Qasja agresore e Trump kundër institucioneve ndërkombëtare (2)
(last modified Sun, 28 Jun 2020 07:28:02 GMT )
Qershor 28, 2020 09:28 Europe/Tirane
  • Qasja agresore e Trump kundër institucioneve ndërkombëtare (2)

Veprimi më i fundit i Trump në kuadër të qasjes agresore të tij kundër institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, është sanksionimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte e cila është një institucion ndërkombëtar për hetimin e krimeve të luftës si dhe krimeve kundër njerëzit.

Në realitet, Trump ushtrimin e pushtetit gjysmë të fortë, do të thotë forcën e pushtetit ekonomik dhe sidomos vendosjen e llojeve të ndryshme të sanksioneve jo vetëm kundër rivalëve dhe armiqve të Amerikës, por edhe kundër institucioneve ndërkombëtare të cilat në një farë mënyrë veprojnë në kundërshtim me dëshirat dhe interesat e Amerikës, e ka vendosur në krye të politikës ndërkombëtare të qeverisë së tij. Pas ndërprerjes së ndihmave financiare ndaj OBSH, tani duke marrë parasysh vendosmërinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte për hetimin e krimeve të Amerikës dhe regjimit sionist, Trump ka nënshkruar dekretin ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve edhe ndaj autoriteteve, gjykatësve dhe prokurorëve të këtij institucioni ndërkombëtar gjyqësor.  

Presidenti amerikan Donald Trump ditën e enjte më 11 qershor me nënshkrimin e një dekreti ekzekutiv, ka lëshuar lejen për vendosjen e sanksioneve kundër Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte. Trump këtë dekret ekzekutiv e ka nënshkruar për shkak të hetimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte rreth krimeve të luftës që ka kryer Amerika në Afganistan. Ky dekret ekzekutiv i jep leje sekretarit amerikan të shtetit që në konsultim me sekretarin amerikan të thesarit, të vendosë sanksione kundër disa punonjësve dhe autoriteteve të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte të cilët kanë rol në kryerjen e hetimeve përkatëse me krimet e luftës së Amerikës në Afganistan. Ky urdhër ekzekutiv gjithashtu parasheh edhe sanksione ndaj udhëtimit të punonjësve që janë përfshirë në dosjen e krimeve të luftës së Amerikës në Afganistan. Shtëpia e Bardhë gjithashtu ka deklaruar se në bazë të këtij urdhri ekzekutiv, bllokohen edhe pasuritë e autoriteteve të kësaj Gjykate Ndërkombëtare në Amerikë dhe janë miratuar edhe kufizimet për lëshimin e vizave dhe hyrjen në Amerikë të autoriteteve të GJND-s si dhe të afërmeve të tyre. Në këtë urdhër ekzekutiv, SHBA-të do të marrin të gjitha masat e duhura për t’i mbrojtur shtetasit dhe aleatet e tyre përball maltretimit të paligjshëm të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte. Kayleigh McEnany, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar: “Veprimet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte përbëjnë sulm ndaj të drejtave të popullit të Amerikës dhe shkelje të sovranitetit tonë kombëtar”. Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, gjithashtu në një konferencë për shtyp, ka thënë: “Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte nuk ka të drejt për të hetuar veprimet e ushtarëve tanë në Afganistan dhe ne nuk jemi anëtarë të Statusit ose Konventës së Romës”. Mark Esper, sekretari amerikan i mbrojtjes, gjithashtu ka thënë: “Përpjekjet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte për të hetuar veprimet e ushtarëve amerikanë nuk janë në përputhje me ligjet ndërkombëtare”.

Qëllimi i Amerikës me këtë veprim, është frikësimi i autoriteteve të Gjykatës Ndërkombëtare duke përfshirë prokurorët dhe gjykatësit por edhe funksionarët e kësaj gjykate ndërkombëtare me qëllim të ndalimit të çfarëdo lloj hetimi nga ana kësaj Gjykate në lidhje me krimet e ushtarëve amerikanë në Afganistan dhe gjithashtu në lidhje me krimet e sionistëve në Palestinën e pushtuar. Në realitet Uashingtoni me një veprim paraprak për parandalimin e fillimit të procesit të hetimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në lidhje me krimet e ushtarëve amerikanë në Afganistan, ka lëshuar këtë urdhër ekzekutiv. Natyrisht kësaj edhe kësaj radhe amerikanët me pretekste të cilat i paraqesin gjithmonë, përveçse pretendojnë se Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte nuk ka autoritet për të hetuar krimet e ushtarëve amerikanë, pretendojnë se Rusia po ndërhyn në procesin e punës së Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte. Wiliam Bar, sekretari amerikan i drejtësisë, ka pretenduar se Amerika ka informacione të besueshme në lidhje me korrupsionin në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në çështjet dhe punën e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte.

