Trump dy anët e monedhës (8)
(last modified Mon, 21 Oct 2019 14:21:35 GMT )
Tetor 21, 2019 16:21 Europe/Tirane
  • Trump dy anët e monedhës (8)

Programi analizon qëndrimet kontradiktore të Trumpit mbi sulmet jemenase në qendrat e naftës Aramco dhe mbi rreziqet e administratës së Trump për Shtetet e Bashkuara dhe botën nga perspektiva dhe këndvështrimi i disa mediave dhe figurave të shquara politike në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka kaluar qoftë edhe në një javë pa polemika me tweet-et, komentet dhe vendimet e tij që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë. Personaliteti, qëndrimi dhe  sjellja e paparashikueshme e Trump dhe jashtë traditës morale dhe politike të tij, e kanë bërë atë daljen presidentin amerikan më të diskutuar në lajme dhe komente. Një nga tiparet e administratës Trump është paqëndrueshmëria e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë federale. Akuzat e Trump dhe Pompeo kundër Republikës Islamike të Iranit për ngjarjet në Arabinë Saudite dhe shënjestrimin e dy fushave të naftës të kompanisë Aramco nga ushtria jemenase dhe forcat popullore të Jemenit, kanë qenë në fokusin kryesor të komenteve dhe analizave të mediave amerikane.

 

(Sulmet e ushtrisë jemenase ndaj kompanisë Saudite të naftës Aramco)

Presidenti amerikan tha në një cicërim të tij se ishte gati për një sulm ushtarak, por ishte duke pritur që sauditët të konfirmonin se kush qëndronte pas sulmit. Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo gjithashtu në një cicërim të tij, shkroi pa asnjë provë se gjoja Republika Islamike e Iranit qëndronte pas sulmeve. Ai më vonë menjëherë u nis për në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Bernie Sanderssen, një senator dhe kandidat për president, ka paralajmëruar se Donald Trump synon të krijojë një tjetër luftë katastrofike në Lindjen e Mesme, duke thënë se vetëm qëndrim i një diktature saudite nuk mund të shkaktojë fillimin e një luftë tjetër. Ish-shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John O. Brennan tha se Trump përshpejtoi krizën duke dobësuar marrëveshjen bërthamore dhe duke shpallur një luftë ekonomike për Iranin. Ai shtoi: "Tani, për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Trump, ne po përballemi me një sfidë të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë që kërkon një përgjigje strategjike bipartizane." Presidenti i Shteteve të Bashkuara flet për dialog dhe negociata me Iranin, ku njëkohësisht ai e kërcënon Iranin me ndërhyrje ushtarake. Gazeta Uashington Post raporton për politikën e dyfishtë dhe kontradiktore të Trump dhe thotë: Presidenti Trump e quan Iranin kërcënimin më të madh në Lindjen e Mesme dhe vendosur gjithashtu sanksione më të ashpra kundër tij dhe nga ana tjetër mezi pret të ulet në bisedime me liderët iranianë. Ai u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se nuk dëshiron të luftojë me askënd dhe në më pak se një orë më vonë, e ai pretendoi se një veprim ushtarak kundër Iranit mund të ishte një përgjigje e mirë për sulmin e fundit ndaj rafinerisë së naftës Aramco në Arabinë Saudite. Shkrimtari i raportit të Uashington Post thotë: "Këto mospërputhje tragjike në këndvështrimin e Trump kanë një logjikë të qartë, por ato gjithashtu tregojnë pasigurinë dhe konfuzionin e vendimmarrjes në politikën e jashtme të Trump". Presidenti Trump është futur midis një detyrimi politik për të përballur me Iranin dhe kënaqësisë së mbështetësve republikanë dhe aleatëve të tij armiqësor të Iranit, siç janë Izraeli dhe Arabia Saudite dhe perceptimi i tij politik i mos ndërhyrjes në politikën e jashtme dhe arritja e një marrëveshje (me Iranin). Senatori demokrat Ben Cardin thotë: "Kjo nuk është mënyra për të zbatuar diplomacinë, ajo vetëm rrit rrezikun e përllogaritjes së gabuar nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara."

