Hollivudi dhe Trump përpiqen të prishin imazhin e njëri-tjetrit
Presidenti amerikan kohët e fundit duke sulmuar industrinë e kinemasë së vendit të tij e ka fajësuar atë për përhapjen e kulturës së egër dhe për shfaqjen e filmave të rrezikshëm për shoqërinë, duke insistuar se Hollivudi është "racist". Shumica e Hollivudit, nga ana tjetër, e shikojnë atë si një arrogant të neveritshëm, i cili është bërë udhëheqësi i popullit amerikan për shkak të gabimit të votuesve. Sa i vërtetë është ky konflikt dhe kjo armiqësi?
“Hollivudi është vërtetë i tmerrshëm. Ju flisni për racizëm. Hollivudi është racist. Ajo që po bëjnë me disa lloje filmash që po nxjerrin, është shumë e rrezikshme për vendin tonë. Ajo që Hollivudi po bën është një keqtrajtim i tmerrshëm i vendit tonë”. Kjo deklaratë e presidentit Donald Trump i referohej filmit “Hunt” (Gjuetia) të Universal Studios, që pritej të dilte në fund të shtatorit në kinematë amerikane. Realizimi i gjinisë aksion, horror sjell historinë e 12 njerëzve, të cilët zgjohen papritur dhe zbulojnë se janë preja e gjuetisë së një grupi të pasurish. Pas sulmeve nga shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe masakrave me 31 viktima në El Paso dhe Dejton, Universal Studios vendosi të tërheqë filmin pa dhënë detaje për këtë vendim, por duke thënë se kjo nuk është koha e duhur për të publikuar këtë film. Donald Trump akuzoi Hollivudin se po trajton padrejtësisht republikanët konservatorë në krahasim me të tjerët. Por anulimi i filmit ngjalli edhe mjaft reagime kundër. Shumë kritikë akuzuan Presidentin se po ndërhyn edhe në kinematografi.
Trump nuk dha shembuj konkretë të Hollivudit si racist, por ai që nga hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë ka sulmuar vazhdimisht industrinë amerikane të argëtimit, kinemanë si dhe mediat. Filmi "Gjuetia" është bërë një film i bujshëm para xhirimeve të fundit, duke pasur parasysh përmbajtjen e tij politike dhe satirën për copëzimin e shoqërisë amerikane. Nuk është plotësisht e qartë nëse filmi përqendrohet te liberalët që gjuajnë për konservatorët, por me sa duket bëhet fjalë për një grup njerëzish të pasur që gjuajnë njerëzit e tjerë. Ata nuk e dinë se ku janë dhe si arritën këtu. Ata gjithashtu nuk e dinë që ata janë përzgjedhur për një qëllim specifik, përkatësisht të gjuetisë së njerëzve.
Hollivudi ka pasur një përgjigje dramatike ndaj filmave horror pas akteve të dhunshme në vitet e fundit. Studioja Warner Brothers, për shembull, pas sulmeve të 11 shtatorit, e shtyu publikimin e filmit "Dëm kolateral" ku në skenë luan Arnold Schwarzenegger, sepse filmi përmbante një skenë me bombë. Studio MGM në vitin 2017 gjithashtu vonoi për disa muaj shfaqjen e filmit Death Wish, pas të shtënave në Las Vegas. Në gusht 2015, televizioni kabllor USA vonoi për një javë transmetimin e episodit përfundimtar të sezonit të parë të serialit Mr. Robot, sepse ishte shumë i ngjashëm me vrasjet që ndodhën në atë kohë. Vetëm një ditë pas transmetimit të episodit të fundit, një reporter dhe kameraman nga rrjeti WDBJ në Virxhinia u vra nga ish-kolegu tij, ndërsa përgatiste një raport live.
Ekspertët e mediave thonë se një nga arsyet e deklaratave të Trump është se ai është nën presion të jashtëzakonshëm pas dy incidenteve të fundit me të shtënat me armë zjarri. Një sulmues që me të shtëna armësh vrau dhjetëra njerëz në një nga dyqanet Walmart në El Paso, Teksas, lëshoi një deklaratë që e përshkruan veprimin e tij si një reagim ndaj "pushtimit të Teksasit nga emigrantë të Amerikës Latine ". Termi "pushtues" është përdorur në mënyrë të përsëritur nga Trump në lidhje me emigrantët në Shtetet e Bashkuara. Trump gjithashtu kohët e fundit u tha katër anëtareve të Dhomës së Përfaqësuesve se ato ishin "një grup racist keqbërës" që duhet të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës.
