Trump dy anët e monedhës (4)
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i90731-trump_dy_anët_e_monedhës_(4)
Programi analizon një foto të Donald Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania, me një nga të mbijetuarit e masakrës së fundit në SHBA, si dhe deklaratat e një prej përkrahësve të larguar të Trump mbi gënjeshtrat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 07, 2019 11:56 Europe/Tirane
  • Trump dy anët e monedhës (4)

Programi analizon një foto të Donald Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania, me një nga të mbijetuarit e masakrës së fundit në SHBA, si dhe deklaratat e një prej përkrahësve të larguar të Trump mbi gënjeshtrat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti amerikan Donald Trump që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë me cicërimet, komentet dhe vendimet e tij, nuk ka lënë qoftë edhe një javë pa thënë gënjeshtra. Personaliteti, fjalimi dhe sjellja e paparashikueshme e Trump, që është jashtë traditës morale dhe politike, e kanë futur atë në krye të lajmeve si president i SHBA. Karakteri etik dhe moral i Trump e ka bërë atë një figurë kryesore në zgjedhjet presidenciale të SHBA 2020. Bernie Sanders, senator i Vermontit dhe kandidat kryesor për demokratët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në një mesazh në Twitter shkruan: "Donald Trump është presidenti më i rrezikshëm në historinë moderne". Kjo është arsyeja pse ne do ta mposhtim atë (në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020). S’ka kuptim që në këtë vend të  kemi mësues të cilët duhet të kenë dy ose tre punë për të plotësuar nevojat e tyre të jetesës, shtoi ai. Amerika është vendi më i pasur në historinë e botës. Në këtë kohë ne paguajmë mësuesit tanë me të paktën 6,000 dollarë në vit.

Bernie Sanders

Një nga ngjarjet kryesore në javët e fundit në Shtetet e Bashkuara është numri në rritje i të shtënave me armë zjarri dhe i vrasjes qorrazi të të rinjve dhe të moshuarve. Rreth tridhjetë e tre mijë njerëz vriten çdo vit me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara. Një nga shkaqet kryesore të kësaj vrasjeje është ligji i armëmbajtjes së lirë në SHBA. Por analistët i atribuojnë vrasjet e fundit të Amerikës politikave të Trump në mbështetje të racizmit dhe ligjit për mbajtjen e lirë të armëve. Por ajo që u bë objekt i mbulimit mediatik të masakrës amerikane është fotoja e Trump dhe gruas së tij Melania me një fëmijë që humbi prindërit e saj. Imazhi është marrë gjatë një vizite në  Qendrën Mjekësore Universitare El Paso ku Melania dhe Trump vizituan viktimat e aksidentit, ekipin mjekësor dhe ekipin e shpëtimit. Në foto, Melania mban në duar një fëmijë dy muajsh që humbi prindërit gjatë një sulmi vdekjeprurës në Wal-Mart. Në këtë foto, Melania buzëqesh dhe Trump ngre një gisht të madh për të sinjalizuar suksesin ose (dashurinë). Ndërsa tezja dhe xhaxhai i jetimit janë duke qëndruar krah për krah me Trump. Prindërit e fëmijës humbën jetën për mbrojtur fëmijën e tyre. Publikimi i këtij imazhi në mediat sociale dhe rrjetet sociale është një shenjë e mungesës së tij të simpatisë dhe respektit për ata që pësuan dëme nga kjo ngjarje.

Polemikat mbi foton e Trump dhe bashkëshortes së tij me fëmijën

CNN gjithashtu në analizën e tij thotë: Lumturia dhe buzëqeshja e Trump bien ndesh me sasinë e katastrofës që një fëmijë përjeton nga humbja e prindërve të tij. Ekspertët e CNN kanë kritikuar sjelljen e Trump duke e cilësuar atë si jo simpatike ndaj njerëzve, por edhe në kundërshtim me normat njerëzore të moralit. Sipas Independent, mjekët e El Paso e përshkruan vizitën e Trump si "jo simpatike". " Ky nuk është një ndërveprim normal me një fëmijë që sapo ka humbur prindërit e tij," shkruante analisti politik Brain Tanneville. Ju normalisht qani ndërsa përqafoni fëmijën. Neurologu Bryan William Jones shkruan: "Jam i tmerruar kur shoh këtë imazh. A shoh diçka të gabuar në të? Pse gjestet e Melania dhe Trump, janë buzëqeshje dhe tregues i suksesit?" A është kjo një sjellje e denjë me një fëmijë jetim, prindërit e së cilës u vranë në aksidentin El Paso? "" Unë inatosem kur shoh këto imazhe të neveritshme ", thotë avokati Jimmy O'Dough.

Një nga tiparet e personalitetit të Donald Trump është se atij i pëlqen vetja dhe për këtë arsye  shumë pak njerëz kanë mundur të punojnë me atë për një kohë gjatë. Gjatë dy vjet e gjysmë, më shumë se 40 zyrtarë qeveritarë dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë janë larguar ose shkarkuar nga puna. Një prej tyre është Omarosa Manigo Neëman, një ish drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë. Në Twitter, ajo kritikon Donald Trump dhe u bën thirrje republikanëve që të konsiderojnë një kandidat tjetër për zgjedhjet presidenciale.

