Lidhja e dyanshme Hollywood dhe Politikë në Amerikë (2)
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i92712
Miq të nderuar në edicionin e kaluar thamë se Hollywoodi dhe kryesisht filmat e prodhuar në atë strukturë ushtrojnë ndikim të qartë mbi politikanët dhe mbi botën politike të Amerikës dhe shumica e politikanëve thuajse janë paraqitur në një skenë filmi që shembullin më të fundit këtij lloji të reagimit  e kemi parë në aventurën e Abu Bakr Al-Baghdadi.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Nëntor 25, 2019 14:41 Europe/Tirane
  • Lidhja e dyanshme Hollywood dhe Politikë në Amerikë (2)

Miq të nderuar në edicionin e kaluar thamë se Hollywoodi dhe kryesisht filmat e prodhuar në atë strukturë ushtrojnë ndikim të qartë mbi politikanët dhe mbi botën politike të Amerikës dhe shumica e politikanëve thuajse janë paraqitur në një skenë filmi që shembullin më të fundit këtij lloji të reagimit  e kemi parë në aventurën e Abu Bakr Al-Baghdadi.

Në këtë edicion do të flasim rreth ndikimit që ka pësuar kinemaja e këtij vendi nga politika dhe rreth reflektimit të imazhit të pushtetit të Amerikës në botën e kinemasë.

“Joker” është një film amerikan i prodhuar në vitin 2019 i cili për herë të parë është shfaqur në ekran në sesionin e 76 të festivalit ndërkombëtar të filmit në Venice dhe ka fituar “Luanin e Artë” për filmin më të mirë. Todd Philips, regjisori i filmit, ka thënë se njerëzit mund të marrin mesazhin e këtij filmi, mirëpo ky film nuk synon të arsyetojë sjelljen e “Joker”, por ky film është një deklaratë për mungesën e dashurisë, dëmet e periudhës fëmijërore, mungesën e dhembshurisë dhe solidaritetit me ata.

Filmi “Joker” si një film artistik i dhunshëm, është përballur me masa speciale të policisë dhe transmetimi i tij ka zgjuar reagime të shumta. Oliver Stone, regjisori i filmit “Vrasësit Natyror” i cili konsiderohej një film i dhunshëm në kinemanë e Hollywoodit, së fundi në një intervistë duke krahasuar elementin e dhunës mes filmit të tij dhe filmit “Joker”, filmin “Joker” e ka krahasuar me presidentin amerikan Donald Trump dhe ka thënë: “Unë mendoj se është interesant... Thuajse filmi është në lidhje me një personalitet me flokë të portokalltë! Ne po jetojmë në epokën e “Joker”. Nga aspekti i ndjenjave dhe dhunës, mendoj se tematika e “Joker” është e ngjashme me tematikën e filmit “Vrasësit Natyror”.

Michael Moore, producenti i njohur amerikan i dokumentarëve që kryesisht veprat e tij kanë shumë protesta ndaj politikave të qeverisë së Amerikës, ka publikuar një mbrojte të plotë rreth filmit “Joker”. Ky producent i dokumentarëve e përqesh këtë ide se duhet frikësuar nga dhuna e filmit “Joker” dhe beson se në rrethanat në të cilat dhuna e vërtetë është jashtë salloneve të kinemasë dhe po shtohet për çdo ditë e më tepër, është e pakuptimtë të flasësh për dhunën e kësaj vepra kinematografike e cila pasqyrën situatën aktuale.

Michael Moore në lidhje me këtë se shikimi i filmit “Joker” mund të jetë i rrezikshëm për shoqërinë, shkruan: “Unë propozoj të kundërtën e kësaj. Mosshikimi i këtij filmi mund të ketë rrezik më të madh për shoqërinë. Kjo është për këtë arsye se tregimi i filmit dhe çështjet që paraqet ai janë aq shumë të thella dhe të domosdoshme sa që nëse veten e privoni nga inteligjenca e kësaj vepre artistike, do ta privoni veten nga një pasqyrë që na ka vendosur ky film para syve tanë. Po, është e vërtetë që në këtë pasqyrë ekziston një pierrot i maltretuar, mirëpo ai nuk është i vetëm. Edhe ne qëndrojmë saktësisht përkrah tij. “Joker” nuk është një film komik. Ngjarja e filmit zhvillohet në vitin 1970 në Gatham (New York City) e cila është qendër e të gjitha të këqijave dhe djallëzive. Aktualisht neve na sundojnë pasanikët, ne jemi në shërbim të bankave dhe kompanive të mëdha dhe ekzistojnë mediat të cilat në mënyrë ditore po na prezantojnë neve një dietë informative të veçantë që besojnë se ne duhet t’a marrim atë”. Michael Moore gjithashtu shton se derisa Donald Trump sillet si një yll i programeve reale televizive, do të thotë se është një lider i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm për shtetin e Amerikës dhe shikimi i një filmi nuk e shton edhe aq shumë këtë rrezik.

