Trump dy anët e monedhës (23)
(last modified Sat, 22 Aug 2020 06:48:46 GMT )
Gusht 22, 2020 08:48 Europe/Tirane
  • Trump dy anët e monedhës (23)

Ky program flet mbi reagimin e Trump për zgjedhjen e Camella Harris si zëvendëse e Joe Biden dhe mbi strategjinë e propagandës së Trump përballë ekipit Biden-Harris.

Donald Trump që nga koha e futjes në Shtëpinë e Bardhë nuk ka kaluar qoftë edhe një moment pa qenë në krye të medias së shkruar dhe vizive për shkak të postimeve, deklaratave dhe qëndrimeve të tij polemike. Personaliteti dhe karakteristika e sjelljes së Trump, tregon se ai është një njeri i paparashikueshëm që vepron jashtë normave të moralit dhe politikës dhe kjo e ka bërë Donald Trump presidentin më të diskutuar në Amerikë. Një nga temat kryesore më të diskutuara në mediat amerikane është reagimi i Trump ndaj zgjedhjes së Camella Harris si zv/presidente për demokratin Joe Biden. Një orë pasi Joe Biden emëroi senatoren e Kalifornisë Camella Harris si ndihmësin e tij të fushatës dhe zëvendës presidentin e mundshëm, Donald Trump e quajti Harris një "mashtrues" ndër Biden një "budalla", ku së bashku formojnë një "kombinim të shkëlqyeshëm", por "të gabuar për Amerikën". Trump gjithashtu tha në një konferencë shtypi se ai ishte "pak i befasuar" nga zgjedhja e Harris. Ai shtoi se "Camella Harris është personi më i keq", e pati një paraqitje shumë të dobët në garën paraprake brenda partisë Demokratike. Në sulmet e tij për zgjedhjen e Harris për zëvendësuesin e Joe Biden, Trump vuri në dyshim vendlindjen e Harris dhe kredibilitetin e saj për të qenë nënpresident.

Zgjedhja e Camella Harris si zëvendëse e Joe Biden

Sulmet e Donald Trump u pasuan me reagime të gjera në qarqet demokratike dhe në mediat kritike ndaj Donald Trump. Prezantuesi i rrjetit televiziv MSNBC vënien në dyshim të vendlindjes së Harris nga presidenti amerikan, e quajti një shembull të qartë të racizmit. Ai vazhdoi: Babai i Camella Harris është nga Xhamajka dhe nëna e tij është indiane që emigruan në Shtetet e Bashkuara. Për Donald Trump, megjithatë, ekziston një ide "e drejtë" dhe një e "gabuar" mbi llojin e "emigrantit" dhe kjo pamje e tillë është padyshim "pikëpamje raciste". Ne kemi parë një sulm të tillë ndaj presidentit të parë amerikan zezak (nga Trump dhe përkrahësit e tij) dhe tani po shohim saktësisht të njëjtin sulm (racist) ndaj kandidatit të parë për zëvendës president amerikan, babai i të cilit është nga Xhamajka ndërsa nëna e të cilës është indiane. Sipas MSNBC, Donald Trump shikon vetëm fytyrat e njerëzve dhe shqipton këto fjalë raciste thjesht sepse ngjyra e lëkurës së Barack Obama dhe Camella Harris është e errët dhe prindërit e tyre janë nga vende të ndryshme, ku ngjyra e lëkurës së popujve të tyre është e errët. Trump në të vërtetë thotë se njerëzit me ngjyrë (në Amerikë) nuk kanë asnjë kredibilitet. Qëndrimi i Trump është një shembull i qartë i "racizmit".

 

