Lutje pranë Zotit (20)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:44:56 GMT )
May 12, 2020 09:44 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (20)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja men jukal-libu el-lejli va el-nehar!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirëplotit

Narratori:

Asnjë vend në botë nuk e dua më shumë se sa kullën e lartë të rojës gjatë periudhës së shërbimit ushtarak...

Lindja e hënës...

Lindja e diellit...

Përgjegjësi ynë një herë duke bërë shaka tha: “Kur të largoheni nga këtu, do të qani... nuk do t’u dëshirojë zemra që të largoheni nga këtu dhe ne do t’iu detyrojmë që të largoheni nga këtu”.

Të gjithë qeshëm...

A është e mundshme që dikush të mos lodhet nga detyra serioze dhe e rëndë e shërbimit ushtarak. Kjo fjali për mua ishte një shaka deri në natën kur hipa në kullë e rojës për të qëndruar roje gjatë natës.

Sa vite kam unë?

Sa ditë kam jetuar?

Sa orë?

Sa minuta dhe sa sekonda?

Në këto mijëra ditë që kam jetuar sa herë e kam pa lindjen e hënës?

Një herë qëndroja mbi kullën e rojës dhe për të kaluar kohën, pëshpëritja me veten: më kujtohet një natë rrezonte hëna...

E ktheva kokën dhe e gjeta hënën në qiell...

Ajo lindi dhe u shfaq dalëngadalë. Mu ndalë pëshpëritja dhe hëna më magjepsi mua.

Që nga ajo kohë unë në mënyrë vullnetare qëndroja në roje. Vullnetar për të qëndruar zgjuar natën...një gjë nga e cila arratiseshin të gjithë.

Si një fëmijë tre vjeçar kisha dëshirë që të lindte hëna dhe unë ta shikoja ata. Pas hënës, vazhdonte madhëria e qiellit. Lindja e diellit ishte duke ardhur. Të dy të përkryer dhe të bukur... preciz dhe të saktë...

Kanë të drejtë kur të thonë se periudha e shërbimit ushtarak e ndërton një burrë...

Kalon shumë shpejtë. Shpejtë... shërbimi ushtarak... lindja e hënës... lindja e diellit... jeta... kalon shpejtë.

Derisa të mos vendosësh këmbën në një rrugë, ajo të duket shumë e vështirë.

Mirëpo kur ta bësh hapin e parë, shumë shpejtë përfundon rruga e cila të dukej shumë e vështirë. Sapo të mësohesh, ajo përfundon. Unë kam përjetuar periudhën e shërbimit ushtarak në mënyrën më të ndryshme dhe kujtimet e mia dallojnë nga kujtimet e të gjithëve! Çdo herë deri në mëngjes, nga çasti në çast shikoja lindjen me të gjithë qenien time... nga frika e dëshpërimit.

E dija që një ditë përfundon dhe mbetem unë dhe malli.

Më kujtohet një natë rrezoi hëna

Një erë e ftohtë filloi të fry nga bjeshka

Më tha mua o fëmijë i pikëlluar

Për çfarë je nda nga shtëpia jote?...

Kurbeti më kish mbush të gjithë qenien time. Isha unë dhe Zoti dhe gjerësia e qiellit...

O Zot! Ti je ai që ndërron natën dhe ditën! Ti je ai që ke caktuar errësirat dhe ndriçimet!

U gjunjëzova. Përball madhërisë tënde, rashë në sexhde. Unë me sytë e mi shikoja ndërrimin e natës dhe të ditës dhe çdo herë largohej një perde e neglizhencës nga zemra ime.

O Zot! Ti je ai që ke krijuar hijen e freskisë dhe të nxehtësisë! Ti je ai që ke nënshtruar diellin dhe hënën!

Ti mundesh vetëm me një vullnet, ta ndryshosh tërësisht tokën dhe kohën... Ti në këtë mënyrë me vullnetin tënd, mua më ke larguar nga loja dhe më ke drejtuar në rrugën e përkryerje.

O Zot! Ti je ai që ke përcaktuar të mirën dhe të keqen! Ti je ai që ke krijuar vdekjen dhe jetën!

Derdhja lot dhe nuk mbaronin...

Dalëngadalë bëhesha burrë... Një person derisa të mos derdhë lot pafund, nuk bëhet burrë.

O Zot! Ti je ai që krijimi dhe urdhri të takon ty! Ti je ai që nuk ke bashkëshorte dhe as fëmijë!

Në periudhën e shërbimit ushtarak është rregull që askush të mos marrë me vete celular. Edhe takimi me familjen është i kufizuar. Edhe biseda telefonike është po në këtë mënyrë. Këto të gjithë bëhen poet. Sepse janë vetëm ata dhe një laps dhe një letër... Secili mundohet të përdorë fjalët më të mira për të komunikuar me të dashurit e vetë. Letra të cilat nuk dërgohet me postë... Këtu etja për të jetuar është shumë e madhe...

O Zot! Ti je ai që në sundim nuk ekziston kurrfarë homologu për ty!

Këto është i vetmi vend që unë dhe Ti vetëm... duket sikur edhe Ti më ke vetëm mua... dhe kjo mua më bënë të dashurohem në Ty. Thuajse dielli po lind vetëm për mua dhe hëna po rrezon për të më bërë dritë mua. Thuajse qiellin dhe tokën e ke krijuar vetëm për mua... dhe unë çfarë fati të mirë kisha dhe kam dhe deri më tani nuk e dija fare.

O Zot! Ti je ai që ndërron natën dhe ditën! Ti je ai që ke caktuar errësirat dhe ndriçimet!

O Zot! Ti je ai që ke krijuar hijen e freskisë dhe të nxehtësisë! Ti je ai që ke nënshtruar diellin dhe hënën!

O Zot! Ti je ai që ke përcaktuar të mirën dhe të keqen! Ti je ai që ke krijuar vdekjen dhe jetën!

O Zot! Ti je ai që krijimi dhe urdhri të takon ty! Ti je ai që nuk ke bashkëshorte dhe as fëmijë!

O Zot! Ti je ai që në sundim nuk ekziston kurrfarë homologu për ty!

Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 62-të  të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:

یَا مَنْ یُقَلِّبُ اللَّیْلَ وَ النَّهَارَ یَا مَنْ جَعَلَ الظُّلُمَاتِ وَ الْأَنْوَارَ

یَا مَنْ خَلَقَ الظِّلَّ وَ الْحَرُورَ یَا مَنْ سَخَّرَ الشَّمْسَ وَ الْقَمَرَ

یَا مَنْ قَدَّرَ الْخَیْرَ وَ الشَّرَّ یَا مَنْ خَلَقَ الْمَوْتَ وَ الْحَیَاةَ

یَا مَنْ لَهُ الْخَلْقُ وَ الْأَمْرُ یَا مَنْ لَمْ یَتَّخِذْ صَاحِبَةً وَ لا وَلَدا

یَا مَنْ لَیْسَ لَهُ شَرِیکٌ فِی الْمُلْکِ یَا مَنْ لَمْ یَکُنْ لَهُ وَلِیٌّ مِنَ الذُّلِّ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

Tags