Amerika në vitin 2001, me pretekst të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka sulmuar ushtarakisht Afganistanin. Gjatë 19 viteve të pushtimit të këtij vendi, forcat ushtarake amerikane kanë kryer krime të panumërta kundër popullit të Afganistanit dhe kanë vrarë numër të madh të civilëve të pafajshëm afganë, prandaj autorët e këtyre krimeve duhet të gjykohen dhe të dënohen sipas ligjeve ndërkombëtare. Vrasja e 17 civilëve afganë në rrethin Panxhvaij të provincës Kandahar dhe djegia e trupave të tyre më 11 mars të vitit 2012, sulmi ajror i Amerikës kundër një spitali të organizatës Mjekët Pakufi në qytetin Kanduz në vitin 2015, torturimi i të burgosurve në burgjet sekrete të Afganistanit si në Bagram nga ana e agjentëve të CIA-s, janë vetëm disa prej veprimeve kriminale të forcave ushtarake dhe agjentëve amerikan në Afganistan të cilat gjithnjë kanë ngjallur kritika të ashpra nga ana e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kundër Amerikës.

Megjithëkëtë, Amerika e konsideron veten me privilegje speciale dhe forcat e saj ushtarake i konsideron me imunitet të garantuar përball çfarëdo lloj hetimi juridik dhe ligjor ndërkombëtar. Prandaj, edhe në periudhën aktuale kur Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte synon të hetojë gjendjen e krimeve të luftës që janë kryer në Afganistan dhe në raste të ndryshme është vërtetuar se forcat ushtarake amerikane kanë kryer krime lufte në Afganistan, Trump për të ushtruar presion mbi Gjykatën Ndërkombëtare me lëshimin e urdhrit ekzekutiv, këtë gjykatë Ndërkombëtare, funksionarët e saj por edhe familjet e funksionarëve të kësaj gjykate i ka futur në listën e sanksioneve. Uashingtoni shumë herë ka kundërshtuar kryerjen e çfarëdo lloje hetimesh nga ana e GJND rreth krimeve të forcave ushtarake amerikane në Afganistan dhe në këtë drejtim ka ndjekur një politikë kërcënuese. Kjo çështjeje tregon qartë se qeveria e Trump është e informuar shumë mirë për veprimet çnjerëzore të forcave ushtarake amerikane në Afganistan.

Pavarësisht presioneve të Amerikës ndaj Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe prokurores së saj, kjo Gjykatë ka vendosur të fillojë hetimet për krimet e luftës në Afganistan. Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës më 5 mars të vitit 2020, ka dhënë pëlqimin për të filluar hetimet rreth kryerjes së krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në Afganistan dhe sidomos krimeve të kryer nga agjentët e CIA-s në Afganistan. Në bazë të verdiktit të gjykatësve të apelit, është vendosur që të hetohen krimet e mundshme që janë kryer nga 1 maji i vitit 2003 në Afganistan duke përfshirë edhe rolin e forcave ushtarake amerikane të pranishme në Afganistan në kryerjen e këtyre krimeve. Në këtë mënyrë, veprimet e forcave ushtarake të Amerikës që nga koha e sulmit ushtarak kundër regjimit Taleban në Afganistan, do të hetohet nga autoritetet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte. Vendimi për fillimin e hetimeve mbi krimet e luftës në Afganistan është marrë pas marrëveshjes së nënshkruar mes Amerikës dhe grupit Taleban. Fatou Bensouda, prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, në nëntor të vitit 2017 dhe pas kryerjes së hetimeve paraprake në Afganistan të cilat kanë zgjatur më shumë se një dekadë, ka kërkuar nga gjykatësit e kësaj Gjykate që të kryejnë hetime të gjera në lidhje me krimet e luftës të kryer në Afganistan. Zonja Fatou Bensouda ka deklaruar: “Ekzistojnë informacione në lidhje me forcat ushtarake dhe inteligjente të Amerikës në Afganistan që kanë kryer tortura, veprime të pamëshirshme, përdhosje të dinjitetit të personave, përdhunim dhe dhunë seksuale ndaj të burgosurve të lidhje me luftën në Afganistan dhe rajonet e tjera sidomos gjatë periudhës së viteve 2003 dhe 2004”. Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në vitin 2018, ka regjistruar me mijëra padi dhe ankesa të viktimave të krimeve të luftës në Afganistan dhe si rezultat është vendosur që prokurorja e kësaj Gjykate ta shqyrtojë personalisht këtë çështjeje. Ky vendim ka ngjallur reagime të ashpra nga ana e Amerikës dhe një prej këtyre reagimeve ishte ky që Amerika duke kërcënuar në mënyrë të hapur autoritetet e Gjykatës Ndërkombëtare, ka anuluar vizën e Fatou Bensouda, prokurores së GJND-s, për të hyjë në Amerikë.

