Drejtësia, viktimë e politikës amerikane
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i93209-drejtësia_viktimë_e_politikës_amerikane
Programi është bërë nga kanali televiziv Press Tv, të titulluar “ Të burgosurit politikë në Amerikë”.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 14, 2019 17:33 Europe/Tirane
  • Drejtësia, viktimë e politikës amerikane

Programi është bërë nga kanali televiziv Press Tv, të titulluar “ Të burgosurit politikë në Amerikë”.

Video-ja e plotë e programit “ Të burgosurit politikë”

Që nga fundi i tetorit 2018, Dr. Masud Sulejmani, një profesor dhe studiues i shquar iranian në kërkimin e qelizave staminale, është burgosur në një burg federal të SHBA. Sulejmani udhëtoi në Shtetet e Bashkuara për kërkime në Klinikën e njohur Mayo me një vizë të vlefshme J-1, por u arrestua pas mbërritjes dhe u akuzua se nuk kishte autorizimin e nevojshëm për të importuar disa produkte të zhvillimit njerëzor.

“Mansoureh Movahedin, Shefe e fakultetit Mjekësor të Universitetit Tarbiat Modarres ( lidhur me këtë thotë”

"Ai shkoi në Institutin shumë prestigjioz “Klinika Mayo”. Ai edhe më parë kishte udhëtuar në Amerikë me ftesë të këtij instituti shumë prestigjioz. Kjo ishte pjesë e axhendës së tij. Në fakt, atij i ishte kërkuar që të shkonte në këtë institut dhe të kryente një seri shkëmbimesh shkencore. Kjo do të thotë, se ai posedonte një sërë teknikash dhe atij i ishte kërkuar të punonte me këto teknika, ndërsa kërkonin që atje të prezantonte disa prej arritjeve të tij shkencore ".

Studentja Ehsan Javan Doost, mik i Dr. Sulejmani, thotë:

"Të gjithë e dinë faktin se ai është një nga njerëzit e paktë në vend që aktualisht ka eksperiencë dhe profesionalizëm të veçantë në fushën e hematologjisë dhe studimeve të qelizave staminale."

Arrestimi i dijetarëve iranianë në Amerikë e ka ndërlikuar edhe më shumë situatën e arsyes së këtyre arrestimeve. Në këtë mes lind pyetja se për çfarë arsye Amerika arreston persona nën pretekste politike dhe pasi keqpërdoron situatën i liron ata. Profesor Masud Sulejmani sapo është liruar nga një burg në jug të Atalantës. Është e qartë se profesor Masud Sulejmani ka rënë në kurthin e FBI-së dhe është arrestuar prej saj në kohën kur synonte të vizitonte klinikën prestigjioze Mayo në Minesota. Ashtu siç shkruhet në dokumentacionin hetues të Marjam Xhazaeri një prej studentëve të profesor Sulejmanit që u arrestua në shtator të vitit 2016, vihet re se profesor Sulejmanit ka qenë i monitoruar nga amerikan për 2 vjet me radhë. Hetimet ndaj tij kanë nisur 2 vjet përpara tetorit 2018 kur profesor Sulejmani u arrestua në Amerikë.

FBI është marrë për 2 vjet me radhë që të përpilojë dosjen kundër profesor Sulejmanit. Në këtë mes lind pyetja se përse dhe për çfarë arsye? Gjithashtu janë parashtruar edhe pyetje të tjera si: Sa i gjerë është ky fenomen dhe qeveria amerikane duke bërë të tilla kurthet duke arrestuar dhe duke keqpërdorur personat e arrestuar si profesor Sulejmanit, çfarë qëllimi dhe objektivi ndjek? Që nga fitorja e Revolucionit Islamik në vitin 1979, qeveria amerikane ka arrestuar shumë iraniane me pretekste të ndryshme. Ahmed Sheik Zade, ishte një tjetër nga ata profesorë dhe doktorë që ka mbaruar studimet në universitetin e Kolombias dhe në kuadër të OKB ushtronte detyrën e tij në Iran. Në mars të vitit 2016 FBI-ja i ka dhënë Ahmed Sheikzade propozim për bashkëpunim. Mirëpo kur ai refuzoi kërkesën e FBI-së, ai u akuzuan për shkeljen e normave të doganave, pastrim parash dhe komplot kundër sanksioneve të Amerikës kundër Iranit. Edhe pse hetimet kundër Ahmed Sheikzade nuk dhanë asnjë rezultat, ai më në fund u dënua më 3 muaj burg dhe gjobë. Kjo tregon qartë se si qeveria amerikane dhe sistemi i FBI-së, mundohet t’i shfrytëzojë iranianët për qëllime politike.

Behram Kasemi, ish zëdhënës i MPJ të Iranit thotë:

Në vazhdën e politikave të mëparshme të Amerikës që kanë për qëllim të ushtrojnë presione ndaj shtetasve iraniane në Amerikë dhe ndaj disa vendeve të tjetër, përsëri një iranian është dënuar për disa muaj. Unë jam i mendimit se sipas akuzave paraprake të nxjerra kundër tij tregon se sa bosht edhe të pavend janë akuzat që janë ngritur kundër tij.

Sheikzade u kthye në viktimë e një operacioni të pasuksesshëm, ku ai nuk pranoi propozimin për bashkëpunim me FBI. Edhe pse ai nuk ka pranuar bashkëpunimin, mirëpo qeveria amerikane nuk hoqi dorë që këtë çështje ta përdorë për përfitime politike dhe strategjike kundër Iranit.

