-
Paralajmërimi i shefit të ushtrisë së Iranit për Amerikën për pasojat e mbështetjes së Izraelit
Prill 14, 2024 18:04Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit paralajmëroi liderët amerikanë se nëse me mbështetjen e tyre ndërhyjnë për regjimin sionist, të gjitha bazat dhe interesat e tyre do të konsiderohen objektiva operacionale të forcave të armatosura iraniane.
-
New York Times: Pasi telefonoi Biden, Netanyahu anuloi opsionin për të sulmuar Iranin
Prill 14, 2024 18:04Dy zyrtarë të regjimit sionist kanë bërë të ditur se kryeministri i këtij regjimi ka anuluar sulmin hakmarrës ndaj Iranit pas një telefonate me presidentin amerikan.
-
Ministri i Jashtëm i Iranit: Irani është i vendosur për të mbrojtur interesat e veta
Prill 14, 2024 13:41Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Republika Islamike e Iranit është e vendosur për të mbrojtur interesat e veta të ligjshme përball çfarëdo lloj agresioni të ri dhe do të veprojë pa asnjë dyshim".
-
Ministria e Jashtme e Iranit thërret ambasadorët e Francës, Britanisëdhe Gjermanisë në Teheran
Prill 14, 2024 13:12Si pasojë e qëndrimeve të papërgjegjshme të disa autoriteteve të tre shteteve evropiane, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë në lidhje me kundërpërgjigjen reciproke të Republikës Islamike të Iranit ndaj agresionit të regjimit pushtues sionist kundër shtetasve dhe interesave të Iranit, ambasadorët e këtyre tre shteteve në Teheran janë thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit.
-
Raisi: Çfarëdo veprimi agresor, do të përballet me kundërpërgjigje të ashpër nga ana e Iranit
Prill 14, 2024 12:37Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: "Nëse regjimi kriminel i Izraelit kryen ndonjë sjellje agresive, do të marrë kundërpërgjigje të prerë dhe shumë më të ashpër dhe më të madhe se kjo".
-
Komandanti i Gardës së Revolucionit Islamik: Paralajmëron regjimin pushtues sionist
Prill 14, 2024 12:07Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi: "Regjimi sionist në çdo vend që kryen ndonjë sulm ndaj interesave, pasurive, personaliteteve dhe qytetarëve iranianë, do të përballet me sulme reciproke nga territori i Republikës Islamike të Iranit".
-
Gjeneral Bagheri: Sulmi me raketa dhe dron i Iranit kundër regjimit sionist ishte i suksesshëm
Prill 14, 2024 11:38Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit deklaroi: "Sulmi me raketa dhe dronë i Iranit kundër regjimit sionist ka realizuar të gjitha objektivat e caktuara".
-
Rënia e tregjeve financiare në botë pas reagimit të Iranit ndaj veprimeve agresive të regjimit sionist
Prill 14, 2024 06:40Reagimi masiv me raketa dhe dron i Republikës Islamike të Iranit ndaj veprimeve agresive të regjimit sionist bëri që tregjet financiare të luhateshin ndjeshëm dhe monedhat kryesore të tregut pësuan një rënie të mprehtë.
-
Sulmi i fuqishëm i Iranit në bazën ajrore “Navatim” në territoret e pushtuara
Prill 14, 2024 06:35Kanali i lajmeve "Al-Mayadeen" raportoi për dëmtime të rënda në bazën ajrore "Navatim" të regjimit sionist për shkak të sulmit raketor të Iranit.
-
Reagimi i mediave të huaja ndaj sulmeve me dron dhe raketa të Iranit kundër Izraelit
Prill 14, 2024 06:28Sulmet me dronë dhe raketa të Iranit kundër regjimit sionist u transmetuan gjerësisht nga mediat e huaja.