Speciale me rastin e ditës botërore të artistëve
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i92192-speciale_me_rastin_e_ditës_botërore_të_artistëve
Përshëndetje të dashur dëgjues! Sot, 25 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Artistëve. Gjatë këtij programi, ne do të përkujtojmë këtë Ditë Botërore dhe do të njihemi më shumë me shkollën e realizmit në pikturën iraniane. Qëndroni me ne.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 03, 2019 10:54 Europe/Tirane
  • Speciale me rastin e ditës botërore të artistëve

Përshëndetje të dashur dëgjues! Sot, 25 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Artistëve. Gjatë këtij programi, ne do të përkujtojmë këtë Ditë Botërore dhe do të njihemi më shumë me shkollën e realizmit në pikturën iraniane. Qëndroni me ne.

Arti është shprehja krijuese e njeriut, që përshkruan bukuritë ose realitetet e hidhura të jetës. Historia regjistron revolucione, rebelime dhe nganjëherë është një mjet për t'iu shpëtuar atyre. Arti kap forma të shumta. Piktura, skulptura, fotografia, arkitektura, muzika , etj.,  janë disa nga format e artit. Me pak fjalë, në botë nuk ka asnjë histori dhe kulturë pa art. Kjo është arsyeja pse Dita Ndërkombëtare e Artistëve është kaq e rëndësishme. Kjo ditë festohet nga organe dhe individë të ndryshëm, duke nderuar kështu pasionin dhe krijimtarinë e të gjithë artistëve, qoftë profesionistë, amatorë apo indigjenë.

 

Që nga viti 2004, 25 tetori festohet si një Ditë Ndërkombëtare e Artistëve. Kjo ditë u themelua nga Chris MacClure, një piktor kanadez që është i specializuar në “realizmin romantik”. Shumë prej veprave të tij janë ekspozuar në ekspozita që janë ngritur në vende të tilla si Kanada, Amerikë, Meksikë dhe Hong Kong.

Chris MacClure

Mijëra vjet më parë, njerëzit e hershëm kanë pikturuar imazhet e kafshëve që gjuanin për nevojat e tyre në muret e vendeve të tyre të strehimit, në shkëmbinj apo në shpella. Në epokën e tanishme, piktura është një nga disiplinat kryesore të arteve vizuale dhe përfshin shkolla dhe stile të ndryshme përsa i përket mënyrës se si ato shprehen dhe interpretohen, siç janë Realizmi, Impresionizmi, Ekspresionizmi, Kubizmi, etj. Shkolla e realizmit është një nga shkollat që ka tërhequr pas vetes shumë fansa. Real do të thotë e vërteta dhe realizëm do të thotë kërkimi dhe ndjekja e së vërtetës. Kjo lloj prirje artistike objektet dhe krijesat i përshkruan ashtu siç janë dhe artisti përpiqet t’i përshkruaj temat e zgjedhura me pak ose aspak imagjinatë dhe me një pikëpamje të sinqertë. Për dallim nga shkollat e mëparshme të artit, artistët e realizmit nuk kërkojnë thjesht të portretizojnë skenat e bukura dhe luksoze të jetës, por ata shprehin subjektet dhe temat e zakonshme dhe të përditshme të tregut, të rrugës, fshatit dhe fshatarët, punëtorët dhe sektorët e tjerë të shoqërisë. Shkolla e realizmit filloi në Evropë dhe pikërisht në Francë. Gustave Courbet është themeluesi dhe drejtuesi i lëvizjes realiste të shekullit XIX në Francë.

Piktura "Gurëthyesit" e Gustavo Corbett

Qëllimi im ishte që të simuloja zakonet, idetë dhe paraqitjet ndërsa i shihja ato, thotë Courbet. Piktura e parë e përshkruar në këtë shkollë nga Courbet quhet “ Gurëthyesit”. Courbet në pikturën e tij ilustroi dy burra që po punonin në anë të rrugës. Artistë të tjerë të famshëm të realizmit janë Jean-François Millet, Honoré Daumier dhe Edward Manet. Mirëpo shkolla e realizmit në atë kohë nuk ishte e kufizuar vetëm në Evropë. Edhe në Rusi, ajo u pranua nga shumë piktorë si Ivan Shishkin, Ilya Repin dhe Ivan Kramskoi.

Në vazhdim do të shkojmë në Iran dhe do të flasim pak rreth pikturës dhe stilit të realizmit në Iran.