Abas Musavi zëdhënës i MPJ të Iranit thotë:

Të tilla dosje nuk janë një apo dy por janë të paktën 30 dosje të tilla në vendet evropiane dhe jo evropiane ku shtetasit iranianë janë arrestuar në formë të jashtëligjshme me kërkesë të Amerikës dhe janë ekstraduar në këtë vend. Disa prej tyre aktualisht ndodhen në Amerikë.

Qeveria amerikane arreston në formë arbitrare jo vetëm iranianët por ajo u kërkon edhe vendeve të tjera që të ekstradojnë ata persona që qeveria amerikane synon t’i shfrytëzojë në forma të ndryshme për qëllime të gjera strategjike kundër Iranit. Dosja më e fundit në këtë rast i përket znj. Narges Kodskani, shtetas iranian me banim në Australi e cila u arrestua në qershor të vitit 2017 me kërkesë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Ashtu si shumë shtetas të tjerë iranianë të cilët kanë tërhequr vëmendjen e autoriteteve amerikane, Kodskani gjithashtu është akuzuar për gjoja shkeljen e sanksioneve.

Në dosjen e Kodskani, presionet e Amerikës ishin aq të mëdha saqë Australia nuk kishte rrugë tjetër veçse të dorëzohej përballë kërkesës së Amerikës dhe ta ekstradonte atë në vitin 2019. Edhe pse autoritetet e Australisë ishin në dijeni të faktit se Kodskani nuk kishte shëndet të plotë dhe në kohën kur ajo u arrestua ishte shtatzënë, atë e arrestuan dhe e dërguan në burgun e grave shtatzënë të Australisë. Kodskani u lirua nga autoritetet amerikane në muajin shtator në kohën kur ata arritën përfundimin se atë nuk mund ta përdornin më për përfitime politike. Duhet thënë se organizatat e rendit dhe të sigurisë në Amerikë, iranianët nuk i arrestojnë vetëm për arsye politike. Qeveria amerikane vazhdimisht sulmon shtetasit e atyre vendeve me të cilat ka probleme. D.m.th. ajo sulmon shtetasit nga Rusia, Kuba, Venezuela, Siri, Libani dhe shumë vende të tjera. Një prej dosjeve më të njohura kohët e fundit është dosja e shtetases ruse Maria Butina që u arrestua në korrik të vitit 2018 me akuzën e komplotit kundër Amerikës. Shumë analistë thonë se Butina u arrestua në kohën kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Amerikës ishin në rënie të lirë. Butina u lirua nga burgu pas 19 muajsh d.m.th. në tetor të vitit 2019.

Maria Zakharova zëdhënëse e MPJ të Rusisë thotë:

Shtetasja jonë me kuptimin e plotë të fjalës është detyruar të nënshkruaj një letër me akuza qesharake. Ne po analizojmë vërtetësinë e arrestimit dhe dënimit të Maria Butina , si një përpjekje për presion politike dhe për mitmarrje politike dhe po e shqyrtojmë çështjen e saj si të dënuar politike. Ne jemi të mendimit se ajo është arrestuar vetëm për përfitimet politike të Ameirkës dhe për të përhapur akoma më shumë fobinë ndaj Rusisë.

Mirëpo sjellja ndaj të burgosurve politikë si është dhe ata në ç’kushte jetojnë? Nino Braun anëtar i lëvizjes Jericho Movment dhe i Aleancës së Përgjigjes, në një intervistë për Real Neës Netëork ka thënë se të burgosurit politikë në Amerikë janë të harruar, në një kohë kur ata mundohen të jetojnë në ujërat e ndotura.

Nino Braun anëtar i Jericho Movment dhe i Aleancës së Përgjigjes, thotë:

Të burgosurit rrezikojnë të pinë ujë të ndotur nga ujërat e dusheve dhe të kafeneve. Ata I detyrojnë të burgosurit që të bëjnë punë të rënd dhe në disa raste të pinë ujë të ndotur në ngjyrë hiri me përqindje të lartë magnezi, hekuri dhe lëndë të tjera helmuese. Në rast të kundërt këta të burgosur marrin dënime me mbyllje në celulat e izolimit, ose torturohen. Ndërkohë qentë roje të burgjeve pinë ujë të kulluar dhe filtruar. Këtu duke qartë shkelja haptazi e të drejtave të njeriut.

Jo vetëm që arrestimi dhe burgosja politike është prej karakteristikave të politikës së jashtme të Amerikës, por edhe organizatat amerikane si Departamenti i Drejtësisë për të kënaqur autoritet shtetërore, ndërmarrin veprime për arrestimin e njerëzve për qëllime politike. Një prej këtyre shembujve është Lufta kundër Terrorit me anë të së cilës ndaj organizatave amerikane është ushtruar presion i madh për të dhënë rezultat. Si pjesë e këtij plani  FBI nisi operacionin Thumbi me anë të të cilit njerëzit i akuzon për ndërhyrje në terrorizëm. Në shumë raste njerëzit e thjeshtë dhe të dobët të shoqërisë, bën objekt i spiunimeve të FBI-së me qëllim që në këtë mënyrë të plotësohen qëllimet politike të organizatave amerikane. Sipas raporteve 300 persona kanë rënë viktimë e operacionit Thumbi të FBI-së nën mbulesën e luftë skundër terrorit por që janë shfrytëzuar politikisht nga organet amerikane. Mesa duket as të huajt dhe as amerikanët janë të sigurt nga hetimet politike të qeverisë amerikane. Nuk ka dyshim se drejtësia dhe lira e pretenduar nga Amerika janë bërë viktima kryesore të veprimtarisë së këtij vendi.