Me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA, Hollivudi është bërë tepër i shqetësuar. Figurat e famshme të Hollivudit gjatë orëve të fundit të zgjedhjeve kanë shkruar në mediat sociale për frikën e tyre që Trump do të arrinte në Shtëpinë e Bardhë, dhe shumë prej tyre duke bërë shaka apo seriozisht u shprehën se janë të gatshëm për të shkuar në Kanada. Në atë kohë, rrjeti social Twitter ishte plot me postime që shfaqnin ankthin dhe frikën e njerëzve të Hollivudit. Që nga ajo kohë, artistë dhe yje të Hollivudit me famën dhe sponsorizimin e tyre janë përpjekur të pengojnë miliarderin e New Yorkut që të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Në ditët e para të Vitit të Ri, që u pasuan me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e partisë, 120 artistë dhe yje të Hollivudit i shkruan një letër popullit amerikan duke i kërkuar të votonte për Klinton dhe jo për miliarderin e New York-ut. Regjisorë dhe aktorë fitues të çmimeve Oscar si Dustin Hoffman, Robert DeNiro, Kevin Spacey, Angelina Jolie dhe i ndjeri Alejandro Inarito janë ndër ata që kanë marrë një qëndrim të tillë kundër pikëpamjeve të debatueshme të Trump. Regjisori me origjinë meksikane Inarito shprehu zemërimin e tij ndaj kandidaturës së presidentit për nominimin republikan. Ai tha se Presidenti meksikan Pena duhej të ngrihej kundër interpretimeve të diskutueshme të Trump dhe fyerjeve që u bën meksikanëve. "Takimi i Trump me Presidentin e Meksikës është një tradhti dhe një shenjë e mungesës së dinjitetit dhe integritetit në klikën sunduese të Meksikës", tha ai në një shënim për El Pais. "Si të presim dikë që fyen tërë kombin tonë në sytë e gjithë botës? Është mungesa e dinjitet që na bën të mbështesim dikë që na ka ofenduar neve dhe të gjitha pakicat dhe ka rrezikuar jetën e 16 milion emigrantëve meksikanë në SHBA", shkruan regjisori i famshëm meksikan.
Robert DeNiro është një tjetër aktor amerikan i kinemasë që ka folur gjithmonë kundër Trump. Në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ai e përshkroi Donald Trump si të çmendur dhe e krahasoi atë me personazhin kryesor të filmit "Shofer taksie" dhe tha se Trump nuk kishte asgjë më pak se Travis Bickle. Ky personazh me aftësi të kufizuara mendore është personazhi kryesor në filmin e famshëm "Shofer taksie". "Zoti na ruajt", tha DeNiro. Ajo që ai thotë është tërësisht çmenduri, është qesharake, ... ai është tërësisht i çmendur. Një tjetër aktor i Hollivudit, George Clooney, është shpesh në turmën e protestuesve kundër Trump dhe po përgjigjet vazhdimisht ndaj qëndrimeve të Trump. Ai kritikoi presidentin e SHBA Donald Trump për qëndrimin e tij anti-islamik dhe theksoi: "Ne nuk kemi arsye të kemi frikë nga muslimanët"."Ne nuk kemi frikë nga muslimanët, emigrantët dhe gratë", tha Clooney në një konferencë për shtyp.
Kritikja e njohur amerikane Deborah Young, e cila punon në fushën e kinemasë, beson se 90 % e njerëzve në Hollivud janë kundër Donald Trump. Sigurisht, shton ajo, unë nuk e di shkakun e kësaj kundërshtie, por e di që kinemaja është qartë një formë arti, që bashkon të gjitha format e artit me këndvështrime të ndryshme. Young beson se ata njerëz që jetojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk kërkojnë para, nuk mund të kenë asnjë lidhje me Trump.
Sidoqoftë, retorika e sulmeve verbale mes yjeve të Hollivudit dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara po vazhdon, duke akuzuar njëri-tjetrin për retorikë fyese dhe të turpshme dhe për krijimin e gjendjes aktuale të Amerikës. Por në brendësi, secili përdor modelin e suksesit të kundërshtarit dhe e shfrytëzon atë për të arritur qëllimin e tij. Dr. Muhamed Mehdi Mazaheri, profesor në Universitetin e Teheranit, thotë: Zhvillimet politike të Shteteve të Bashkuara gjatë viteve të fundit sugjerojnë që mbase mbi të gjitha, Trump duhet të vlerësohet si një figurë mediatike dhe një showman televiziv. Që prej vitit 2004, në kanalin NBC gjatë 11 sezoneve u transmetuan 150 episode të programit 'Praktikant' të Donald Trumpit dhe njohja e komunitetit amerikan me të, më shumë se gjithçka tjetër, lidhet me këtë program. Në secilin episod, Trump zgjedh një praktikant të spikatur dhe i jep atij një vend pune dhe një shpërblim, ndërsa vetë Trump prezantohet si një sipërmarrës legjendar". Çështja është se Trump duket se po zhvendos personalitetin e tij në media nga një kampion i real show, në një superhero marvelian. Lënia përgjysmë dhe braktisja e samitit të G-7 për të fluturuar në Azinë Lindore për të shtrënguar duart me "njeriun raketë" dhe për të denuklerarizuar në disa orë Korenë e Veriut, në vend që t'u ngjasonte misioneve politike dhe diplomatike, ngjason me misionet pa krye që bëjnë superheronjtë e Marvelit për të shpëtuar mijëra herë botën nga krijesat e liga.
Megjithatë, duhet të presim që Hollivudi të ndjekë metodat e tregtisë së Trump. Diçka që e ka bërë tashmë në një farë mase, sepse në kuadër të përfitimit ekonomik, ka shkelur shumë kufij moral dhe njerëzor dhe madje ka falsifikuar fakte historike. Këtu duhet të përdoret fjala e urtë persiane që përdoret shpesh në raste të tilla: "Tenxherja i thotë kazanit je i zi".