Nëntor 13, 2019 14:59 Europe/Tirane
  • Speciale për Javën e Unitetit (5)

Krijimi i përçarjeve në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në të gjitha vendet islame në fillim është bërë nga Britania Dinake. Britanikët me moton “Përça dhe Sundo”, kanë zbatuar politika mercenare në kolonialiste në vendet islame.

Java e Unitetit është simboli i vëllazërisë mes myslimanëve shiitë dhe sunitë dhe konsiderohet një lloj lufte kundër arrogancës botërore. Arroganca botërore e cila me të gjithë fuqinë e saj financiare dhe mediale po qëndron përball unitetit dhe bashkimit të Umetit Islam dhe po bënë të gjitha përpjekjet e saj për të futur përçarje dhe konflikte mes myslimanëve. Arroganca botërore keqe politikë e ndjek me dy metoda: njëra është krijimi i mosmarrëveshjeve dhe përçarjeve mes shkollave islame sidomos mes myslimanëve sunitë dhe shiitë, ndërsa e metoda e dytë është krijimi i një frike botërore nga Islami dhe myslimanët. Qëllimi i tyre është plaçkitja e pasurive dhe rezervave dhe resurseve natyrore të pasura të vendeve islame dhe moslejimi i përhapjes së zërit të Islamit për luftë kundër padrejtësisë dhe i përhapjes së mësimeve të Kur’anit dhe të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Krijimi i përçarjeve në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në të gjitha vendet islame në fillim është bërë nga Britania Dinake. Britanikët me moton “Përça dhe Sundo”, kanë zbatuar politika mercenare në kolonialiste në vendet islame dhe të gjitha këto janë shfrytëzuar në favor të interesave të Britanisë së Madhe. Aktualisht kjo politikë po ndiqet nga Amerika, regjimi sionist, Anglia dhe nga shtetet e tyre aleate.

Me shfletimin e faqeve të historisë do të vërejmë se politikat e zeza të Anglisë sa shumë vuajtja dhe mjerime kanë shkaktuar për myslimanët. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë ka thënë: “Anglezët në rajonin tonë gjithmonë kanë qenë burim i së keqes dhe burim i mjerimit të popujve. Goditjet dhe dëmet që kanë shkaktuar këta për jetën e popujve në këtë rajon, ndoshta shembuj të tillë të dëmeve janë shumë të rrallë në botë që janë shkaktuar nga një fuqi. Në nënkontinentin e Indisë që sot është India, Bangladeshi dhe Pakistani, ata kanë shkaktuar shumë dëme të mëdha, kanë ushtruar presion të madh ndaj popullit, në Afganistan në një mënyrë, në Iran në një mënyrë, në Irak në një mënyrë dhe në fund të Palestinë e bërën atë veprim djallëzor dhe myslimanët dhe në realitet një popull e kanë shpërngulur dhe e kanë larguar nga shtëpitë e veta dhe me politikën e anglezëve u shkatërrua një vend i regjistruar historik mijëra vjeçar me emrin Palestinë! Në këtë rajon që nga dy shekuj më parë e këndej, dy shekuj e diçka, do të thotë rreth vitit 1800 e këndej, çfarëdo që ka dalë prej anglezëve, ka qenë vetëm sherr, e keqe, korrupsion dhe kërcënim”.

