Prill 14, 2024 16:42 Europe/Tirane
  • Ministria e Jashtme e Iranit thërret ambasadorët e Francës, Britanisëdhe Gjermanisë në Teheran

Si pasojë e qëndrimeve të papërgjegjshme të disa autoriteteve të tre shteteve evropiane, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë në lidhje me kundërpërgjigjen reciproke të Republikës Islamike të Iranit ndaj agresionit të regjimit pushtues sionist kundër shtetasve dhe interesave të Iranit, ambasadorët e këtyre tre shteteve në Teheran janë thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit. 

Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Si pasojë e qëndrimeve të papërgjegjshme të disa autoriteteve të tre shteteve evropiane, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë në lidhje me kundërpërgjigjen reciproke të Republikës Islamike të Iranit ndaj agresionit të regjimit pushtues sionist kundër shtetasve dhe interesave të Iranit, ambasadorët e këtyre tre shteteve në Teheran, Simon Sherklif, Nikola Resh dhe Hans Udo Mutsel janë thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit dhe në mënyrë të veçantë kanë marrë notë protestuese.
Maxhid Nili Ahmed Abadi, drejtori i sektorit për Evropën Perëndimore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, duke vënë në dukje një varg të veprimeve të regjimit sionist që janë kundër njerëzimit dhe në kundërshtim me të drejtat dhe standardet ndërkombëtare të cilat rezultuan në sulmin terrorist ndaj zyrës konsullore të Iranit në Damask dhe martirizimin e disa konsulltuesve dhe instruktorëve ushtarakë iranian dhe disa civilëve sirianë, deklaroi: "Operacioni i ndërmarrë në orët e para të ditës së sotme (e diele) nga forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit kundër bazave ushtarake të regjimit pushtues sionist, është veprim në kuadër të ushtrimit të së drejtës qenësore të Iranit për mbrojtje të ligjshme, e drejtë kjo që është theksuar në paragrafin 51 të Kartës së Kmbeve të Bashkuara dhe është ndërmarrë në kundërpërgjigje ndaj një varg krimeve të regjimit sionist, sidomos ndaj sulmit të fundit në ndërtesën e diplomatëve iranianë". 
Ky zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Iranit shtoi: "Republika Islamike e Iranit duke theksuar përsëri zotimin e saj ndaj parimeve dhe qëllimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara si dhe ndaj ligjeve dhe të drejtave ndërkombëtare, është e vendosur për të mbrojtur në mënyrë të prerë sovranitetin, integritetin e vendit dhe interesat e veta kombëtare përball çfarëdo lloj përdorimi të paligjshëm të forcës".
Drejtori i sektorit për Evropën Perëndimore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu duke kritikuar ashpër qasjen e dyanshme dhe hipokrite të tre shteteve evropiane në fjalë në lidhje me sulmin ajror të regjimit pushtues sionist ndaj qendrave diplomatike të Iranit dhe njëkohësisht në dënimin e ushtrimit të së drejtës qenësore të Republikës Islamike të Iranit për mbrojtje të ligjshme përball agresionit në bazë të paragrafit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit me veprime konstruktive dhe efikase të saj, ka treguar se gjithnjë ka punuar për të parandaluar shtimin e tensioneve nëpërmjet përdorimit të kushteve dhe mjeteve të mundshme diplomatike, por pavarësisht kësaj, në rast të vazhdimit të aventurave të regjimit pushtues sionist, do ta mbrojë në mënyrë të vendosur sovranitetin, sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve të vet përball çfarëdo lloj agresioni ushtarake përdorimi të paligjshëm të forcës".

Vlen të theksohet se dhjetë ditë pas sulmit agresor dhe terrorist të regjimit sionist ndaj zyrës konsullore të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask që konsiderohet agresion ndaj territorit të Iranit dhe si pasojë u martirizuan shtatë konsultues dhe instruktorë iranianë si dhe pasi që Bashkësia Ndërkombëtare nuk reagoi ndaj këtij veprimi të paligjshëm, në orët e para të ditës së diele më 14 prill 2024, Garda e Revolucionit Islamik të Iranit duke lëshuar dronë dhe raketa në drejtim të territoreve të pushtuara, ka ndërmarrë masa për ndëshkimin e këtij regjimi agresor. Mediat izraelite dhe amerikane që nga orët e para janë mobilizuar për të zvogëluar sasinë e shkatërrimeve dhe përmasat e dëmeve të shkaktuara në territoret e pushtuara si pasojë e kësaj kundërpërgjigje të Iranit, mirëpo pamjet e publikuar nga momentet e goditjes së raketave dhe dronëve në qendrat e rëndësishme ushtarake të regjimit sionist, pasqyrojnë qartë një të realitet tjetër.Zyra përfaqësuese e Republikës Islamike të Iranit në OKB gjithashtu ka deklaruar: "Veprimi ushtarake i Iranit është në bazë të paragrafit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me mbrojtjen e ligjshme në kundërpërgjigje ndaj agresionit të regjimit sionist ndaj qendrave diplomatike të Iranit në Damask".

Tags