Shumë prej hulumtuesve të sociologjisë së artit dhe kritikë të kinematografisë besojnë se Hollywoodit po vepron në kuadër të qëllimeve të politikave të Amerikës dhe si një mekanizëm për përhapjen e vlerave amerikane. Politika këto të cilat deri më tani me miliona njerëz i kanë çuar në gojën e vdekjes, mirëpo e drejtojnë opinionin publik të botës dhe gjithashtu edhe elitat e vendeve të tjera në atë mënyrë sa që të besojnë se veprimet e Amerikës janë në kuadër të qëllimeve humaniste. Hollywoodi gjithashtu nuk ka frikë as të shtrembërojë historinë vetëm për të ruajtur imazhin e mirë dhe superior të Amerikës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithnjë kanë shfrytëzuar në masë shumë të madhe këtë potencial të Hollywoodit për të çuar përpara qëllimet politikës së jashtme të tyre.

Libri “Kinemaja e Sigurisë Kombëtare” (National Security Cinema) i autorëve Matthew Alford dhe Tom Sacker, trajton ndikimin e strukturave të sigurisë së Amerikës mbi industrinë e kinemasë dhe mbi televizionin. Autorët e këtij libri janë larguar nga dy pikëpamjet e zakonshme në këtë çështje ku njëra e konsideron të gjithë Hollywodin plotësisht nën hegjemoninë e strukturave të sigurisë dhe pikëpamja tjetër e cila e mohon tërësisht këtë çështje, ndërsa kanë prezantuar realitetin duke u mbështetur në mbi 4 mijë faqe të dokumenteve zyrtare të sigurisë së Shteteve të Amerikës.

Në këtë libër lexojmë: “Lidhja e qeverisë së Amerikës dhe të Hollywoodit është më politike se sa që ne mund t’a paramendojmë. Produktet e industrisë argëtuese të cilat prodhohen me ndikimin nga strukturat e sigurisë kombëtare, prezantojnë rrugëzgjidhje të dhunshme dhe me bosht Amerikën për zgjidhjen e problemeve globale. Imazhet e paraqitur të këtyre produkteve, të gjitha kanë një perceptim të devijuar të historisë. Natyrisht janë edhe produkte të cilat nuk prezantojnë rrugëzgjidhje të tilla të tmerrshme. Këto produkte në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk janë ndikuar nga strukturat e sigurisë kombëtare të Amerikës, mirëpo kryesisht këshilltarët e këtyre programeve gjithashtu zgjidhen nga mesi i individëve të cilët në fund ndihmojnë ndërtimin e një imazhi në përputhje me dëshirën e strukturave të sigurisë kombëtare.

Është e sigurt se në një strukturë të tillë, Hollywoodi është vetëm arsyetues i politikave zyrtare të qeverisë dhe të organizatave inteligjente të Amerikës në luftën kundër terrorizmit, një luftë kjo që zhvillohet në territorin e Amerikës dhe të vendeve të Lindjes së Mesme si Libani, Iraku dhe Irani ndërsa armiqtë dhe kundërheronjtë kryesisht personifikohen në formën e myslimanëve. Islamofobia dhe theksimi mbi rrezikun e afërt kundër sigurisë që do të ndodhë nga ana e vendeve myslimane; janë prej rasteve që konfirmojnë vazhdimin e mbështetjes së politikës së jashtme të Amerikës mbi diplomacinë mediale në Lindjen e Mesme.

Siç duket riparaqitja e Hollywoodit në kuadër të çuarjes përpara të diplomacisë mediale të Amerikës në Lindjen e Mesme, do të vazhdojë këtë proces të vetë edhe në vitet e ardhshme. Njëkohësisht me këtë, në varësi me zgjedhjet presidenciale të Amerikës dhe me prioritetet e kërkuara në politikën e jashtme që ndodhen para këtij vendi, mund të ndodhë që një prej rrugëve moderatore dhe paqedashëse apo radikale dhe përkrahëse të veprimeve ushtarake të jetë në një nivel më të lartë në procesin e prodhimit të filmave politikë. Në realitet përdorimi i këtyre mekanizmave bëhet shkak për ndërtimin dhe formësimin e pajtimit ose të konfirmimit të opinionit publik dhe të gjitha këto vendosen në korniza dhe dimensione morale dhe psikologjike.

Në këtë mënyrë, aktualisht industria e kinemasë së Amerikës, ka fituar një pozitë aq të rëndësishme për vete e cila mund të konsiderohet edhe si një prej mekanizmave mediale të politikës së jashtme të Amerikës. Natyrisht kjo industri në mënyrë sipërfaqësore por edhe në kapital që konsiderohet prej bazave kryesore të industrisë së kinemasë, duket se gëzon një pavarësi. Megjithëkëtë ekzistojnë rrjete të komplikuara të cilat kryesisht bëhen shkak që filmat e Hollywoodit të anojnë drejtë politikave të cilat janë koordinim dhe në harmoni me strategjitë e mëdha të politikës së Amerikës, sidomos në periudha të cilat shoqërohen me ndryshime dhe zhvillime të rëndësishme ndërkombëtare.