Politika e fushatës së Trump është të sulmojë rivalët dhe të shkatërrojë karakterin apo imazhin e tyre. Presidenti amerikan në një tubim me rreth 300 oficerë të policisë përkrahës të fushatës së tij në fushën e golfit në Badminster të New Jersey-it, prej tyre kërkoi nëse ai duhet të vazhdojë të përdorë nofkën "Joe i përgjumur " për kandidatin presidencial demokrat Joe Biden ose të ndryshojë pseudonimin e tij në " Joe i ngathët". 74-vjeçari Trump ka provuar vazhdimisht të vë në dyshim kandidaturën e Joe Biden për president me pretekstin se ai është 77 vjeç. Kjo strategji që duket se nuk ka pasur efekt sepse Biden është ende dukshëm përpara Trump në sondazhet e opinioneve. Trump, pyeti turmën: Cila është më e mirë? Joe i përgjumur apo Joe i ngathët? Unë jam në mëdyshje mes tyre! Ai e pyeti turmën se cila prej atyre iu pëlqeu më shumë dhe si duket nofka "Joe i përgjumur" u prit me duartrokitje më të larta nga publiku. Pas këtij reagimi, Trump tha: Kjo është ajo që mendova. Por kundërshtarët, kritikët dhe rivalët demokratë të Trump në programet e tyre propagandistike, kanë synuar joefikasitetin e performancës së administratës Trump.  Në këtë garë, demokratët dhe kritikët e Trump kanë qenë më të suksesshëm në thithjen e opinionit publik amerikan. Figura të shquara në fusha të ndryshme janë ndër kritikët kryesorë dhe kundërshtarët e Trump të vilë dëshirojnë humbjen e Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit. Një historian amerikan, i cili ka hamendur saktë rezultatet e zgjedhjeve të SHBA që nga viti 1984, edhe një herë pretendon se "Joe Biden" do ta mposhtë "Donald Trump". Profesori i historisë dhe universitetit Allan Lichtman thotë se sondazhet ishin si imazhe që nuk kishin asnjë efekt në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Ai gjithashtu thotë se epidemia e koronës për momentin e ka bllokuar ekonominë amerikane në recesion. Modeli i parashikimit të Lichtman bazohet në 13 kategori të ndryshme, me titull "Çelësat për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë" dhe merr parasysh pjesën më të madhe të historikut të partisë qeverisëse aktuale në Shtëpinë e Bardhë sesa atë kandidatëve. Historiani amerikan parashikon se Trump do të humbasë Shtëpinë e Bardhë. Një sondazh i ri nga Qendra Kërkimore Pew tregon se më shumë se 53 përqind e votuesve amerikanë mbështesin Biden si presidentin e ri dhe kjo shifër është ulur në 45 përqind për Trump.

 

Një tjetër ngjarje e rëndësishme në politikën e jashtme amerikane është kundërshtimi global ndaj një projekt rezolute të qeverisë amerikane për të parandaluar heqjen e embargos së armëve kundër Iranit në muajin tetor. Sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe marrëveshjes bërthamore, embargoja e armëve kundër Iranit duhet të hiqet më 18 tetor 2020. . Trump në fushatën zgjedhore ka nevojë për një arritje, pavarësisht se çfarë është ajo. Brenda vendit me shpërthimin e Koronës dhe pasojat e tij ekonomike, ai humbi gjithçka që kishte për të fituar mbështetjen e plotë të popullit amerikan. Në fushën e politikës së jashtme, ai nuk arriti asnjë arritje në avancimin e programeve që kishte paraqitur. Trump e quajti marrëveshjen bërthamore, marrëveshjen më të keqe në histori dhe mendoi se duke u tërhequr nga kjo marrëveshje dhe politikën e presionit maksimal duke imponuar sanksione parësore dhe dytësore, ai do të mund të impononte kërkesat e tij hegjemoniste ndaj Iranit. Më shumë se dy vjet pas tërheqjes së SH.B.A. nga marrëveshja bërthamore, Donald Trump jo vetëm që nuk arriti të realizojë ndonjë nga qëllimet e tij, por edhe aleatët më të afërt të Amerikës nuk pranuan të pajtohen me politikat anti-iraniane të Trump. I vetmi vend që  në Këshillin e Sigurimit votoi në favor të projekt-rezolutës anti-Iraniane të qeverisë amerikane, ishte Republika Dominikane. Një vend i vogël në Amerikën Qendrore jeta e të cilit varet nga Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara kurrë nuk janë poshtëruar kaq shumë gjatë gjithë historisë së OKB. Ky izolim është vetëm për shkak të politikave të Donald Trump. Washington Post në reagim ndaj lajmit për disfatën e SHBA në Këshillin e Sigurimit të KB shkroi: Uashingtoni në formë të turpshme pësoi një disfatë në KS të OKB. Carol Morello, shkrimtar për një revistë amerikane, thotë: Shtetet e Bashkuara të futur në një situatë të sikletshme pësuan një humbje në Këshillin e Sigurimit të KB. Gazetari i Huffington Post me një formë të veçantë është tallur me presidentin amerikan. S.Ë. Date gazetar i Huffington Post prej shumë kohësh ka pritur që t’i parashtrojë një pyetje presidentit amerikan: Z. President, pas tre vjet e gjysmë, a nuk ju vjen aspak keq për të gjitha gënjeshtrat që i keni thënë popullit amerikan? Trump tha: Nga çfarë? Gazetari Huffington Post duke u mbështetur në karrigen e tij, me qetësi iu drejtua zyrtarit më të lartë politik në Shtetet e Bashkuara dhe tha: A nuk je penduar për këto gënjeshtra që thoni? Trump u përgjigj: Nga çfarë? Gazetari tha: të gënjyerit. Trump u përgjigj: Me kë po flet? Gazetari tha: Me ju. Trump u përgjigj: Gazetari tjetër.