-
Tusk: Një ditë e trishtuar për Brukselin dhe Londrën
Mars 29, 2017 15:11Ashtu sikurse ishte bërë e ditur, ambasadori britanik në Bashkimin Evropian, Sir Tim Barrovv, i dorëzoi Presidentit të Këshillit Evropian, letrën zyrtare të dërguar nga Londra ku njoftohet për thirrjen e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, i cili nënkupton edhe hapjen e procedurave zyrtare për daljen e Britanisë nga unioni.
-
Vazhdon tensioni mes Turqisë dhe BE
Mars 29, 2017 03:58Referendumi i kërkuar nga Erdogani për negociatat e anëtarësimit në BE do të thoshte fundin e perspektivës evropiane dhe pranimin e realitetit politik në raportet BE-Turqi.
-
SHBA dhe BE kërkojnë lirimin e protestuesve në Rusi
Mars 27, 2017 09:03Bashkimi Evropian kërkoi lirimin e shpejtë të qindra njerëzve, që u arrestuan gjatë protestave të ndryshme në Rusi të dielën.
-
Le Pen: BE është duke vdekur
Mars 27, 2017 04:08Kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Francës deklaroi se BE është duke vdekur sepse atë nuk e duan popujt.
-
Francua Hollande paralajmëron për largimin e Francës nga BE
Mars 26, 2017 03:36Presidenti i Francës ka paralajmëruar në lidhje me largimin e vendit të tij nga Bashkimi Evropian dhe ka deklaruar se heqja e monedhës euro nga përdorimi dhe kthimi përsëri i "frangut" në përdorim, dëmton seriozisht forcën e blerjes së qytetarëve.
-
Kërkesa e kreut të PE për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Mars 26, 2017 03:31Antonio Tajani, kreu i PE ka kërkuar bashkëpunim të vendeve evropiane në fushën e Sigurisë. Kërkesa e kreut të PE u parashtrua pas disa sulmeve terroriste në Evropë dhe sidomos pas sulmit të së mërkurës në Londër.
-
Erdogan: Turqia mund të organizojë referendum për anëtarësim në BE
Mars 26, 2017 03:29Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në fjalën që mbajti në një aktivitet në Antalya, në lidhje me BE-në tha se mund të merret si shembull Anglia. “Për negociatat me BE-në mund të ndjekim rrugën e mbajtjes së një referendumi dhe do të respektojmë vendimin që do të japë populli”,- u shpreh Erdogan.
-
Takimi i Romës dhe e ardhmja e BE-së
Mars 25, 2017 15:27Liderët e BE nënshkruan sot Deklaratën e re të Romës, në formë nderimi ndaj marrëveshjes së 1957-s, e cila i hapi rrugën krijimit të bllokut europian.
-
Juncker: Brexit-i është tragjedi
Mars 25, 2017 15:26Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është shprehur se mbajtja e takimit solemn me rastin e 60-vjetorit të Marrëveshjes së Romës, me të cilën u themelua Bashkësia Ekonomike Evropiane, pa pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe është “një moment shumë pikëllues”.
-
Erdogan: Do të rishikojmë marrëdhëniet me BE-në
Mars 24, 2017 03:28Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan theksoi sot se pas referendumit që do të mbahet në prill, do të vazhdojnë marrëdhëniet ekonomike me Bashkimin Evropian, por do të rishqyrtojnë të gjitha lidhjet politike dhe administrative, duke përfshirë edhe marrëveshjen mbi ndalimin e migrimit ilegal.