Çështje me rëndësi në filmat e prodhuar në Hollywood është kjo që “lufta” nuk është personifikim i vlerave të pastra dhe të ndershme, por këta filma po e përhapin luftën në kuptimin e fuqisë dhe superioritetit ushtarak dhe si një mjet për të mbrojtur lirinë, vlerat themelore, për të mbrojtjen jetën e njerëzve dhe për të pastruar botën nga të këqijat. Më e rrezikshme se kjo është fakti se këta filma po transmetojnë mesazhe të ngjashme edhe nëpërmjet disa filmave të veçantë për fëmijë dhe për të mitur.

Për shembull, mund të kujtojmë një sasi të madhe të filmave të cilët pasqyrojnë politikën e cila qëndron prapa Hollywoodit në prodhimin e filmave rreth luftës së Amerikës me Vietnamin. Në këta filma pavarësisht faktit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin një shtet agresor kundër territorit të Vietnamit, mirëpo për vete krijon një imazh të “shpëtimtarit” dhe “mbrojtësit” të demokracisë dhe në të kundërtën nga vietnamezët krijon një imazh të individëve të urryer dhe larg ndjenjave njerëzore. Kulmi i krijimit të këtyre imazheve mund të vërehet në filmat “Rambo”. Në serinë e filmave “Rambo” me aktrim të Silevestre Stallone, paraqitet një ushtar i zhgënjyer dhe i turpëruar amerikan nga lufta e Vietnamit, mirëpo në të gjitha seritë e këtij filmi, vietnamezët paraqiten në film si armiq larg ndjenjave njerëzore, ndërsa zhgënjimi dhe turpërimi i këtij ushtari amerikan nuk është për shkak të vrasjes së vietnamezëve, por për shkak të vrasjes së bashkëluftëtarëve të tij dhe nganjëherë për shkak të mashtrimit nga komandantët e tij ushtarakë.  

Në filmat kinematografik rreth luftës së Vietnamit – me përjashtim të një numri shumë të vogël të tyre – shkuarja në Vietnam dhe vrasje e qytetarëve të këtij vendi është paraqitur si një veprime i natyrshëm dhe publiku duke shikuar sjelljen e vietnamezëve me ushtarët amerikane, ka rënë nën ndikim dhe krijon urrejtje ndaj popullit të këtij vendi aziatik. Në po këta filma nuk trajtohet fare sjellja çnjerëzore e ushtarëve amerikanë ndaj grave dhe vajzave vietnameze dhe ndaj popullit të këtij vendi në mënyrë që imazhi i popullit të Vietnamit dhe lufta me këtë vend të paraqitet dhe të tregohet ashtu siç dëshirojnë politikanët amerikanë për popullin e Amerikës dhe për vendet e tjera të botës.

Pavarësisht fjalëve të Donald Trump që përdorë gjatë sulmit kundër mediave, në realitet po vërejmë se media dhe propaganda në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë zyrtare është një prej mjeteve të rëndësishme për të pastruar dhe për të dalluar qeveritarët e Amerikës duke i paraqitur ata si një hero. Në kohën kur Osama bin Laden, kreu i organizatës terrorist Al Kaida u shpall si terrorist dhe autor i sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, menjëherë filloi veprimtaria mediale e Amerikës për arrestimin dhe burgosjen e këtij personi. Osama bin Laden i cili ishte vetë një agjent i Amerikës dhe i arrogancës botërore në Lindjen e Mesme dhe faktor i shumë të këqijave të ndryshme, në planin e qeveritarëve amerikan që nga fillimi ishte e ditur se çfarë fati do të ketë në fund: arrestim dhe ekzekutim me vrasje. E njëjta gjë çfarë ka ndodhur me agjentët e tjerë amerikan në rajon dhe në Lindjen e Mesme siç është shembulli i ish-diktatorit irakian Sadam Husejn.

Kësaj radhe pasi që Abu Bakr Al-Baghdadi, kreu gjakpirës i grupit terrorist ISIS, nuk arriti t’ i vë zjarrin rajonit të Lindjes së Mesme ashtu siç kishte dëshirë Amerika dhe Perëndimi, sepse u përball me ushtarët dhe forcat iraniane, siriane dhe irakiane, më shpejtë se sa që ishte parashikuar i erdhi koha e vdekjes dhe vrasjes. Siç duket, duke marrë parasysh historikun e Amerikës dhe të Hollywoodit në këtë drejtim, së shpejti duhet të shikojmë prodhimin e një filmi kinematografik rreth operacioneve për arrestimin dhe ekzekutimin e këtij agjenti të Amerikës. Një film i cili përsëri do të paraqesë për Amerikën një imazh të shpëtimtarit të rrejshëm dhe kësaj radhe me siguri që Donald Trump do të paraqitet në personazhin e një heroi. President ky i cili me të vërtetë ka dëshirë të madhe për t’u bërë një aktor i filmave të tillë!!!