Kriza e krijuara nga virusi Korona në botë
(last modified Tue, 18 Feb 2020 15:55:20 GMT )
Shkurt 18, 2020 16:55 Europe/Tirane
  • Kriza e krijuara nga virusi Korona në botë

Një prej sfidave më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht shteti dhe populli i Kinës dhe që pasojat e saj kanë krijuar shqetësime serioze edhe për vendet e tjera të botës, është përhapja e virusit Korona dhe shtimi i numrit të personave të infektuar me këtë virus.

Statistikat më të fundit të publikuara nga ana e qeverisë së Kinës tregojnë që nga dhjetori i vitit 2019, do të thotë që nga koha e diagnostikimit të virusit të ri me emrin Korona për herë të parë e deri më tani, numri i personave të infektuar me këtë virus ka kaluar shifrën 66 mijë persona dhe numri i personave që kanë vdekur për shkak të infektimit me këtë virus ka shkuar në mbi 1665 persona.

Përveç në Kinë, me qindra persona janë raportuar edhe në vendet e tjera të botës që janë infektuar me virusin Korona. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rreziku i përhapjes së këtij virusi është serioz, prandaj vendet e botës duhet të përgatiten dhe të marrin të gjitha masat për t'u përballur me përhapjen e këtij virusi. Mirëpo çfarë është ky virus? Çfarë rreziqe ka dhe si mund të përballemi me atë? Janë çështje të cilat do t'i trajtojmë në këtë program. Na ndiqni në vazhdim.

Image Caption

 

"Coronavirus" është një familje e madhe e viruseve të cilët përfshinë nga kripet e zakonshme e deri të faktori i sëmundjeve më të ashpra si Sars dhe Mers. Viruset Korona është zbuluar në vitet 1960-ta dhe deri më tani janë identifikuar shtatë lloje prej tyre dhe lloji më i fundit këtyre është virusi Korona i cili është përhapur në dhjetor të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës duke infektuar një numër të madh të njerëzve. Sipas mendimit të studiuesve, viruset Korona edhe pse në shumicën e rasteve vërehen te kafshët, mirëpo 5 lloje prej tyre ndikojnë edhe aparatin e frymëmarrjes së njerëzve. Shenjat e kësaj sëmundje përfshinë temperaturën dhe problemet në frymëmarrje si vështirësitë në frymëmarrje, frymëmarrja e shpejtë, dhimbje në fyt dhe rrjedhja e ujit nga hunda. Edhe pse personat e parë të infektuar me këtë sëmundje ishin individë të cilët punonin në tregun e ushqimeve dhe produkteve detare, mirëpo duke marrë parasysh përhapjen e sëmundjes në mes personave të cilët nuk kishin kontakte me kafshë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka arritur në këtë përfundim se transferimi i këtij virusi nga njeriu në njeri, është një mundësi e konsiderueshme e përhapjes së këtij virusi.

Studimet e reja që kanë bërë shkencëtarët, kanë treguar se ky virus sipas të gjitha gjasave nga kafshët është transferuar te njeriu. Zbulimet e studimeve të shkencëtarëve janë publikuar në revistën "Journal of Medical Virology" dhe tregojnë se virusi Korona ka filluar nga gjarpërinjtë. Shkencëtarët kanë zbuluar se ndryshimi i bërë në një prej proteinave me virusin e ri Korona ka krijuar mundësinë e transferimit të këtij virusi te njerëzit. Natyrisht kjo çështjeje nuk është diçka e re, për arsye se përgjatë 50 viteve të kaluara një numër i madh i sëmundjeve infektuese pas një zhvillimi përkryerës janë transferuar nga kafshët te njerëzit. Në vitet 1980-ta virusi HIV (IDS), në vitet 2004-2007 përhapja e kripit të shpezëve dhe pas tij përhapja e gripit të derrit, pastaj sëmundja Ebola dhe në vitet e fundit virusi Sars, Mers dhe Korona; ishin sëmundje të cilat janë transferuar nga kafshët e egra te njerëzit.

Rastet e para të infektimit me virusin Korona i cili ka ngjashmëri të madhe me virusin Pneumonia, janë raportuar më 31 dhjetor të vitit 2019 në Kinë. Që nga ajo kohë, kjo sëmundje përveçse u përhap në Kinë, virusi Korona u përhap edhe në vendet e tjera si në Tajlandë, Japoni, Kore Jugore, Amerikë, Australi, Francë, Hong Kong dhe Tajvan. Në muajin janar një rast i mundshëm është raportuar edhe në Kanada dhe një rast i infektimit të një pacienti është raportuar edhe në Lisbonë të Portugalisë. Natyrisht akoma nuk ka statistika të sakta nga vdekjet e shkaktuar nga ky virus, mirëpo statistike të publikuara në mënyrë sporadike dhe jo zyrtare, tregojnë se shumica e personave që kanë vdekur me këtë virus kanë qenë të moshës mbi 60 vjeçare. Mirëpo vdekja e disa personave të rinj si Dr. Li Wenliang, mjeku i syve 34 vjeçar kinez, i cili për herë të parë i kishte paralajmëruar bashkëpunëtorët e tij për përhapjen e një virusi të ngjashëm me virusin Sars, shtoi edhe më shumë shqetësimet në lidhje me këtë sëmundje.