Kolonializmi i Anglisë ka historik të gjatë në futjen e rrënjëve të përçarjes mes myslimanëve dhe urrejtjes ndaj Islamit. Anglezët së pari me përhapjen e sektarizimit, kanë prishur radhët e unitetit të myslimanëve  dhe pastaj me zhvillimin e diskriminimeve raciste dhe fetare, kanë ndezur edhe më shumë zjarrin e konflikteve. Anglezët në këtë rrugë nëpërmjet plotësimit të lakmive dhe mashtrimit të disa myslimanëve, kanë depërtuar në radhët e bashkuara të myslimanëve dhe kanë zbatuar politikat e tyre djallëzore. Shembulli i kësaj çështje mund të vërehet më së miri në revolucionin e vitit 1920 në Irak. Në kohën kur Britania synonte ta pushtonte Irakut dhe të plaçkiste këtë vend të pasur, përball me një valë të madhe të radhëve të bashkuara të myslimanëve sunitë dhe shiitë që rezistonin përball këtij shteti kolonialist. Në letrat e shkruara nga Mas Bill, këshilltar i të dërguarit të Anglisë në Irak në atë kohë, vërejmë se ai çfarë frike të madhe kishte nga bashkimi dhe uniteti i myslimanëve. Ai në një letër dërguar babait të tij, ka shkruar: “Ne po përballemi me një kaos të madh dhe po ndjej shqetësim të madh. Ekstremistët kanë filluar të përdorin një metodë që lufta ndaj saj është shumë e vështirë. Kjo metodë është po ai unitet mes shiitëve dhe sunitëve, do të thotë uniteti mes (umetit) Islam. Ata këtë çështje po përdorin në mënyrën më të keqe. Festat e muajit të Ramazanit nganjëherë zhvillohen në xhamitë e shiitëve dhe nganjëherë në xhamitë e sunitëve. Në këto ceremoni marrin pjesë të dy grupet. Në këtë ceremoni paraqiten oda, poezi dhe ligjërata të cilat e lidhin fenë me politikën. Të gjitha këto ceremoni organizohen me temë kryesore armiqësinë kundër jobesimtarëve”. Shqetësimi i Mas Bill në atë kohë nga uniteti mes myslimanëve sunitë dhe shiitë në Irak, ishte një shqetësim i vërtetë, sidomos kur i kuptonte shumë mirë rrethanat e revolucionit të njëzetave të shekullit të kaluar turmat e popullit i konsideronte bazë të këtij revolucioni. Kjo është për arsye se në çdo vend ku ekziston unitet i thellë mes myslimanëve, vërehen gjurmët përçarëse të Anglisë.

Aktualisht arroganca botërore me në krye Amerikës, sionizmin, Anglinë dhe aleatët e saj gjithashtu po ndjek dhe vazhdon politikën "përça e sundo". Ata duke krijuar probleme në vendet islame nëpërmjet faktorëve të tyre servilë, po ndjekin shumë qëllime kolonialiste në vendet e Lindjes së Mesme dhe në vendet e tjera myslimane. Ata me krijimin e sekteve të devijuara si  Vehabizmin dhe me krijimin e grupeve terroriste të dhunshme dhe të rrezikshme si Al Kaidan, Taleban, ISIS etj., po përhapin gjithnjë e më shumë islamofobinë në botë dhe po i quajnë myslimanët terroristë. Këto sjellje të shfrenuara që po bëhen nga Amerika, Izraeli dhe aleatët e tyre, tregojnë se ata deri në çfarë mase kanë frikë nga përhapja e mësimeve shpëtimtare të Islamit dhe deri në çfarë kanë frikë nga uniteti i myslimanëve.   

Një prej veprimeve themelore të armiqve të cilët po shpenzojnë shuma të mëdha të parave për të çuar përpara këtë veprim, është krijimi i kanaleve satelitore në kuadër të shiizmit apo sunizmit. Qëllimi i këtyre kanaleve satelitore është vetëm ndezja sa më shumë e zjarrit të përçarjes mes të dy shkollave islame, sunite dhe shiite. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik, këto dy lëvizje i ka quajtur "shiizmi anglez" dhe "sunizmi amerikan". Kanalet televizive satelitore të ashtuquajtura "shiite", qendra e tyre përsëri ndodhet në Anglinë dinake, mbështetet kryesisht në çështjet për të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje mes këtyre dy shkollave islame dhe vazhdimisht ofendon dijetarët e mëdhenj të shkollës sunite dhe nuk tregojnë fare respekt për ata. Ajetullah Khamenei në lidhje me këto kanale televizive satelitore të rrejshme, thotë: "Ne nuk e pranojmë shiizmin qendra dhe e të cilit është në Londër. Ky nuk është shiizmi të cilin e kanë predikuar dhe përhapur imamët ma'sum (a.s.) dhe kanë kërkuar zbatimin e mësimeve të tij. Shiizmi i cili bazohet mbi bazat e mosmarrëveshjeve, mbi bazën e ofendimit dhe pastrimit të rrugës për praninë e armiqve të Islamit; nuk është shiizëm dhe nuk ka të bëjë fare me shkollën shiite. Ky është devijim fund e krye". Ajetullah Khamenei gjithashtu në një rast tjetër ka thënë: "Shiizmi anglez dhe sunizmi amerikan janë dy tehe të një palë gërshërëve. Të dy këto rryma bëjnë përpjekje për të mbjellë luftë mes myslimanëve dhe për të shtuar sa më shumë zjarrin e mosmarrëveshjeve".

