Prill 28, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Ekipi i Iranit u kurorëzua fitues i Kupës Aziatike AFC Futsal 2024

Ekipi kombëtar i futsalit i Iranit për meshkuj, ka përfunduar fushatën e tij në Kupën e Futsalit të Konfederatës Aziatike (AFC) 2024 dhe është kurorëzuar si kampion i turneut kontinental.

Skuadra iraniane mposhti nikoqirët tajlandezë me rezultatin 4-1 në përballjen përfundimtare të eventit në Bangkok Arena në lagjen Nong Chok të kryeqytetit tajlandez Bangkok të dielën.

Iranianët e nisën betejën siç pritej, duke luajtur një lojë me presion të lartë me sulme intensive.

Ata dominuan gjatë gjithë ndeshjes duke e përfunduar finalen me rezultat 4:1.

Më herët gjatë ditës, Uzbekistani zuri vendin e tretë, duke mundur 3-1 në penallti, pasi play-off emocionues kundër Taxhikistanit përfundoi me rezultatin 5-5.

Kupa Aziatike e Futsalit AFC 2024, e cila ishte edicioni i 17-të i kampionatit të futsalit të organizuar nga Konfederata Aziatike e Futsalit (AFC), u mbajt në Tajlandë midis 17 dhe 28 prillit. Në këto 17 edicione, Irani është shpallur 13 herë kampion i Azisë.

Ndërkohë, Presidenti iranian Ebrahim Raisi në një mesazh përgëzoi ekipin kombëtar të futsalit të Iranit për fitoren e lavdishme dhe të jashtëzakonshme dhe arritjen e titullit kampion në Kupën Aziatike të Futsalit AFC 2024 në Tajlandë.

 

Tags