Dr. Li Wenliang, mjeku i syve 34 vjeçar nga Kina, i cili për herë të parë paralajmëruar bashkëpunëtorët e vet në lidhje me përhapjen e një virusi të ngjashëm me virusin Sars

Pavarësisht se aktualisht ekzistenca e kësaj sëmundje është konfirmuar në 23 vende të botës, mirëpo Sylvie Briand, drejtoresha e zyrës për parandalimin e sëmundjeve infektuese në Organizatën Botëror të Shëndetësisë, thotë: "Ne aktualisht akoma nuk jemi në fazën e përhapjes të këtij virusi në përmasa botërore. Ne ndodhemi në fazën epidemike në disa qendra dhe po mundohemi që ta ndalim përhapjen e kësaj sëmundje në këto qendra". Në kuadër të luftës kundër përhapjes së virusit Korona, masat që ka marrë qeveria e Kinës për të mos lejuar përhapjen gjithëpërfshirëse të këtij virusi vdekjeprurës, janë vlerësuar lartë nga Organizatat Botërore dhe nga ana e shumë shteteve të botës.

Për shembull, në qytetin me 9 milionë banorë të Wuhanit në Kinë i cili është edhe qyteti i parë në të cilin është vërejtur dhe përhapur virusi Korona, janë marrë masa dhe janë bërë veprime speciale për të parandaluar përhapjen e virusit të ri Korona. Aeroportet dhe stacionet e trenave të këtij qyteti janë mbyllur për pasagjerët dalës ndërsa për rrjetin e transportit urban të autobusëve dhe mjeteve të tjera të transportit publik janë vendosur rregulla speciale dhe banorëve të këtij qyteti u është sugjeruar që të shmangen nga qarkullimi në zonat me popullsi të dendur dhe nga grumbullimi i njerëzve. Ndërtimi i spitalit me një 1000 shtretër brenda dhjetë ditëve në këtë qytet, ishte një veprim tjetër efikas i qeverisë së Kinës për t'u përballur me këtë virus vdekjeprurës. Të gjitha këto masa në përgjithësi janë bërë shkak që drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke vlerësuar veprimet e qeverisë së Kinës, ka deklaruar: "Këto janë masa dhe veprime shumë të fuqishme të cilat përhapjen e virusit Korona në nivel ndërkombëtar e çojnë në minimum".

Në takimin e 146-të zë Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që u mbajt me 3 janar të vitit 2020 në Gjenevë të Zvicrës, Teodor Adhanom Ghebreyesus, sekretari i përgjithshëm i OBSH-së, ka deklaruar mbështetjen e plotë ndaj qeverisë së Kinës në përballje me këtë virus vdekjeprurës. Ai ka thënë se strategjia e Kinës jo vetëm që është e fortë, por është shumë efikase. Jashtë kufijve të Kinës janë konfirmuar vetëm 146 raste (aktualisht janë regjistruar mbi 500 raste në 24 vende) në 23 vende të tjera të botës që kjo shifër në krahasim me përhapjen e sëmundjeve të tjera vdekjeprurës është një shifër shumë e vogël dhe nuk ekziston kurrfarë arsye për panik të njerëzve.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu, në një bisedë telefonike me Wang Yi, ministrin e punëve të jashtme të Kinës, i ka vlerësuar të suksesshme veprimet dhe masat e qeverisë së Kinës në përballje me përhapjen gjithëpërfshirëse të virusit Korona dhe ka thënë: "Kina jo vetëm që ka parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës së brendshme në këtë vend, por ka penguar edhe përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës në botë". Muhamed Xhavad Zarif në llogarinë e vet në Twwiter në gjuhën kineze gjithashtu ka vlerësuar veprimet e qeverisë së Kinës në këtë drejtim dhe ka shkruar: "Ne, dënojmë keqpërdorimin e këtij rreziku. Kina me padyshim se ka vepruar me më shumë përgjegjësi dhe me më shumë sukses se sa Amerika në kontrollin e gripit N1H1 në vitin 2009".

Këtë realitet e ka konfirmuar edhe vetë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës dhe në një intervistë në lidhje me këtë çështje, ka kritikuar Amerikën për shkak se që nga fillimi i përhapjes së virusit Korona po krijon atmosferë të frikës dhe të panikut dhe ka deklaruar se Uashingtoni nuk ka dhënë kurrfarë ndihme të konsiderueshme për Pekinin në fushën e përballjes me këtë virus vdekjeprurës. Kjo është në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka falënderuar qeverinë dhe popullin e Iranit për bashkëpunimin që ka treguar në përballje me virusin Korona. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës në një prej konferencave për shtyp, ka vë në dukje këtë çështjeje dhe ka thënë se Muhamed Xhavad Zarid, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ishte ministri i jashtëm i parë në mesin e ministrave të jashtëm të vendeve të botës i cili ka mbështetur në mënyrë publike Kinën në përballjen me virusin Korona. Ajo gjithashtu bëri të ditur se Irani ka dërguar 3 milionë maska higjienike në Kinë për të ndihmuar popullin e Kinës.

Me padyshim se në raste të shfaqjes fatkeqësive të tilla, durimi, solidariteti, bashkëpunimi, gjykimi i logjikshme dhe i qetë dhe i bazuar në shkencë mund t'i zgjidhë çështjet e ndryshme në mënyrë më të mirë. Në raste të tilla, iranianët gjithmonë duke kujtuar këto dy vargje të poetit të njohur iranian Sa'di Shirazi, bëjnë përpjekje për të ndihmuar njerëzit e tjerë të botës:

Bijtë e Ademit janë gjymtyrë e njëri-tjetrit

Sepse në krijim janë prej një substance

Kur koha i shkakton dhimbje një gjymtyre

Edhe gjymtyrët e tjera nuk janë të qeta

 

Tags