 

Bloomberg kërcënimet e Trump ndaj Iranit , i ka analizuar nga një kënd tjetër. Në fillim të kësaj analize, faqja e lajmeve Bloomberg ka analizuar paralajmërimin e mëparshëm të Trump se diçka e keqe do të ndodhte menjëherë për Iranin nëse do të ndodhte ndonjë gjë. " Tani ka ndohur një ngjarje e madhe që ishte sulmi mbi infrastrukturën e naftës Saudite, por megjithatë duket sikur qeveria me qendër në Uashington është në telashe," ka analizuar Bloomberg sulmin e kohëve të fundit mbi objektet e naftës saudite. Kjo agjenci flet për Sauditët dhe pretendimet e tyre për përfshirjen e Iranit në sulme dhe shkruan: "Pasi zyrtarë të lartë në administratën Trump e kanë fajësuar Iranin për sulmet, është ende e paqartë nëse SHBA mund të ndërmarrë veprime hakmarrëse kundër një vendi që tani është subjekt i sanksioneve të rënda ekonomike. Kjo agjenci multimediale thotë: "Edhe nëse ekziston dëshira midis votuesve amerikanë për të filluar një luftë tjetër në Gjirin Persik, Irani është shumë herë më i madh se sa të mund të sulmohet, ndërkohë që Irani ka treguar se nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të ndërmarrin ndonjë sulm, ata do të përballen me reagim të ashpër. Abdel Bari Atëan, një shkrimtar dhe analist i shquar arab, në një shënim të tij shkroi: "Trump, i cili është tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit, është përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve dhe në këtë mes Irani që rrëzoi Jimmy Carter mund të rrëzojë edhe Donald Trump në zgjedhjet e radhës. Zoti e di atë. ”Këto analiza të sjelljes së Trump për çështje të ndryshme, veçanërisht politikat e krijimit të tensionit në Lindjen e Mesme, tregojnë se sa është diskredituar presidenti amerikan në qarqet politike dhe mediatike. Edhe disa media dhe figura politike të shquara amerikane e shohin Trump si një kërcënim për Amerikën dhe botën. "Trump është seriozisht dhe jashtëzakonisht i paqëndrueshëm dhe bota është në rrezik", shkruan Robert Reich në një shënim për Guardian. Shënimi i The Guardian citon përpjekjet e bashkësisë politike amerikane për të fajësuar ose hequr presidentin Donald Trump dhe mbi mundësinë e suksesit ose dështimit dhe të pasojave të ndonjë prej veprimeve tij thotë: Ajo që është akoma më shqetësuese, është përpjekja e tij prej budallai për të ndryshuar planet e motit kombëtar të SHBA, shërbimet mjedisore madje dhe përpjekja e tij e paturpshme për ta detyruar agjencinë kombëtare të motit që të gënjejë. Ne kemi pasur presidentë që përpiqen të fshehin aferat skandaloze seksuale me një nëpunës ose të hyjnë në mënyrë të paligjshme në hotelin Watergate, por kurrë nuk kemi pasur një president që ka shkuar aq larg sa të bëjë përpjekje për ta shfaqur të vërtetë një parashikim meteorologjik të gabuar. Kjo nuk është sjellje racionale. "

 

Në shënimin e tij për Guardian, Robert Reich thekson një pikë tjetër: Trump anuloi udhëtimin e tij në Danimarkë sepse Kopenhagen refuzoi të shesë Greenland për Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan u ka thënë vazhdimisht zyrtarëve të tij që të konsiderojnë përdorimin e bombave atomike për të ndaluar stuhitë që arrijnë në Shtetet e Bashkuara. Ai mendon se lojërat video-kompjuterike janë shkaku i të shtënave me armë në Amerikë dhe beson se ndryshimi i klimës nuk është një çështje e rëndësishme. Robert Reich shkruan: Trump thotë se luftërat tregtare janë "të mira" dhe fitimi i tyre është "i lehtë". Ai këmbëngul se është Kina që paguan tarifat doganore të  tij dhe jo konsumatorët amerikanë. Presidenti amerikan ka "porositur" kompanitë amerikane që të ndalojnë tregtinë me Kinën. Trump e ka quajtur kreun e bankës qendrore "një armik" dhe ka ringjallur pretendimin e një komediani që Klintons janë përgjegjës për vetëvrasjen e Jeffrey Epstein, të akuzuar për abuzim seksual. "Unë mendoj se do të përballemi me faktin se askush nuk dëshiron ta pranojë gabimin e vet", shkruan Robert Reich për rrezikun e Trumpit për SHBA dhe botën. Ndër të tjera shkrimtari thotë: Çështja nuk është tek egoizmi. Ne nuk jemi ballafaquar vetëm me një person jashtëzakonisht egoist, por me faktin se Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, është seriozisht, i frikshëm dhe i paqëndrueshëm dhe tepër i rrezikshëm, gjendja e të cilit vazhdimisht po keqësohet. Prania e një personi të tillë në Shtëpinë e Bardhë mund të shkaktojë dëme serioze. Çfarë duhet të bëni tani? Ai mund të hiqet nga Shtëpia e Bardhë edhe për 14 muaj me votë popullore, por ai mund të shkatërrojë botën brenda shtatë sekondave. Reich përfundoi shënimin e tij për The Guardian me fjalët: "Lutuni që të mbijetojmë edhe 14 muaj dhe pastaj të bëjmë gjithçka që mundeni për ta nxjerrë këtë njeri nga zyra e tij".