Sipas nenit 5 të statusit të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, ky institucion gëzon kompetenca për shqyrtimin e krimeve të tilla si gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e përdhunimit dhe agresionit dhe këto raste janë theksuar në mënyrë të qartë në statusin e GJND-s. Mahdi Zakerian, profesor i të drejtës ndërkombëtare, duke folur për kompetencat e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, ka thënë: “Hyrja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në Afganistan në asnjë mënyrë nuk është e paligjshme ose politike, ashtu siç pretendon Amerika, por në bazë të kompetencave të këtij institucioni ndërkombëtar të drejtësisë, ka filluar procesi për zbatimin e drejtësisë. Në bazë të kësaj, Fatou Bensouda, prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, ka gjetur dokumente dhe dëshmi të cilat tregojnë se forcat ushtarake amerikane dhe gjithashtu agjentët e organizatës CIA kanë kryer krime lufte në Afganistan dhe duke marrë parasysh këto dokumente dhe dëshmi, që nga viti 2017 kanë filluar hetimet paraprake në lidhje me këtë çështjeje”. Amerika qysh në atë kohë, në mënyrë të hapur ka kërcënuar Gjykatën Ndërkombëtare dhe ka deklaruar se do të vendosë sanksione ndaj këtij institucioni ndërkombëtar të drejtësisë. Shumë analistë dhe autoritete ndërkombëtare mendonin se Trump duke marrë parasysh pozitën dhe rolin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, nuk do të marrë një vendim të tillë dhe një kërcënim i tillë ishte vetëm një deklaratë boshe sa për të parandaluar prokuroren e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte që të mos kryejë hetime në lidhje me krimet e luftës së Amerikës në Afganistan. Mirëpo Trump i cili gjithnjë ka dëshmuar se është një udhëheqës i paparashikuar, me lëshimin e urdhrit ekzekutiv të fundit, ka vendosur sanksione ekonomike dhe udhëtuese kundër Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte duke i sanksionuar funksionarët dhe të gjithë personelin e këtij institucioni ndërkombëtar.

ICTY

Sanksionet udhëtuese janë vendosur në zbatim nga ana e Shtëpisë së Bardhë për këtë arsye që të mos lejohen funksionarët e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte të udhëtojnë dhe të kryejnë hetime në lidhje me dosjen e Afganistanit, mirëpo për shkak të ndikimi të GJND-s nuk pritet që të ndodhë një gjë e tillë realitet. Sanksionet financiare, moslejimi i gjykatësve dhe prokurorëve të GJND-s që të hyjnë në Amerikës dhe vendosje e autoriteteve të GJND-s nën hetime juridike; janë disa prej kërcënimeve të hapura që ka bërë deri më tani qeveria e Trump kundër Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe funksionarëve të saj. Amerika gjithashtu ka akuzuar Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte edhe për kryerjen e hetimeve me motive politike.

Esencialisht qeveria e Trump në fushën e politikës së jashtme të Amerikës po ndjek një qaje politike për përdorimin e forcës dhe kërcënimit e sanksioneve kundër vendeve të tjera dhe institucioneve të ndryshme ndërkombëtare dhe këtë qasje politike po e ndjek edhe kundër Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte. Kjo Gjykatë u themelua në vitin 2002, në bazë të Statusit të miratuar në Rom në vitin 1998, me qëllim të shqyrtimit gjyqësor të dosjeve të gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, mirëpo Amerika dhe regjimi sionist nuk kanë pranuar t’i bashkohen kësaj gjykate. SHBA-të në qeverinë e Bill Clinton kanë nënshkruar Statusin e Romës e cili është dokument themelues i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, mirëpo qeveria e ish-presidentit Georg W. Bush ka tërhequr këtë nënshkrim dhe ka deklaruar se nuk i pranon kompetencat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Tërheqja e nënshkrimit të Amerikës në periudhën e presidencës së Georg W. Bush tregon se amerikanët qysh nga ajo kohë e kanë ndjerë rrezikun që mund të paraqitet nga veprimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Kjo është për arsye sulmi ushtarak dhe pushtimi i Afganistanit dhe Irakut ka ndodhur pikërisht në periudhën e ish-presidentit amerikan Georg W. Bush dhe forcat ushtarake amerikane dhe agjentët e CIA-s kanë kryer shumë krime në këto dy vende të pushtuara.  

