Java e të drejtave amerikane të njeriut (1)
(last modified Sat, 01 Aug 2020 07:32:54 GMT )
Gusht 01, 2020 09:32 Europe/Tirane
  • Java e të drejtave amerikane të njeriut (1)

26 Qershori deri më 2 Korrik është Java Amerikane e të Drejtave të Njeriut. Me këtë rast kemi përgatitur dy programe ku janë shqyrtuar rastet e abuzimit me të drejtat e njeriut nga Shtetet e Bashkuara në rajonin e Azisë Perëndimore dhe efektet e tij në rendin politik dhe të sigurisë në rajon.

Sanksionet amerikane dhe të drejtat e njeriut

Një nga politikat më të rëndësishme amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore, e cila është qartë në kundërshtim me parimet tradicionale dhe përparimtare të të drejtave të njeriut, është politika e sanksioneve kundër vendeve dhe grupeve të papajtueshme me Uashingtonin. Sanksionet janë bërë mjeti më i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane kundër vendeve kundërshtare, ku shembull i kulmit të vendosjes së sanksioneve është Republika Islamike e Iranit. Qeveria amerikane ka vendosur sanksione ndaj Republikës Islamike të Iranit me qëllim ndryshimin e politikave të saj. Presidenti amerikan Donald Trump pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore me Iranin, më 1 qershor 2018 kërcënoi se : "Do të shihni se sa sanksione të forta janë, kur ato të zbatohen për Iranin".

Sanksionet në të vërtetë janë një metodë konflikti që ka në shënjestër shumicën e kombeve, veçanërisht në rastin e popullit iranian. Në politikën e saj të sanksioneve kundër Iranit, qeveria amerikane madje ka ndaluar iranianët, veçanërisht pacientët, që të importojnë produkte shëndetësore. Në këtë drejtim, Seyed Hamidreza Hashemi Golpayegani, drejtori i Institutit EB, shprehu keqardhjen e tij që sanksionet janë vendosur edhe për nevojat mjekësore të pacientëve me EB. "Për shkak të sanksioneve amerikane, këtyre pacientëve u mohohet qasja në veshjet e Myplex të cilët tashmë vuajnë dhimbje të forta në gjymtyrët e tyre," tha ai. Kjo situatë është aq e dhimbshme saqë Majid Takht-e Ravanchi, përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara, foli në Asamblenë e Përgjithshme të KB në Shtator 2019 për vdekjen e një vajze dy-vjeçare për shkak të sëmundjes EB dhe mungesës së qasjes në ilaçe. Kelly Craft Përfaqësuesi i Përhershëm i SHBA në Kombet e Bashkuara iu afrua dhe ofroi ngushëllimet e saj për vdekjen e vajzës dy-vjeçare.

Është fakti se sanksionet amerikane krijojnë kufizime për qeveritë, përfshirë qeverinë e Republikës Islamike të Iranit, por popujt janë më shumë të sulmuar sesa qeveritë. Sanksionet e vendosura kohët e fundit nga Shtetet e Bashkuara në bazë të ligjit të ashtuquajtur "Cezar" kundër Sirisë u vendosën gjithashtu ndaj regjimit sirian me pretendimin gjoja për "mbrojtjen e civilëve", por këto sanksione jo vetëm që nuk mbrojnë civilët, por ai haptazi dhe fuqishëm ndikojnë në jetë e civilëve sirianë.

Të drejtat e njeriut dhe mbështetja përzgjedhëse për terrorizmin

Një nga politikat e Shteteve të Bashkuara, e cila është një shkelje e madhe e të drejtave të njeriut dhe që ka prekur rendin e sigurisë në rajonin e Azisë Perëndimore, është mbështetja përzgjedhëse e Shteteve të Bashkuara për terrorizmin. Në thelb, përkufizimi amerikan mbi terrorizmin, nuk është sipas standardeve teknike dhe eksperte, por  thjeshtë politik. Kjo do të thotë, se qasja e tyre ndaj terrorizmit është e dyfishtë dhe përzgjedhëse. Me fjalë të tjera, ata besojnë se ekziston një terrorizëm i mirë dhe i keq. Nga këndvështrimi i Shtëpisë së Bardhë, terrorizmi i mirë është në përputhje me interesat e SH.B.A.-së, por nëse terrorizmi është kundër interesave të SH.B.A.-së, sigurisht që është i keq dhe duhet trajtuar. Një grup si al-Kaeda sulmohet kur vepron kundër interesave të SH.B.A.-së, por kur i njëjti grup vepron në favor të Shteteve të Bashkuara dhe kundër Presidentit sirian Bashar al-Asad, ata madje e mbështesin atë.