Dr. Rahimpur Purazghadi, profesor dhe mendimtar i njohur mysliman iranian, në shpjegimin e këtyre fjalëve të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, thotë se shiizmi i cili predikohet nga Anglia, është po ai takfirizmi i cili është bërë shkak që njerëzit ta lënë vetëm Imam Husejnin (a.s.) në ditën e Ashurasë. Ata janë pikërisht ata myslimanë sipërfaqësorë të cilët i patën thënë Imam Husejnit (a.s.) "kryengritja nuk është në të mirën tonë" dhe nga ajo turmë 100 mijë njerëzish, në fund vetëm 70 persona qëndruan dhe e shoqëruan Imam Husejnin (a.s.) në ditën e Ashurasë. Edhe tani një lloj i shiizmit të tillë po predikohet nga Anglia. Një mysliman i cili mjaftohet vetëm me adhurimet personale dhe nuk ka moral dhe as vullnet për ta luftuar padrejtësinë.

Nga pikëpamja e Profesor Purazghadi, shiizmi i Londrës dhe myslimanët amerikanë janë po ata njerëz të tillë të cilët e shikojmë Imam Husejnin (a.s.), mirëpo nuk janë njerëz të luftës në rrugën e Zotit, martirizimit, robërimit dhe urdhërimit të veprave të mira dhe ndalimit të veprave të këqija. Këta njerëz nga dispozitat e Sheriatit të Islamit zbatojnë vetëm dispozitat e ndotjes, pastërtisë dhe besojnë vetëm në një Islam pa probleme. Ata kërkojnë vetëm rehatinë e vetë, mirëqenien dhe kënaqësitë e kësaj bote. Ky lloj i shiizmit sipërfaqësor është shumë i lehtë, mirëpo shiizmi i vërtetë nuk është i lehtë dhe është pikërisht ashtu sikur që asnjëri prej imamëve ma'sum nuk kanë patur jetë të lehtë dhe të qetë.

Purazghadi beson se nëse imamët ma'sum nuk do të ishin personalitete politike, atëherë të paktën njëri prej tyre do të vdiste me vdekje natyrore, mirëpo secili prej tyre ose janë vrarë në luftë ose vrarë në mihrabin e adhurimit ose janë helmuar! Ata njerëz të nderuar për shkak të rezistencës dhe qëndresës kundër padrejtësisë së kohës së tyre, ose janë burgosur dhe kanë qëndruar shumë vite në burg ose janë torturuar dhe në fund janë martirizuar.

Aktualisht po vërejmë se arroganca botërore për realizimin e qëllimeve të saj të ulëta, me të gjithë forcën e vetë po qëndron përball Unitetit Islam dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet dhe veprimet e tyre. Amerika, Anglia, sionistët, lobi sionist, Arabia Saudite dhe vehabistët të cilët me idetë e tyre selefiste dhe takfiriste synojnë vetëm krijimin e përçarjeve mes myslimanëve sunitë dhe shiiitë, kanë vënë në shënjestër të gjithë botën islame. Uniteti i myslimanëve për ata është si një hem vrasës dhe mund të shkatërrojë të gjitha përpjekjet e tyre djallëzore. Në këtë mes uniteti i myslimanëve, sidomos bashkëpunimi konstruktiv dhe i logjikshëm mes dijetarëve dhe mendimtarëve të botës islame në krijimin e unitetit, ka një rëndësi më të madhe dhe ky unitet shumë lehtë neutralizon dhe asgjëson komplotet dhe planet e armiqve. Pikërisht për këtë arsye Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, thotë: "Kur ne hedhim sloganin për unitet, ne duhet t'i kemi parasysh këto dy çështje themelore dhe pikërisht këto janë efikase për jetën praktike të myslimanëve. Njëra prej këtyre çështjeve është mënjanimi i mosmarrëveshjeve dhe kontradiktave, konflikteve, kundërshtimeve dhe sabotimeve të cilat që nga shekuj më parë e derë më tani kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në mes shkollave islame dhe grupeve myslimane, si dhe gjithmonë këto kontradikta dhe mosmarrëveshje kanë rezultuar vetëm në dëm të myslimanëve. Çështja e dytë është kjo që ky unitet duhet të jetë në shërbim të Islamit dhe për sundimin e Islamit, përndryshe do të jetë bosh dhe i pakuptimit".

Tags