Trump dy anët e monedhës (17)
Në këtë emision do të flasim mbi zbulimet e bëra nga John Bolton kundër Trump dhe mbi zbulimet e nipit të Trump kundër xhaxhait të vet.
Donald Trump që nga koha e futjes në Shtëpinë e Bardhë nuk ka kaluar qoftë edhe një moment pa qenë në krye të medias së shkruar dhe vizive për shkak të postimeve, deklaratave dhe qëndrimeve të tij polemike. Personaliteti dhe karakteristika e sjelljes së Trump, tregon se ai është një njeri i paparashikueshëm që vepron jashtë normave të moralit dhe politikës dhe kjo e ka bërë Donald Trump presidentin më të diskutuar në Amerikë. Akuzat e John Bolton, ish këshilltarit të sigurisë kombëtare në Amerikë kundër Donald Trump, janë kthyer në tematikën më të diskutuar në mediat amerikane. Ish këshilltari i sigurisë kombëtare të Donald Trump, në librin e tij lidhur me takimin e Xi Jinpung me Donald Trump në vitin 2019 ka thënë: Trump në formë të habitshme diskutimin e anoi në zgjedhjen e presidentit amerikan dhe pasi përmendi potencialin ndikues ekonomik të kinës nga Xi Jinping kërkoi që të japë garanci që ai do të dalë fitues. John Bolton në këtë libër ka shkruar se Trump nga Xi Jinping ka kërkuar që ai të blejë më shumë produkte bujqësore nga Amerika me qëllim që ta ndihmojë atë të fitojë në zgjedhjet e vitit 2020. John Bolton në librin e tij të quajtur “ Në atë dhomë kanë ndodhur ngjarje, kujtime nga Shtëpia e bardhë”, presidentin Trump e ka përshkruar si një njeri që i pëlqen vetvetja. Ai e përshkruarin Trumpin si një njeri që politikën e jashtme të Amerikës e përdor si mjet për interesat e tij personale sidomos për zgjedhjen për së dyti në postin e presidentit. Boltoni thotë se shkaku i mossuksesit të demokratëve në procesin e shkarkimit të Trump, ishte se ata ishin të zhytur thellësisht në çështjen e Ukrainës. Nëse ata do të kishin hedhur një vështrim më të gjerë në politikat e jashtme të Trump, ata do të kishin marrë një tjetër rezultat në procesin e interpelancës apo shkarkimit të presidentit. John Bolton në procesin e interpelancës së Trump nuk ka pranuar të japë dëshmi për Dhomën e Përfaqësuesve. Arsyeja për këtë, sipas kundërshtarëve të tij, ishte që të jetë në gjendje të mbrojë kontratën shumë milionëshe që ai kishte nënshkruar për librin. Kujtimet e John Bolton për Shtëpinë e Bardhë ndonjëherë i kujtojnë lexuesit librin "Zjarr dhe tërbim në Shtëpinë e Bardhë" të gazetarit të famshëm amerikan Michael Wolf. Në librin e tij, Bolton tregon edhe histori të sjelljes dhe fjalëve të çuditshme të Donald Trump. Për shembull, Trump ka pyetur Theresa May, ish-kryeministren britanike, nëse Britania është një fuqi bërthamore apo jo. Ose e pyeti John Kelly, shefin e shtabit të Shtëpisë së Bardhë, nëse Finlanda ishte pjesë e Rusisë.

Sipas John Bolton, njiohuria e presidentit për çështjet gjeopolitike është pothuajse zero, pasi Trump e kalon pjesën më të madhe të kohës duke folur në vend që të dëgjojë. Këshilltari i tretë i sigurisë kombëtare të Trump, John Bolton, thekson se zyrtarët e administratës Trump kanë dy reagime ndaj sjelljes së tij: Ata ose janë shumë të shqetësuar ose tallen me të. Ai citon kujtime për takimin historik të Trump me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në vitin 2018, kur Sekretari i Shtetit Mike Pompeo iu referua vërejtjeve të Trump dhe Boltonit i tha: "Po thotë thjesht marrëzira". Sipas Bolton, Mike Pompeo ka dashur të thotë se bisedimet e Donald Trump me Kim Jong-un "nuk kishin asnjë shans për sukses". Donald Trump më pas i kërkoi Pompeos t’i jepte Kim Jung-un një CD “Rocket Man” me nënshkrimin e Trump gjatë udhëtimit të tij në Korenë e Veriut. Donald Trump në fjalimet e tij të mëparshme e ka përmendur vazhdimisht Kim Jong-un si një Burrë Raketë, madje e përmendi këngën edhe gjatë takimit të tyre historik. Bolton duke cituar Mike Pompeo shkruan se "Dhënia e kësaj CD-je Kim Jung-un me muaj të tërë ishte kthyer në një përparësi për Donald Trump. Përgjigja e Trumpit ndaj shkrimeve të John Bolton ishte negativ. Presidenti amerikan në Twitter cicëroi: Libri "Shumë i mërzitshëm" i John Bolton i çmendur është plot me gënjeshtra dhe tregime gënjeshtrash. Gjithçka për mua u tha mirë deri në ditën kur e shkarkova. Ishte një idiot i mërzitshëm dhe dashakeq që kërkonte vetëm luftë. Ai kurrë nuk ka gjetur një të dhënë kyçe! Trump gjithashtu në një tjetër cicërim në Twitter ka thënë: Edhe Presidenti Bush gjithashtu e shkarkoi atë. Bolton është i paaftë! Nuk ishte vetëm Trump ai që reagoi ndaj zbulimeve të Boltonit, por edhe personazhi hipokritë dhe dyfytyrësh i Mike Pompeo është përshkruar në librin e John Bolton. Në përgjigje të librit të John Bolton, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e quajti atë një "tradhtar" dhe i quajti vërejtjet e tij si "gënjeshtër". Sekretari i Shtetit i qeverisë së Donald Trump tha: "John Bolton po përhap gënjeshtra. Ai shtoi: "Është e trishtueshme dhe e rrezikshme që paraqitja e fundit në publik e John Bolton prezanton një rol tradhtie që ka shkelur besimin e shenjtë të popullit amerikan dhe ka dëmtuar në këtë mënyrë vendin".