Ky veprim i Amerikës është përballur me reagime negative në nivel të gjerë në të gjithë botën. Në radhë të parë, Gjykata Ndërkombëtare Penale duke kritikuar ashpër dhe shprehur keqardhje për sanksionet e Amerikës, deklaroi se në mënyrë të prerë do të vazhdojë funksionin dhe punëve e saj në fushën e drejtësisë. Në deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale thuhet: “Vendimi i presidentit të Amerikës për vendosjen e sanksioneve kundër autoriteteve dhe personelit të kësaj Gjykate të cilët janë duke kryer hetime në lidhje me krimet e luftës të kryera në Afganistan, nuk është vetëm sulm kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale, por është sulm edhe kundër interesave të viktimave të këtyre krimeve të luftës”. Këto vendime janë pre veprimeve më të fundit që bëhen në kudër të sulmeve të papara kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Gjykata Ndërkombëtare gjithashtu këtë veprim të Amerikës e ka vlerësuar si përpjekje të papranueshme për ndërhyrje në ligjin dhe proceset gjyqësore të këtij institucioni ndërkombëtar. Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte njëkohësisht me këtë ka deklaruar se këto sanksione janë të papranueshme dhe nuk do të ushtrojnë kurrfarë ndikim i mbi verdiktet gjyqësore dhe kjo Gjykatë do të vazhdojë punën e vet.

OKB gjithashtu ka reaguar në mënyrë negative ndaj këtij veprimi të Trump. Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, ka shprehur shqetësime të thella ndaj vendimit të presidentit të Amerikës për vendosjen e sanksioneve kundër GJND. Edhe Aleatet evropianë të Uashingtonit gjithashtu kanë reaguar ndaj këtij veprimi arrogant dhe të palogjikshëm të qeverisë së Trump. Franca, Gjermania dhe Britania kanë kritikuar këtë veprim të Uashingtonit dhe e kanë quajtur atë të papranueshëm. Bashkimi Evropian dhe institucionet e të drejtave të njeriut gjithashtu kanë kritikuar sanksionet e Amerikës kundër GJND-s. Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, me anë të një deklarate, ka dënuar këtë veprim të Trump. Në deklaratën e Josep Borrell thuhet: “Me siguri se ky veprim do të krijojë shqetësime serioze, sepse ne në Bashkimin Evropian jemi prej mbështetësve të palëkundur të Gjykatës Ndërkombëtare Penale”.  

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB

Edhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë kritikuar ashpër këtë vendim të qeverisë së Amerikës. Richard Diker nga organizata e vëzhguesve të të drejtave të njeriut (HRW), ka thënë: “Mbyllja e llogarive bankare dhe ndalimi i udhëtimeve janë paraparë për individët të cilët po shkelin të drejtat e njeriut dhe jo për ato autoritete të cilat i nxjerrin para gjyqit shkelësit e të drejtave të njeriut”. Jurgen Shur nga Federate Botërore e Shoqërive të të Drejtave të Njeriut, sanksionet e Amerikës kundër GJND-s i ka përshkruar shumë polemike dhe që dobësojnë ligjet ndërkombëtare.

Republika Islamike e Iranit gjithashtu ka marrë qëndrim kundër këtij veprimi të paligjshëm të Amerikës. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, duke reaguar ndaj sanksioneve të reja të Uashingtonit kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale, ka thënë: “Ky institucion ndërkombëtar është vë në shënjestër të shantazhimeve të shkelësve të ligjeve të cilat po paraqiten në figurën e diplomatëve”.

Autoritetet e larta të qeverisë së Trump më parë kishin paralajmëruar se Amerika për t’u përballur me hetimet e ardhshme dhe të mundshme të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër Uashingtonit dhe regjimit sionist, mund të vendos sanksione kundër këtij institucioni ndërkombëtar. John Bolton, ish-këshilltari për siguri kombëtare i Amerikës, në dhjetor të vitit 2018, ka kërcënuar me sanksione Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe vendet të cilat e ndihmojnë këtë Gjykatë në procesin e hetimeve të mundshme kundër Amerikës dhe regjimit sionist. John Bolton ka thënë: “Ne do të bllokojmë pasuritë e tyre në sistemin financiar të Amerikës dhe do t’i gjykojmë ata në sistemin gjyqësor të Amerikës. Në këtë veprim do ta bëjmë ndaj çdo kompanie ose shteti që ndihmon hetimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale rreth Amerikës”. Nga pikëpamja e funksionarëve të qeverisë së Trump, amerikanët kanë superioritet ndaj popujve të tjerë të botës edhe nëse bëhet fjalë për veprimet kriminale që kanë kryer në luftëra të ndryshme si në Afganistan. Natyrisht se qeveria e Trump këtë qëndrim e ka edhe rreth pozitës së regjimit sionist.

Në përgjithësi veprimi i fundit i Trump tregon në mënyrë të qartë përdorimin e forcës dhe kërcënimit nga ana e Amerikës për të çuar përpara dëshirat dhe qëllimet e veta në sferën ndërkombëtare duke mospërfillur aspak institucionet ndërkombëtare siç është Gjykata Ndërkombëtare Penale nga ana e Uashingtonit të cilat veprojnë për zbatimin e drejtësisë kundër autorëve të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në nivel botëror.