Është e rëndësishme të theksohet se disa zyrtarë amerikanë madje mbështesin grupin terrorist MEK, duart e të cilëve janë të njollosur me gjakun e mijëra dëshmorëve iranianë, përfshirë John Bolton, ish këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA, një nga figurat më të spikatura që mbështet grupin terrorist MEK. Shtetet e Bashkuara madje po përdorin grupin terrorist ISIS, si një nga mjetet e saj të politikës së jashtme kundër grupeve të rezistencës në Irak. Në krizën siriane, Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë një pamje të dyfishtë ndaj grupeve terroriste dhe sigurojnë mbështetje të qartë për disa grupe terroriste. Prandaj, Ministria e Jashtme ruse kritikoi qasjen e dyfishtë të SHBA ndaj terrorizmit, duke thënë se qasja e Uashingtonit ndaj grupeve terroriste bazohet në përdorimin e standardeve të dyfishta për përfitime të inteligjencës dhe politike.

Ndërkohë, qeveria amerikane ka vendosur sanksione ndaj shumicës së grupeve të rezistencës në rajonin e Azisë Perëndimore nën pretekstin e terrorizmit. Hezbullahu i Libanit, Lëvizja Palestineze e Rezistencës Islame (Hamas), Ansarullah i Jemenit dhe disa grupe rezistence në rajonin e Azisë Perëndimore janë në mesin e grupeve të listuara nga Shtetet e Bashkuara si terroristë dhe  mbështetës të terrorizmit dhe pasuritë e secilit prej tyre janë konfiskuar. Në nëntë vitet e fundit, megjithatë, këto grupe kanë luajtur një rol të spikatur në luftën kundër grupeve terroriste në rajonin e Azisë Perëndimore dhe kanë humbur shumë forca në këtë luftë.

Të drejtat e njeriut dhe shitja e armëve

Shtetet e Bashkuara janë shitësi dhe eksportuesi më i madh në botë i armëve, veçanërisht në rajonin e Azisë Perëndimore. Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI) në një raport në fillim të vitit 2020 tha se vendet e Azisë Perëndimore përbënin 51 përqind të destinacionit të eksporteve totale ushtarake amerikane nga viti 2015 deri në vitin 2019, duke hasur një rritje prej 79 përqind. Sipas raportit, Shtetet e Bashkuara janë furnizuesi kryesor i armëve për Arabinë Saudite, Irakun, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, regjimin sionist, Jordaninë dhe Kuvajtin. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe varen shumë nga armët e SH.B.A.-së për shkak të luftës kundër Jemenit, aq shumë sa që me gjithë kundërshtimin e brendshëm në Shtetet e Bashkuara dhe votimin e Senatit për të bllokuar mbështetjen e SHBA për luftën, Uashingtoni vazhdon të mbetet furnizuesi kryesor i Arabisë Saudite me armatime. 73% e importeve totale të armëve të Arabisë Saudite midis vitit 2015 dhe 2019 erdhën nga Shtetet e Bashkuara. Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu po sigurojnë dy të tretat e aeroplanëve të tyre nga Shtetet e Bashkuara. Arabia Saudite ka qenë importuesi më i madh i armëve amerikane nga 2015 deri në 2019, duke përbërë 25 përqind të eksporteve totale të armëve të Shteteve të Bashkuara.

Më e rëndësishmja është se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke përdorur armët e prodhuara nga SH.B.A. në luftën kundër Jemenit duke krijuar në këtë vend katastrofën më të madhe humanitare në dekadat e fundit në sistemin botëror. Kjo është arsyeja pse kaq shumë figura dhe institucione amerikane dhe jo-amerikane besojnë se Shtetet e Bashkuara janë bashkëpunëtorë në krimet e koalicionit saudit kundër popullit jemenas.