Omarosa Manigo Newman

"Trump dëshiron besnikëri, por kjo është një rrugë me një drejtim", shkroi Omarosa Manigo Newman. Kjo nuk është një rrugë me dy drejtime. Ai dëshiron që ata rreth tij të jenë besnikë ndaj tij, por ai nuk e ka atë besnikëri ndaj të tjerëve. Një tjetër zyrtar i administratës Trump dhe ndihmës në Shtëpinë e Bardhë që u pushua nga puna dhjetë ditë më vonë, është Anthony Scaramucci. Trump dhe ish menaxheri i tij i komunikimeve Anthony Scaramucci shumë herë kanë bërë deklarata kundër njëri-tjetrit. Scaramucci, thotë se Trump është "jashtë rrugës", ndërsa Trump e konsideron ish-punonjësin e tij, një oportunist. "Unë u përpoqa të shoh praktikat më të mira të Donald Trump bazuar në bashkëveprimet private dhe përkatësinë politike (me të), por deklaratat e tij përçarëse dhe shkatërrimi i strukturës së shoqërisë sonë nga ai, nuk mund të përballoheshin për ndonjë përfitim ekonomik afatshkurtër," shkroi Scaramucci në Twitter. Ish zyrtari i Shtëpisë së Bardhë për CNN News thotë:" Vërejtjet raciste, cicërimet përçarëse dhe marrëzitë që presidenti thotë, nuk e ndihmojnë vendin ".

Anthony Scaramucci

Një nga tiparet e personalitetit të Trump është gënjeshtra dhe ai lehtësisht tërheq fjalët e tij. Uashington Post raporton se Presidenti Donald Trump ka bërë 12,019 pretendime false ose mashtruese gjatë dy viteve të tij në detyrë. Tendenca e Trump për të shprehur numra të zmadhuara, ekzagjerime të pabaza dhe gënjeshtra të vazhdueshme vazhdon. Që nga presidenca e tij, Trump mesatarisht ka bërë 13 pretendime false ose mashtruese në ditë. Rreth një e pesta e këtyre pretendimeve kanë të bëjnë me emigracionin. Pretendime false ose mashtruese në lidhje me tregtinë, ekonominë, si dhe ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale - secila përbëjnë rreth 10 përqind të totalit. Trump, për shembull, ka pohuar duke gënjyer se situata ekonomike e SH.B.A.-së tani është në maksimumin e zhvillimit në historinë e saj. Uashington Post raporton mbi mesazhet e Trumpit në llogarinë e tij në Twitter dhe thotë se më shumë se 18% e pretendimeve të rreme dhe mashtruese të Trump vijnë nga llogaria e tij në Twitter.

Përveç Uashington Post, edhe CNN ka komentuar fjalët mashtruese dhe gënjeshtrat e Presidentit amerikan Donald Trump dhe ka verifikuar mashtrimet e tij. Sondazhet e fundit nga rrjeti zbuluan se Trump kishte gënjyer 56 herë në një javë. Sipas CNN Trump vazhdon të thotë gënjeshtra dhe mashtrimi më i madh i Trump javën e kaluar lidhet me mbështetjen e tij gjoja për zezakët dhe hispanikët në Amerikë. Pavarësisht se Trump fyen përfaqësuesin me ngjyrë të Baltimore, duke thënë se ai duhet të korrigjojë qytetin e tij të pistë dhe të mbushur me minj, në vend që ta kritikojë atë, Trump cicëron: "Gjërat që unë bëj për zezakët amerikanë, mund të them se nuk krahasohen me ato të asnjë presidenti të mëparshëm." Ky rrjet amerikan shkruan  për njërën nga gënjeshtrat e Trump ku ai pretendon se ka mbështetje të konsiderueshme nga zezakët amerikanë dhe duke sjellë disa statistika dhe sondazhe tregon se shumica e amerikanëve me ngjyrë janë të pakënaqur me performanca e Trump. Sipas raportit, një nga gënjeshtrat e tjera që bëri Trump javën e kaluar ishte gjatë tubimit zgjedhor të 1 gushtit lidhur me Iranin. Ai u tha mbështetësve të tij se për të mbrojtur sigurinë amerikane, ai u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe G 5 + 1 (Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania). "Ne i dhamë Iranit 150 miliardë dollarë. SHBA gjithashtu i dhanë Iranit 1,8 miliardë dollarë në të holla." CNN shpjegoi për gënjeshtrën e Trump dhe thotë se Trump ekzagjeroi me 150 miliardë dollarë. Ekspertët e politikës së Iranit dhe vetë administrata Obama kanë këmbëngulur që sasia e parave që marrëveshja bërthamore kishte siguruar për Iranin ishte shumë më pak sesa shuma e deklaruar nga Trump.