Lutje pranë Zotit (9)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:32:43 GMT )
May 12, 2020 09:32 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (9)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Falikal-Hab-bi”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Narratori:

Qielli është i etur. Toka është e etur. Gjallesat dhe rrënjët e bimëve... njerëzit...dheu. Peshqit të gjithë janë të etur.

Në një transmetim thuhet se një herë kishte muaj që nuk kishte rënës shi në qytetin e Kufes. Imam Aliu (a.s.), prijësi i besimtarëve, ngriti duart për t’u lutur dhe u lut pranë Zotit të madhëruar për të rënë shi.

Lutja ishte kështu: “O Zot! Bjeshkët tona janë plasaritur nga thatësira dhe toka jonë është e errët. Kafshët tona janë të etura dhe janë të hutuara në torishtat e tyre. Po rënkojnë sikur nënat që u kanë vdekur fëmijët. Nga shkuarjet e ardhjet e kota në kullosa, janë lodhur dhe janë mërzitur nga malli për të shkuar pranë burimeve të ujit. (O Zot! Trego mëshirë ndaj rënkimit të deleve dhe ndaj dashurisë së deveve për burimet e ujit!)

O Zot! Trego mëshirë ndaj atyre që janë hutuar atëherë kur janë duke ecur në tokë dhe ndaj rënkimeve të tyre atëherë kur futen në torishta! O Zot, Ti je shpresa e atyre që kanë dhimbje dhe Ai që u jep zgjidhje atyre që kërkojnë, në kohën kur njerëzit kanë humbur shpresën dhe retë kanë ndalur shiun e tyre dhe kafshët që kanë nevojë për kullosa, u shkatërruan!.

Të lutemi Ty o Zot që të mos nda dëno neve për veprat tona dhe mos na ndëshko neve për mëkatet tona! Na lësho mëshiron tënde me retë që reshin shi me urdhrin tënd dhe me pranverën tënde me plotë reshje dhe bimët e gjelbëruara që shtojnë gjallërinë me urdhrin tënd! O Zot lutemi që ta dërgon një shi për ne që të jetë gjallërues dhe që shuan etjen i cili do të përfshijë të gjithë dhe të arrijë në çdo vend!

Lutemi për një shi, të begatshëm dhe me plotë mirësi i cili do të zhvillojë shumë bimë dhe degët e pemëve do të mbushen me fruta dhe gjethe dhe freski që të gjallërohen robërit e tu e paaftë dhe të gjallërohet toka jote e vdekur!

Transmetuesi vazhdon:

Qielli me vullnetin dhe urdhrin e Zotit, në gjoksin e vet i ndrydh retë e rënda dhe ato lëshojnë shi. Nëse Zoti nuk dëshiron dhe nuk lejon, asnjë pikë e atij shiu nuk do të pikojë nga gjithë këto re.

O Zot! Ti largon mërzinë dhe Ti mënjanon pikëllimin!

Çdo gjë është me lejen tënde. Me vullnetin dhe urdhrin tënd... ndodhë nëse një gjeth bie nga pema ose një farë shpërthen në bimë.

Qielli është i dashuruar në shi. Dhe Zoti duhet t’i japë leje qiellit për këtë dashuri, përndryshe etja do ta shkatërrojë tokën.

O Zot! O falësi i mëkateve dhe pranuesi i pendimit!

Ne të gjithë të eturit e tokës i ngrehim duart drejt qiellit dhe të lutemi Ty të tregosh mëshirë ndaj etjes tonë. Kur të bie shiu, ne ngjallemi... vetë ne, shpirti ynë dhe kujtimet tona. Duket se Ti po flet me ne. Shiu është një shenjë. Mos na privo neve nga miqësia jote!

Pikat e shiut janë sikur një vijë pika-pika që e lidh qiellin me tokën... Dashuria dhe begatia jote arrin në tokë. Mos na privo neve nga dashuria dhe begatia jote!

O Zot! O krijuesi i të gjitha krijesave!

Nuk është një person nga ne që e meriton mëshirën? Nuk është një person nga ne që e meriton faljen tënde? Që me begatinë e ekzistencës së tij, të tregosh mëshirë për të gjithë...

