Trump dy anët e monedhës (10)
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i91843-trump_dy_anët_e_monedhës_(10)
Programi i sotëm përqendrohet në çështjen më të rëndësishme të ditës në Amerikë atë të interpelancës së Donald Trump dhe periferitë e kësaj  ngjarjeje në qarqet politike dhe mediatike amerikane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 21, 2019 16:31 Europe/Tirane
  • Trump dy anët e monedhës (10)

Programi i sotëm përqendrohet në çështjen më të rëndësishme të ditës në Amerikë atë të interpelancës së Donald Trump dhe periferitë e kësaj  ngjarjeje në qarqet politike dhe mediatike amerikane.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka kaluar qoftë edhe në një javë pa polemika me tweet-et, komentet dhe vendimet e tij që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë. Personaliteti, qëndrimi dhe  sjellja e paparashikueshme e Trump dhe jashtë traditës morale dhe politike të tij, e kanë bërë atë presidentin amerikan më të diskutuar në lajme dhe komente. Donald Trump është duke kaluar nga ditët më të vështira të presidencës së tij. Ai është një nga presidentët më të pazakontë të Shteteve të Bashkuara në të folur dhe sjellje. Abuzimi me pushtetin nga Trump dhe rastet e skandaleve që ka pasur Trump për gati tre vjet, më në fund i bërë demokratët që ta fajësojnë atë dhe të përgatiten për thirrjen e presidentit në interpelancë. Trump do të njihet si presidenti i katërt në historinë amerikane që  i nënshtrohet interpelancës. Pjesa më e madhe e lajmeve të brendshme amerikane në nivelet politike dhe mediatike i dedikohen interpelancës së Trump.  Trump dhe demokratët nuk tremben duke akuzuar njëri-tjetrin. Nuk ka asnjë kufi moral ose verbal në këto akuza. Ndërkohë, popullariteti i Trump me zbulimet që janë bërë kundër tij për abuzim me pushtetin po bie në mënyrë të vazhdueshme. Më shumë se gjysma e të anketuarve nga Fox News kanë thënë se duan që Donald Trump të thirret në interpelancë dhe ai të hiqet nga detyra. Vlerësimet e të dhënave të sondazhit tregojnë se 51 përqind e të anketuarve dëshirojnë që Donald Trump të thirret në interpelancë dhe ai të shkarkohet nga detyra e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Të dhënat nga sondazhi tregojnë se mbështetësit e interpelancës së Trump janë në rritje. Një sondazh i ngjashëm që u mbajt në korrik tregoi se vetëm 41% e të anketuarve pajtoheshin me interpelancën dhe shkarkimin e Trump. Në një sondazh tjetër të realizuar nga rrjeti amerikan i lajmeve NBC, 51% e pjesëmarrësve thanë se skandali i Ukrainë-Gate ishte një çështje serioze që duhet të ndiqet me shumë vëmendje. Bindja e opinionit publik për të mbështetur interpelancën dhe shkarkimin e Trump është një proces me dy hapa. Së pari, opinioni publik duhet të jetë i bindur se akuzat ndaj Presidentit janë të vërteta dhe së dyti, akuzat duhet të jenë aq serioze sa të mund të justifikojnë shkarkimin e presidentit nga pushteti.

Demokratët përpiqen të thërrasin në interpelancë Donald Trump në vazhdën e skandalit  Ukrainë-gates