Zbulimet kundër Trump nga zyrtarët dhe këshilltarët e dorëhequr ose të shkarkuar të administratës Trump, janë shtrirë edhe më tej tek të afërmit e Trump. Mary Trump, vajza e Fred Trump, vëllai i madh i presidentit amerikan, së shpejti do të botojë një libër që zbulon fakte për korrupsionin e Donald Trump dhe rolin e tij në vdekjen misterioze të vëllait të tij më të madh. Vëllai i madh i Donald Trump vdiq nga një infarkt në zemër në vitin 1981 në moshën 42 vjeç pas disa viteve të alkoolizmit të tij. Mbesa e presidentit në bashkëpunim me Simon dhe Schuster Publishing planifikon të botojë librin "jashtëzakonisht shumë dhe kurrë nuk është mjaft" dhe siç thonë mediat, në të do të zbulohet pjesa e errët e karrierës dhe e jetës së Donald Trump. Libri është vendosur të dalë në treg më 11 gusht, vetëm disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme republikane, për të emëruar zyrtarisht kandidatin për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Mary Trump, 55 vjeç, ka një doktoratë në psikologji dhe sociologji klinike. Ajo thotë: "Ky libër i përgjigjet pyetjes se si familja Trump krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë". Sipas faqes së internetit Amazon, audienca do të lexojë se si xhaxhai i Mary Trump u bë një njeriu që kërcënon shëndetin, sigurinë ekonomike dhe strukturën sociale të botës. Në hyrje të përshkrimit të librit gjithashtu thuhet: "Ky libër nuk është një biografi, por një përshkrim i një makthi, një traume, si dhe i një marrëdhënie shkatërruese që tregon se sa e trishtueshme është që kombinimi i neglizhencës dhe abuzimit krijon një njeri të rrezikshëm". Vdekja e babait të Mary Trump ka shkaktuar një tension të madh në familjen Trump. Fëmijët e Fred Trump besojnë se Donald Trump ka mashtruar babanë e tyre dhe se ai e ka rregulluar testamentin e tij, në mënyrë që Donald Trump të mund ta përdorë atë. Këto zbulime e bëjnë më të dukshme fytyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për publikun amerikan. Analisti i njohur dhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Stephen Walt, e konsideron popullin amerikan se e meriton fatin e që e pret nëse nuk i jep fund presidencës së Donald Trump. Profesori i shquar në Universitetin e Harvardit, në llogarinë e tij personale në Twitter shkruan: Nëse Shtetet e Bashkuara nuk e refuzojnë në mënyrë të bashkuar dhe kolektive presidentin që gënjen vazhdimisht dhe në mënyrë katastrofike, atëherë ne e meritojmë atë që do të na ndodhë.

Ndërsa i afrohemi zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, pozicioni i Trump po bëhet edhe më i brishtë. Një sondazh i ri në Reuters tregon përparësi me më shumë se 13 përqind të ish-nënpresidentit të SHBA Joe Biden dhe kandidatit demokrat kundrejt Donald Trump. Kjo është diferenca më e lartë midis Biden dhe Trump në sondazhet e vitit 2020. Kritika në rritje e amerikanëve për performancën e Trumpit në trajtimin e shpërthimit të koronavirusit dhe sjelljes raciste dhe brutale të policisë amerikane ka pasur një ndikim domethënës në uljen e mprehtë të popullaritetit të Trump, që arriti nivelin e tij më të ulët në shtatë muaj e kaluar. Zbulimet e bëra nga ish dhe këshilltarët e afërt të Trump gjithashtu e bëjnë pozicionin e Trump edhe më të brishtë.