Ose të gjithë ne robërit e tu mëkatarë dhe harrues, kurrë nuk kemi bërë të paktën një hap pa u krenuar? Pas gjithë këtyre mëkateve, kurrë nuk kemi derdhur një pikë loti të pendimit që tani për shkak të po atij pak loti të pavlerë, të zbresësh shiun tënd të pakursyer dhe të mënjanon etjen tonë?

O Zot! O premtuesi i drejtë! Ti që i qëndron besnikë besës!

O Zot që e di sekretin e fshehur!

Thonë se është bërë thatësirë dhe më as një grup i drerëve të etur nuk kanë siguri.

Drerët në fushë shkuan pranë Hazretit Musa a.s. dhe i thanë se ne po shkatërrohemi nga etja dhe për ne lutu pranë Zotit që të lëshojë shi! Hazreti Muas a.s. u drejtua pranë Fronit Hyjnor dhe duke u lutur, tregoi ngjarjen e drerëve!

Zoti i madhëruar tha: “Nuk ka ardhur koha e tij”. Hazreti Musai a.s. ua ktheu përgjigjen e refuzimit drerëve!

Kaluan disa ditë dhe drerët ishin gati të shkatërroheshin një nga një. Ata vendosen që njëri prej drerëve vetë të shkojë pranë Zotit dhe të bisedojë me Zotin. Njëri prerë drerëve u paraqit vullnetar që të shkojë lartë në bjeshkën Tur për të folur dhe për të lutur pranë Zotit. Ai u tha shokëve të vet: “Nëse gjatë kthimit, unë do të eci duke kërcyer e vrapuar, dijeni se Zoti i madhëruar më ka pranuar lutjen dhe do të bie shi, përndryshe nuk ka shpresë!”.

Dreri shkoi lartë në bjeshkën Tur dhe Zoti i madhëruar i dha të njëjtën përgjigje atij dhe tha: “Akoma nuk ka ardhur koha e caktuar”. Dreri dalë ngadalë duke ecur zbriti nga bjeshka, mirëpo kur shikoi sytë me plotë shpresë të shokëve të tij, u pikëllua! Filloi të vrapojë e kërcejë dhe me vete tha: “Po i gëzoj shokët e mi dhe po mbështetem te Zoti, akoma ka shpresë derisa të zbres poshtë nga bjeshka!”.

Derisa dreri arriti në fund të bjeshkës, shiu filloi të bie! Musai a.s. protestoi pranë Zotit.

Zoti i madhëruar i tha atij: “Edhe dreri mori të njëjtën përgjigje të cilën e ke marrë ti më parë. Me këtë dallim që dreri përsëri shkoi duke u mbështetur te Zoti dhe ky ishte shpërblimi i mbështetjes së tij te Zoti!”.

Transmetuesi:

O Zot! Na dhuro një shi që tokat e larta të mbushen me bari të gjelbër dhe në tokat e ulëta të lëvizë uji dhe ambienti rreth nesh të gjelbërohet dhe të gjallërohet dhe të shtohen frutat tona dhe kafshët tona të arrijnë në qetësi dhe të përfitojnë nga ai edhe njerëzit që janë larg nesh dhe të përfitojnë nga ai edhe fushat dhe kopshtet të cilat janë pjekur nga dielli...!

Amin Ja Rabil-Alemin

O Zot! Ti largon mërzinë dhe Ti mënjanon pikëllimin! O Zot! O falësi i mëkateve dhe pranuesi i pendimit! O Zot! O krijuesi i të gjitha krijesave! O Zot! O premtuesi i drejtë! Ti je ai që i qëndron besnikë besës! O Zot që e di sekretin e fshehur! O shpërthyesi i farës! O furnizuesi i robërve!

Ti je i pastër nga çdo e metë, Ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç Teje, na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 20-të të duasë Xhushane Kabir:

یَا فَارِجَ الْهَمِّ یَا کَاشِفَ الْغَمِّ

یَا غَافِرَ الذَّنْبِ یَا قَابِلَ التَّوْبِ

یَاخَالِقَ الْخَلْقِ یَا صَادِقَ الْوَعْدِ

یَا مُوفِیَ الْعَهْدِ یَا عَالِمَ السِّرِّ

یَا فَالِقَ الْحَبِّ یَا رَازِقَ الْأَنَامِ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

Tags