Lutje pranë Zotit (21)
(last modified Sat, 16 May 2020 20:06:12 GMT )
May 16, 2020 22:06 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (21)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja men khalakanij va sav-vanij!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirëplotit

Narratori:

Në murin e dhomës time është e varur një pikturë artistike me një pemë me plotë mollë... Për çdo natë e shikoj atë dhe shoh në ëndërr se janë pjekur frutat. Unë qëndroj në këmbë dhe këpus një nga një ato fruta dhe i fus në shportë.

Kjo është ëndrra më e bukur që mund ta shohë një person...

Një person i cili nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta.

O Zot! Ti je ai që më ke krijuara mua dhe më ke stolisur! Ti je ai që më ke furnizuar mua dhe më ke rritur e edukuar!

Ti e din se unë e kam pranuar veten me këto karakteristika. Prandaj, nëse nganjëherë në kokë kam ëndrrën që të qëndroj në këmbët e mia dhe nganjëherë thellohem aq shumë në këtë pikturë artistike të pemës së mollë, nuk do të thotë se nuk jam mirënjohës dhe ankohem te Ti. Jo, nuk është kështu. Për arsye se nëse unë nuk kam këmbë për të vrapuar, në anën tjetër kam një zemër me plotë shpresë që kam mundësi duke u mbështetur te fuqia jote, të pushtojë të gjitha majat e lumturisë njërën pas tjetrës dhe të arrij në kulmin e qiellit të pastër dhe përkryerjes njerëzore.

Përveç kësaj... Nëse në kokën time nuk di të ekzistojë asnjë ëndërr, atëherë edhe në zemrën time më nuk do të mbetet asnjë shpresë. Shpresa në fuqinë tënde... Shpresa në mrekullinë tënde...

O Zot që fal shumë! Ti je ai që më ke ushqyer mua me ushqim dhe pije! Ti je ai që më ke afruar mua dhe më ke çuar pranë vetës tënde! A mund të mos kem shpresë te Ti?!

A mund të mos shpresoj në fuqinë tënde?

Jo... është e pamundur.

Ti je ai që me një shikim të vogël, mënjanon pikëllimin e botës...

Është dëshpërim që Ti të ekziston dhe mua të më kaplojë pikëllimi.

Edhe këtë tablo të poezisë e kam varur në murin tjetër të dhomës. Unë ëndrrat dhe shpresat e mia i kam vendosur në mur...

O Zot! Ti je ai që më ke mbajtur mua dhe më ke dhënë mjaftueshmëri! Ti je ai që më ke ruajtur dhe mbështetur mua!

Ti je ai që më ke liruar mua nga borxhi ndaj të tjerëve... unë kam dallim nga të tjerët, mirëpo nuk kam nevojë aspak për ata. Vetë duke u mbështetur te Ti, mund të kryejë punët e nevojshme të jetës time. Nuk mund të çohem në këmbë, mirëpo me mbështetjen tënde, nuk kam mbetur mbrapa nga shkuarja.

Ti më mjafton mua, o Zot...

Ti më ruan mua dhe më jep mbështetje.

Për një rob, çfarë tjetër mund të jetë më e madhërishme?

Që Ti ta marrësh atë në përqafim dhe të mos e lëshosh as për një çast...

Karrigia ime me rrota është një karrocë e floririt që duke sjell rrotat e saj, unë mund të shkoj drejt qiellit të kaltër dhe drejt botës së dashurisë, të udhëtoj drejt botës së dashurisë dhe të realizoj të gjitha ëndrrat e mia të bukura dhe të dashura.

Për mua asgjë nuk është e pamundur. Është e largët, por nuk është e paarritshme. Edhe unë mësoj, ashtu si të tjerët. Bëj sport. Ngas makinën. Kryej punët dhe ndjek të gjitha çështjet e mia dhe të shtëpisë time, pa pasur nevojë për të tjerët, pa kurrfarë dobësie dhe të mete.

