Prill 14, 2024 15:08 Europe/Tirane
  • Gjeneral Bagheri: Sulmi me raketa dhe dron i Iranit kundër regjimit sionist ishte i suksesshëm

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit deklaroi: "Sulmi me raketa dhe dronë i Iranit kundër regjimit sionist ka realizuar të gjitha objektivat e caktuara". 

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, në një intervistë me Radiotelevizionin e Iranit, në lidhjeme sulmin me raketa dhe dronë të Iranit kundër regjimit sionist, ka thënë: "Arsyeja e këtij operacioni ushtarak është shkelja e vijave të kuqe të Iranit nga ana e regjimit pushtues sionist, veprim ky që nuk është i pranueshëm në asnjë mënyrë për Republikën Islamike të Iranit".  
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit shtoi: "Agresioni i regjimit sionist ndaj zyrave konsullore të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe martirizimi i konsultuesve dhe instruktorëve të ligjshëm iranianë të cilët ishin të pranishëm në këtë vend me ftesë të qeverisë së Sirisë për të ndihmuar luftën kundër terrorizmit, konsiderohet shkelje e vijave të kuqe, veprim ky i cili është dënuar nga shumica e shteteve të botës me përjashtim të dy-tre shteteve të cilat janë mbështetëse absolute të regjimit pushtues sionist".
Gjeneral Bagheri në vazhdim tha: "Operacioni i kryer me raketa dhe dronë nga Irani ndaj disa objektivave në territoret e pushtuara, ishte planifikuar në atë mënyrë që në kuadër të këtij operacioni është goditur një qendër e madhe e inteligjencës në majat e bjeshkës "Xhebel Al-Shekl" në kufi të Sirisë dhe territoreve të pushtuara, e cila siguronte informacionet e nevojshme në lidhje me krimet e sionistëve, si dhe baza ushtarake ajrore "Noatim" nga e cila janë ngritur avionët luftarakë F-35 për të sulmuar zyrat konsullore të ambasadës së Iranit në Damask. Gjatë këtij operacione këto dy qendra ushtarake kanë pësuar shkatërrime në përmasa të mëdha".   
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit në fund theksoi: "Operacioni ushtarak kundër regjimit sionist ka qenë i suksesshëm dhe ka shënuar rezultatet e pritura, prandaj nga pikëpamja e Republikës Islamike të Iranit ka përfunduar dhe nuk ekziston ndonjë qëllim për vazhdimin e këtij operacioni, mirëpo nëse regjimi pushtues sionist bënë ndonjë veprim kundër Iranit si brenda territorit të Iranit si ndaj qendrave që i përkasin Iranit në Siri ose në ndonjë vend tjetër, atëherë operacionet e tjera do të kryhen në përmasa shumë më të mëdha". 

Vlen të theksohet se dhjetë ditë pas sulmit agresor dhe terrorist të regjimit sionist ndaj zyrës konsullore të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask që konsiderohet agresion ndaj territorit të Iranit dhe si pasojë u martirizuan shtatë konsultues dhe instruktorë iranianë si dhe pasi që Bashkësia Ndërkombëtare nuk reagoi ndaj këtij veprimi të paligjshëm, në orët e para të ditës së diele më 14 prill 2024, Garda e Revolucionit Islamik të Iranit duke lëshuar dronë dhe raketa në drejtim të territoreve të pushtuara, ka ndërmarrë masa për ndëshkimin e këtij regjimi agresor. 
Mediat izraelite dhe amerikane që nga orët e para janë mobilizuar për të zvogëluar sasinë e shkatërrimeve dhe përmasat e dëmeve të shkaktuara në territoret e pushtuara si pasojë e kësaj kundërpërgjigje të Iranit, mirëpo pamjet e publikuar nga momentet e goditjes së raketave dhe dronëve në qendrat e rëndësishme ushtarake të regjimit sionist, pasqyrojnë qartë një të realitet tjetër.
Zyra përfaqësuese e Republikës Islamike të Iranit në OKB gjithashtu ka deklaruar: "Veprimi ushtarake i Iranit është në bazë të paragrafit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me mbrojtjen e ligjshme në kundërpërgjigje ndaj agresionit të regjimit sionist ndaj qendrave diplomatike të Iranit në Damask".
 

Tags