëshmi të cilat tregojnë përmasat e ndryshimeve klimatike të tokës dhe rolin e rëndësishëm të aktiviteteve njerëzor në ndryshimet klimatike. Ndryshimet klimatike të cilat ushtrojnë ndikim mbi zonat e trashëgimisë botërore dhe nëse do të vazhdojë ky proces, ndikimet e tyre do të jenë edhe më shumë destruktive. Ky proces kërcënues është bërë shkak që organizatat ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare të zgjerojnë programet e tyre të përcaktuara për t’u përballur me këto ndryshime dhe në radhë të parë duhet të shpjegojë këto ndotje.

Stuhitë me rërën shkretinore janë një prej faktorëve kërcënues dhe me këtë emër përkufizohet një fenomen atmosferik në të cilin rëra e pluhurit, mjegulla, tymi dhe faktorët e tjerë të rërës shkretinore e ndotin kthjelltësinë e qiellit. Organizata Botërore Atmosferike në bazë të urdhëresave precize, nxirjen e qiellit si pasojë e ndotjeve e ka ndarë në elemente si mjegulla, ngrica mjegull, mjegulla e krijuar nga avulli i ujit, kokrrat e zallit, mjegulla tymit, pluhuri, hiri i vullkaneve, rëra dhe pluhuri, stuhia e rërës shkretinore, dëbora etj.. Lëvrimi i tokave bujqësore në klima të thata, komunikacioni i dendur, aktivitetet industriale, zjarret e mëdha dhe thatësia e liqeve dhe lagunave; janë prej faktorëve që krijojnë stuhitë me kokrra zalli.

Erozioni dhe shkatërrimi gradual me komponimet kimike të ndotjeve dhe nxirjes së këtyre objekteve si pasojë e mjegullave dhe stuhive me kokrra zalli mund të rezultojë me shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe të një pjese të rëndësishme të identitetit tonë individual dhe kolektiv. Për shembull, në qytetin e Romës rreth 3600 objekte të ndërtuar prej gurit të gëlqeres dhe 60 objekte historike prej bronzi po përballen me rrezikun e dëmeve serioze si pasojë e ndotjes së ajrit dhe në përgjigje ndaj këtij kërcënimi, prandaj duhet përgatitur disa strategji dhe teknologji përkatëse në mënyrë që të ruhen këto kapitale kulturore edhe për shumë vite të tjera.

Mbi njëmijë objekte të trashëgimisë botërore ekzistojnë në 163 vende të botës që shumica e tyre konsiderohen destinacione kyçe për turizmin. Në rrethanat më të mira që mund të mendohen, turizmi është motor shtytës për zhvillimin ekonomik dhe siguron burime financiare të nevojshme dhe interesat shoqërore të nevojshme për zhvillimin e këtyre destinacioneve, mirëpo zhvillimi i shpejtë dhe i paprogramuar i turizmit dhe numri jashtëzakonisht i madh i vizitorëve gjatë viteve të fundit, kanë ushtruar ndikime negative mbi këtë trashëgimi botërore. Ekzistojnë dëshmi të cilat tregojnë se ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë shpejtë dhe njëherë e përgjithmonë zonat dhe monumentet e trashëgimisë botërore dhe duke kërcënuar origjinalitetin dhe kredibilitetin e tyre, mund të rrezikojnë pozitën e këtyre zonave si destinacione të rëndësishme turistike.

Industria e turizmit si një prej sektorëve më të mëdhenj ekonomik që është duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë, përbënë 9% të prodhimit të brendshëm të botës dhe nga çdo 11 vende të punës, përbënë një vend të punës. Gjithashtu ky sektor mund të pësojë më së shumti dëme në përballje me kërcënimet që krijohen si pasojë e ndryshimeve klimatike si ndodhjet klimatike, çështjet e sigurisë dhe shtimi i shpenzimeve të siguracioneve, mungesa e ujit si dhe dëmet e krijuara ndaj vendeve turistike në destinacione të ndryshme. Vazhdimi i kërcënimeve të krijuara si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe rënies së vlerave kulturore dhe natyrore në politikat e trashëgimisë botërore, do të ushtrojë ndikim të konsiderueshëm negativ mbi sektorin e turizmit. Si rezultat, kjo situatë është bërë shkak për reduktimin e karakteristikave turistike të këtyre destinacioneve dhe për humbjen e rasteve dhe mundësive ekonomike të shoqërisë lokale. Natyrisht është e vërtetueshme edhe e kundërta e kësaj çështje, në mënyrë që mungesa e programeve, mbikëqyrjes, kontrollit dhe në mënyrë të përgjithshme administrimi jo i drejtë i turizmit është bërë shkak për shtimin e kërcënimeve klimatike dhe një sferë të gjerë të pasojave negative të ndryshme për politikat e trashëgimisë botërore dhe shoqërive lokale të tyre.