O Zot! Ti je ai që më ke dhënë dinjitet mua dhe më ke bërë të panevojshëm për diç tjetër!

Të gjitha këto janë fal mëshirës tënde.

Kjo që ti nuk më ke bërë më të dobët. Nuk më ke bërë të poshtëruar dhe të nevojshëm...

Gjithashtu ke shumë robër të cilët qëndrojnë në këmbët e tyre, mirëpo janë të mposhtur dhe janë të nevojshëm për njerëzit e tjerë si ata.

O Zot! Ti je ai që më ke dhënë sukses mua dhe më ke udhëzuar mua!

Të gjitha këto janë prej fuqisë tënde...

Më digjet zemra për ata... për ata të cilët nuk ua dinë vlerën e fuqisë së gjunjëve të tyre.

Robërit të cilët të paktën as edhe një herë nuk kanë falënderuar Zotin për shkak të forcës së gjunjëve të tyre!

O Zot! Ti je ai që më ke shoqëruar mua dhe më dhënë pozitë mua!

Ti je porta ime më e fortë dhe më e pa lëkundur e shpresës time dhe Ti gjithë pasuria ime! Është besimi im që më ke vendosur në zemrën time që të mund të realizoj të gjitha dëshirat e zemrës time dhe të arrijë në atë që dëshiroj. Unë besoj se me të meta nuk është ai i cili nuk ka këmbë, por me të meta është ai i cili nuk mund të shfrytëzojë një pjesë të aftësisë dhe kapaciteteve të veta...

O Zot! Ti je ai që më bënë mua të vdes dhe të ringjallem!

Unë me besim te Ti, kam arritur në këtë bindje. Kjo që e di se unë kam një krijues dhe i cili gjithnjë ka qenë, është dhe do të jetë, nuk më len vetëm dhe nuk do të më lë vetëm kurrë...

Shoh ëndërr...

Ashtu si çdo natë...

Qëndroj në dy këmbët e mia... në dorë kam një shportë dhe me dorën tjetër një nga një këpus mollët nga pema dhe i vendosi ato në shportë.

Nuk mbarojnë as mollët, nuk lodhem as unë dhe as nuk agon mëngjesi...

Në këtë mënyrë, të bukur dhe ëndërruese vazhdon çdo gjë.

O Zot! Ti je ai që më ke krijuara mua dhe më ke stolisur! Ti je ai që më ke furnizuar mua dhe më ke rritur e edukuar!

O Zot që fal shumë! Ti je ai që më ke ushqyer mua me ushqim dhe pije! Ti je ai që më ke afruar mua dhe më ke çuar pranë vetës tënde!

O Zot! Ti je ai që më ke mbajtur mua dhe më ke dhënë mjaftueshmëri! Ti je ai që më ke ruajtur dhe mbështetur mua!

O Zot! Ti je ai që më ke dhënë dinjitet mua dhe më ke bërë të panevojshëm për diç tjetër!

O Zot! Ti je ai që më ke dhënë sukses dhe më ke udhëzuar mua!

O Zot! Ti je ai që më ke shoqëruar mua dhe më dhënë pozitë mua!

O Zot! Ti je ai që më bënë mua të vdes dhe të ringjallem!

Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 66-të  të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:

 

یَا مَنْ خَلَقَنِی وَ سَوَّانِی یَا مَنْ رَزَقَنِی وَ رَبَّانِی

یَا مَنْ أَطْعَمَنِی وَ سَقَانِی یَا مَنْ قَرَّبَنِی وَ أَدْنَانِی

یَا مَنْ عَصَمَنِی وَ کَفَانِی یَا مَنْ حَفِظَنِی وَ کَلانِی

یَا مَنْ أَعَزَّنِی وَ أَغْنَانِی یَا مَنْ وَفَّقَنِی وَ هَدَانِی

یَا مَنْ آنَسَنِی وَ آوَانِی یَا مَنْ أَمَاتَنِی وَ أَحْیَانِی

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

Tags