Prill 29, 2024 11:13 Europe/Tirane
  • Banorët e zhvendosur të Gazës falënderojnë studentët amerikanë për mbështetjen

Banorët e zhvendosur të Gazës kanë shkruar mbi çadrat e tyre (mbishkrime) grafite, duke falënderuar studentët e universiteteve amerikane që iu bashkuan lëvizjes mbarëkombëtare të kampingjeve të protestës në mbështetje të Gazës.

Zhvillimi i ri erdhi teksa lufta në Gaza vazhdon, për të jehuar nëpër kampuset universitare të SHBA-së, ku studentët kanë kampuar në tenda teksa protestojnë kundër krimeve të Izraelit.

“Ne po mbështesim të gjithë studentët në të gjitha universitetet që na mbështesin neve. Ata qëndruan pranë çështjes së drejtësisë, që është ajo e Gazës sonë palestineze. Po! Ky është një mesazh nga ne, njerëzit e zhvendosur në Gazën jugore, veçanërisht Rafah; një mesazh për të gjithë [që] na qëndrojnë pranë [përfshirë] të gjithë studentët [amerikanë], veçanërisht në Universitetin e Kolumbias”, tha një palestinez, cituar nga Reuters.

“Këto mbishkrime janë për të ndalur luftën dhe masakrat që po kryen Izraeli kundër popullit palestinez. Ne i bëjmë thirrje të gjithë botës që të qëndrojë pranë këtyre njerëzve të varfër për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe këtyre masakrave. Ata na sulmojnë - si ta shpjegoj unë - na shënjestrojnë sikur të ishim kafshë. Ne jemi njerëz. Ne kemi lindur si njerëz”, tha një banor i shpërngulur i Gazës.

Grupet pro-palestineze u kanë bërë thirrje universiteteve që t'u japin fund investimeve në kompanitë që mbështesin ose përfitojnë nga veprimet ushtarake të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze.

Shumë studentë hebrenj janë në mesin e organizatorëve të protestave në kampuse, protesta të cilat janë zhvilluar me biseda paqësore, lexim, ngrënie dhe mbajtjen e ceremonive të lutjeve, si hebreje ashtu edhe ato myslimane.

 

Tags