Piktura në Iran ka një histori shumë të lashtë. Artefaktet më të vjetra të gjetura në Iran datojnë që në epokën neolitike apo rreth 8000 para Krishtit, të cilat janë gdhendur në shkëmbinjtë e Shpellës Dushe në zonën Kuh’dasht të provincës Lorestan. Këto piktura përshkruajnë artet marciale dhe skenat e gjuetisë me kafshë të tilla si kuaj, dhi mali dhe qen, të pikturuar në një mënyrë të thjeshtë dhe primitive nëpër shpella, me kombinimin e materialeve me ngjyra, siç janë e kuqërremja, e zeza dhe pak e verdha. .Por, kur kombinohen me historinë e shkruar, veprat e piktorëve iranianë mund të gjenden në librat dhe muret e pallateve të mbretërve iranianë. Piktura shumë të bukura të artit iranian janë gjetur në pallatet Bishapur dhe gjatë mbretërisë Sasanite. Ekzistojnë gjithashtu shumë piktura murale në pallatet emevite të Sirisë dhe Palestinës, të gjitha të pikturuar nga artistët iranianë. Në fakt, piktura dhe skulptura me gdhendje janë një nga shenjat kryesore të kulturës iraniane. Që nga periudha ilakhite, veçanërisht nga perandoria e Tejmurit, hapësira dhe thellësia mund të shihen në një farë mase në piktura dhe gjatë dinastisë Kaxharite me futjen e stileve evropiane të pikturës dhe shfaqjen e stilit të realizmit, piktura iraniane gjithashtu u ndikua nga stilet e kohës dhe në këtë mënyrë me udhëtimin e piktorëve në vendet evropiane shfaqja e pikturës realiste u bë më e dukshme që nga fundi i kësaj epoke. Piktorët më të rëndësishëm të asaj periudhe ishin Mohammad Ghafari, i njohur si Kamal-ul-Molk, Sani-ul-Molk dhe Mehdi Masaver-ul-Molk.

“ Falli ” vepër e Kamal-ul-Molk

Kamal al-Molk (1840-1947), i cili mund të konsiderohet një nga fillestarët e një lloj shkolle të realizmit në Iran, ka punuar si piktor në oborrin mbretëror të dinastisë Kaxharite dhe gjithashtu ka qenë mësues pikture në shkollën Al-Funon ( Telentet ). Piktura e gjashtë viteve të fundit të Kamal al-Molk, tregojnë se ai pavarësisht se jetonte në oborrin mbretëror kishte bërë një zgjedhje më të lirë si subjekt të pikturës së vet. Të tilla si piktura "Remal", "Mjeku dhe i sëmuri" të cilat i janë përkushtuar jetës dhe punëve të njerëzve të zakonshëm.

Mohammad Ghafari (Kamal-ul-Molk)

Stili dhe stili i performancës së  Kamal-ul-Molk më shumë përmblidhet tek rryma e Natyralizmit, me më pak përshkrime të jetës dhe çështjeve sociale në punën e tij. Por shkolla zhvilloi realizmin kritik në kohën e saj dhe kjo shihet mirë në veprat e piktorëve si Mohammad Ulias, Ali Akbar Yasimi, Ismail Ashtiani, të cilët në veprat e tyre kryesisht janë marrë me problemet e jetesës së njerëzve. Piktura e realizmit gjatë formimit dhe rritjes së saj në Iran ka pësuar shumë ndryshime për shkak të atmosferës mbizotëruese në shoqëri. Ndonjëherë kthehej në realizëm kritik ose social dhe nganjëherë tek natyralizmi dhe prezantimi i  strukturave dhe objekteve pajetë! Për shembull, në vitet që çuan në Revolucionin Islamik, pikturat realiste u përqendruan më shumë tek temat sociale që ishin në kundërshtim me artin abstrakt dhe zbukurues të viteve 60-70. Piktorë si Parviz Habibpour, Nasrallah Moslemian, Hannibal Alkhas në pikturat e tyre kanë ekspozuar tema të punës dhe punëtorëve në zonat rurale dhe grevat e tyre nëpër rrugë. Që nga vitet '80, në këtë shkollë janë krijuar vepra të shumta arti në përputhje me atmosferën e komunitetit dhe gjatë dekadave të fundit shumë artistë të talentuar kanë lulëzuar në Iran. Midis këtyre artistëve janë Abbas Katouzian, Dr. Esmaeel Ashtiani, Morteza Katouzian, Manouchehr Malekshahi, Iman Afsarian, Mehrdad Xhamshidi, Iman Maleki, etj. Këta artistë bashkëkohorë janë ndër figurat kryesore të stilit realist në Iran, të cilët deri më tani kanë trajnuar dhe mësuar shumë piktorë artistë.

Dita Ndërkombëtare e Artistëve, në të vërtetë, feston frymën krijuese të artistëve dhe nderon të gjithë artistët që pasqyrojnë tema të tilla si dhimbja dhe lumturia e qenieve njerëzore dhe jeta e përditshme dhe ngjarjet e ndryshme historike dhe bukuritë e ekzistencës në mënyra të ndryshme. Dita Botërore e Artistëve nuk është e kufizuar për një grup specifik i komunitetit të artit. Përkundrazi, kjo ditë u përket të gjithë njerëzve, arti i të cilëve është i rrënjosur në shpirtrat e tyre. Është më mirë që ta festoni këtë ditë duke dhënë mbështetjen ndaj artistëve. Nëse jeni duke kërkuar diçka për ta bërë shtëpinë tuaj sa më të bukur, dilni dhe gjeni një art unik për të sjellë një frymë të freskët në shtëpinë tuaj. Ky është një moment i shkëlqyeshëm për të sjellë bukurinë në shtëpinë tuaj dhe për të folur me gjuhën e ëmbël të artit që ekziston në të gjitha qeniet njerëzore. Përveç kësaj në këtë dite mund të vizitoni muze dhe galeritë e artit dhe të shijoni artin e artistëve.

Në fund të programit, ne urojmë Ditën Ndërkombëtare të Artistëve për të gjithë artistët në botë dhe shpresojmë që të keni mbetur të kënaqur me këtë program. Zoti ju bekoftë të gjithë juve të dashur!