Shkencëtarët gjatë viteve të fundit kanë bërë studime të sakta të ndikimeve destruktive të ngrohjes së tokë mbi jetën e gjallesave që banojnë në tokë duke përfshirë edhe njeriun. Shtimi i vetëdijesimit botëror në lidhje me këtë fenomen është bërë shkak që qeveritë të bëjnë përpjekje për të gjetur strategji themelore për t’u përballur me këto fenomene. Më 12 shtator të vitit 2015, në Paris të Francës u nënshkruar një marrëveshje mes shteteve e cila njihet me emrin “Marrëveshja e Parisit”. Qëllimi i kësaj marrëveshje është ky që qeveritë me reduktimin e sasisë së prodhimit të gazrave serë siç është dyoksidi i karbonit, deri në fund të shekullit 21 të reduktojnë me 2 shkallë temperaturën e rruzullit tokësor në mënyrë që niveli i temperaturës të reduktohet deri në nivelin që ishte para industrializimit të botës. Megjithëkëtë rreth 18 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së Parisit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një prej poleve më të mëdha ekonomike të botës dhe prodhuesi i dytë më i madh i dyoksidit të karbonit në botë, dolën nga kjo marrëveshje.

Presidenti i Amerikës akoma nuk e beson ndikimin negative të aktiviteteve njerëzore mbi ndryshimet klimatike dhe gjithashtu nuk e beson as teorinë e ngrohjes së tokës dhe thotë se marrëveshja klimatike e Parisit të gjithë përgjegjësinë në këtë drejtim e ka vendosur mbi Amerikën. Mirëpo Jennifer Francis, profesoresh e studimeve klimatike në Universitetin Ratgors, thotë: “Trump për të shprehur pikëpamjet e tij në fushën e ndryshimeve klimatike, flet për çështjet që nuk kanë fare lidhje me këtë çështje. Akullnajat e tokës si në thatësi si në oqeane janë duke u shkrirë me një proces shumë të shpejtë dhe shkaku i këtij fenomeni është përhapja e gazrave serë që krijohen si rezultat i djegies së karburanteve fosile, shkaktojnë rritjen e temperaturës në atmosferën e tokës dhe si rezultat shkrirjen e akullnajave”.

Pavarësisht pretendimeve të Trump dhe përqeshjes së ndryshimeve klimatike nga ai, qeveria e Amerikës vitin e kaluar ka publikuar një raport zyrtar në të cilin është theksuar ndikimi i aktiviteteve të njeriut mbi ndryshimeve klimatike. Në këtë raport gjithashtu është parashikuar që ndryshimet klimatike rezultojnë me dëme me miliarda dollarë për ekonominë e Amerikës.

Drejtoria Kombëtare për Çështje Oqeanike dhe Atmosferike të Amerikës ka deklaruar se katastrofat ambientaliste dhe klimatike në vitin 2017, vit ky i cili është regjistruar si viti i tretë më i ngrohtë në historinë e Amerikës, ka shkaktuar dëme mbi 306 miliardë dollarë për Amerikën, një shifër kjo që konsiderohet e paparë.  

Propozimet që janë paraqitur për ta mbrojtur trashëgiminë botërore, janë propozime që me zbatimin e tyre deri diku mund të parandalohet vazhdimi i shkatërrimit të kësaj trashëgimeve. Identifikimi i qendrave të trashëgimisë botërore të cilat janë më të dobëta përball kërcënimeve të ndryshimeve klimatike dhe zbatimi i politikave përkatëse dhe ndarja e burimeve të nevojshme financiare për mbrojtjen e këtyre qendrave me qëllim të shtimit të kapacitetit të tyre për t’u përballur me kërcënimet dhe elasticitetin e tyre; konsiderohen prej masave më të nevojshme që duhet marrë në këtë drejtim.

Shtimi i përpjekjeve botërore për të vepruar sipas zotimeve në kuadër të marrëveshjes së Parisit (parandalimi i rritjes se ngrohjes së temperaturës së rruzullit tokësor dhe përpjekja për ta kufizuar atë) me qëllim të mbrojtjes së trashëgimisë botërore për gjeneratat e ardhshme, është një prej strategjive të tjera të rëndësishme e cila edhe pse është përballur me sabotime të shteteve siç është Amerika, akoma mund të jetë efektive.

Sipas deklarimit të UNESCO, administrimi dhe mbrojtja e qendrave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme, është një përgjegjësi e përbashkët dhe të gjitha informacionet ekzistuese në lidhje me kërcënimet që krijohen si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe veprimeve potenciale për t’u përballuar me këto kërcënime, duhet të publikohet për të gjithë publikun. Aktualisht ka ardhur koha që institucionet shtetërore, sektori privat dhe të gjithë turistët, duhet t’i koordinojnë përpjekjet për reduktimin e përhapjes së karbonit dhe mbrojtjes së trashëgimisë më të vlefshme të botës përball ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike.

Tags