Dr William Galston, një analist në Institucionin Amerikan “Brookings” lidhur me interpelancën e Trump dhe skandalin e tij të Sigurisë, shkroi: " Në gjysmën e shekullit të fundit ka pasur dy herë përpjekje serioze për të fajësuar dhe shkarkuar presidentin amerikan. E para ishte në 1974,  e cila shkoi deri në dorëheqjen e Richard Nixon dhe e dyta në interpelancën e Bill Klinton në vitin 1998, duke çuar në dorëheqjen e Newt Gingrich, asokohe kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe një nga elementët kryesorë të planit të interpelancës së Klintonit. Në rastin e parë, opinioni publik gradualisht u zhvendos larg Nixonit dhe u rendit pro largimit të tij nga pushteti në përgjigje të ngjarjeve tragjike të Rrugës Pensilvania, Shtëpisë së Bardhë dhe detajeve të historisë Watergate. Në rastin e fundit, njerëzit kundërshtuan interpelancën nga fillimi e deri në fund të historisë së Klintonit dhe informacioni mbi çështjen Klinton nuk kishte pothuajse asnjë efekt në pikëpamjen e tyre për presidentin e atëhershëm. Ata akuzuesit e Bill Klintonit arritën të përfundojnë fazën e parë të provës dhe bindën  opinionin publik, por dështuan në të dytën. Kur Senati u mblodh për interpelancën Klinton, 79% e amerikanëve besonin se presidenti kishte kryer një "betim të rremë" dhe 53% besonin se ai kishte "prishur drejtësinë", por vetëm 40% mendonin se ai duhej shkarkuar për shkak të këtij gabimi. Votimi i Senatit për akuzat ndaj Bill Klinton ishte shumë më pak  nga ai që nevojitej për ta shkarkuar atë dhe si rezultat, Bill Klinton vazhdoi të qëndronte në pushtet për pjesën tjetër të presidencës së tij. Shumica e Dhomës së Përfaqësuesve tani janë nën kontrollin e demokratëve. Por maxhoranca republikane është në Senat. Dy të tretat e anëtarëve të Senatit duhet të miratojnë interpelancën e Trump që presidenti të dëbohet nga Shtëpia e Bardhë. Republikanët deri më tani i kanë qëndruar prapa Trump. Por demokratët nuk kujdesen shumë për mos thirrjen e Trump në interpelancë në Senat, sepse ata përpiqen të bindin opinionin publik kundër presidentit dhe për të vështirësuar kushtet për rizgjedhjen e Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Rritja e mbështetjes publike për thirrjen e Trump në interpelancë tregon se demokratët deri më tani kanë qenë të suksesshëm në planin për interpelancën e Donald Trump.

Strategjia e Trumpit për lëvizjen e demokratëve në interpelancë është një kundër-akuzë për mos bashkëpunim me Kongresin. Kryetari i

komitetit hetues të Dhomës së Përfaqësuesve  Adam Schiff shkroi në një cicërim se: "Shtëpia e Bardhë thotë se nuk është e gabuar të bësh presion ndaj qeverie të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA". Ai gjithashtu shkroi se mospranimi i Shtëpisë së Bardhë për të bashkëpunuar me komitetin për interpelancën është se presidenti e konsideron veten "mbi ligjin ndërsa kushtetuta thotë diçka tjetër". Nancy Pelosi, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SH.B.A., i përgjigjet refuzimit të Donald Trump për të bashkëpunuar me komitetin hetues të interpelancës dhe paralajmëroi se presidenti nuk ishte "mbi ligjin". Në mesin e figurave demokratike të sulmuar nga Donald Trump është Hillary Clinton, e kandiduar nga demokratët përballë Trump në zgjedhjet e vitit 2016. "Unë mendoj se Hillary Klinton duhet të jetë konkurruese për ta provuar edhe një herë dhe rrëmbyer atë nga e majta ekstreme e Elizabeth Warren," shkroi Trump në një mesazh të tij në Twitter. "Vetëm një gjë, ky mashtrues duhet të jetë i vetëdijshëm për të gjitha krimet dhe gabimet e veta, duke përfshirë fshirjen e 33 mijë e-maileve pas thirrjes dhe paralajmërimi" C ", tha presidenti Trump. Një demokrat tjetër i sulmuar nga Donald Trump është Joe Biden, kandidati kryesor demokrat për zgjedhjet e ardhshme. Presidenti amerikan në Twitter shkroi: "Është shumë e neveritshme që Joe Biden kërkon interpelancën time, djali i të cilit “Hunter” ka plaçkitur me miliona dollarë nga taksapaguesit amerikanë në (SH.B.A. dhe Ukrainë) në kurriz të taksapaguesve amerikanë. Unë nuk bëra asgjë të gabuar. Fushata zgjedhore e dështuar e Joe Biden, atij nuk i ka lënë asnjë mundësi tjetër përveçse të parashtrojë kërkesën për interpelancë. Pas zbulimit të bisedës së Trump me presidentin ukrainas Volodimir Zlensky, doli se presidenti amerikan i kishte kërkuar homologut të tij ukrainas të ngrinte një padi kundër Brisma Holding, e cila drejtohet nga djali i Joe Biden d.m.th. Hunter Biden. Joe Biden gjithashtu në reagim kundër sulmeve të Trump bëri thirrje për thirrjen e tij në interpelancë. Ish nënpresidenti i SH.B.A.-së i quajti veprimet e Trumpit në çështjen Ukrainë-gates një tradhti ndaj Amerikës dhe kërkoi interpelancën e tij.