-
BE i “shtrin dorën” sërish Kosovës dhe Serbisë
Shkurt 23, 2024 19:44Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen se dëshiron të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutë të vetme për pagesa me para të gatshme në shtet.
-
Presidenti i Republikës Srpska takohet me Putinin
Shkurt 21, 2024 20:22Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik – i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe – u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 21 shkurt në qytetin Kazan në Republikën e Tatarstanit, e cila është pjesë e Rusisë, njoftoi Kremlini.
-
BE: Nuk ka plane për raund të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Shkurt 19, 2024 19:48Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka plane për një raund të radhës dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
-
Blinken i kërkon Serbisë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
Shkurt 16, 2024 19:58Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre, ka uruar popullin e Serbisë për ditën e shtetësisë dhe njëkohësisht ka inkurajuar këtë shtet që të arrijë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
-
Kurti shpreson që këtë vit të ndodhë normalizimi i përhershëm i marrëdhënieve me Serbinë
Shkurt 07, 2024 19:30Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të mërkurën se shpreson normalizimin e marrëdhënieve Serbinë këtë vit, pas disa raundeve të bisedimeve të dështuara mes dy palëve.
-
Serbia kërkon seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
Shkurt 05, 2024 19:49Ambasadori i Serbisë në Kombet e Bashkuara ka dorëzuar një kërkesë për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për Kosovën.
-
BE-ja: Të shmangen veprimet që mund të rrisin tensionet në Kosovë
Shkurt 04, 2024 19:50Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.
-
Vuçiq: Kosova po fuqizohet shumë ushtarakisht me ndihmën e Amerikës
Janar 13, 2024 19:49Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se vazhdimi i armatosjes së Forcave të Sigurisë së Kosovës synon të largojë plotësisht çdo gjurmë të ekzistencës së Serbisë nga territori i Kosovës.
-
Rusia: Perëndimi po kërkon ndryshim të paligjshëm të pushtetit në Serbi
Dhjetor 31, 2023 19:50Ministri i Jashtëm i Rusisë tha: Perëndimi nuk dëshiron të pranojë rezultatet e zgjedhjeve në Serbi dhe po përpiqet të marrë ilegalisht pushtetin në këtë vend.
-
Vazhdon protesta e përkrahësve të opozitës serbe kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare
Dhjetor 31, 2023 08:06Mijëra mbështetës të opozitës serbe protestuan sërish në Beograd dhe kërkuan anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare në këtë vend.