Prill 14, 2024 09:58 Europe/Tirane
  • Reagimi i mediave të huaja ndaj sulmeve me dron dhe raketa të Iranit kundër Izraelit

Sulmet me dronë dhe raketa të Iranit kundër regjimit sionist u transmetuan gjerësisht nga mediat e huaja.

10 ditë pas sulmit në seksionin konsullor të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask që është pjesë e territorit të Iranit dhe pas martirizimit të shtatë këshilltarëve ligjorë të vendit dhe mos-reagimit të komunitetit ndërkombëtar ndaj këtij veprimi të paligjshëm të regjimit sionist Garda Revolucionare më 14 prill ndërmori operacionin ndëshkues kundër regjimit agresor ndaj të cilit lëshoi me qindra dronë dhe raketa. Ndërsa sionistët po përpiqen shumë të tregojnë se mbrojtja e tyre ka mundur të asgjesojë një numër të madh raketash iraniane, ata tani janë përballur me një problem serioz; Filmat e marrë dhe publikuar nga qytetarët palestinezë për sulmin me raketa kanë krijuar një problem të madh për aparatin e censurës së regjimit pushtues. Ndërkohë, sulmet me dronë dhe raketa të Iranit kundër regjimit sionist u shoqëruan me një reagim të gjerë në mediat e huaja që në minutat e para të operacionit. Kanali amerikan i lajmeve NBC News në edicionin e tij të lajmeve sulmet e Iranit kundër regjimit sionist i ka titulluar "Hakmarrja e Iranit" dhe shkroi se pas sulmit të Izraelit në seksionin konsullor të ambasadës së Iranit në Siri, ky ishte sulmi i parë i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit. Agjencia e lajmeve Reuters gjithashtu shkroi se ushtria izraelite konfirmoi se Irani la lëshuar dhe goditur Izraelin me dhjetëra raketa. Në një raport për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, kanali televiziv Al Jazeera shkroi se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike sulmoi Izraelin me dhjetëra dronë dhe raketa në operacionin "Premtimi i ndershëm" dhe ky veprim është pjesë e dënimit të Izraelit për krimet e tij. Edhe gazeta “Guardian” e botuar në Londër njoftoi për sulmet e Iranit kundër regjimit sionist dhe tha se Izraeli është vënë nën zjarrin e sulmeve iraniane me dronë në shkallë të gjerë dhe ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Republikës Islamike të Iranit ndaj Izraelit. Agjencia e lajmeve Times of Israel gjithashtu raportoi për kushtet e luftës në këtë regjim në të njëjtën kohë me fillimin e sulmeve iraniane dhe njoftoi se pas sulmit me raketa dhe dron në shkallë të gjerë që kanë goditur Izraelin, sirenat e alarmit dhe boritë e forta kanë rënë në të gjithë veriun dhe jugun, si dhe në Kods dhe shumë qytete në veri të Bregut Perëndimor.  Gjithashtu, ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e lartësive veriore të Golanit, rajonit Navatim, jugut të Izraelit, rajonit Dimona dhe Eilat që të qëndrojnë pranë strehimoreve deri në një njoftim të dytë. Në një raport mbi reagimin e Iranit kundër regjimit sionist, televizioni i lajmeve BBC njoftoi se vendet e rajonit dhe shumë kryeqytete në vende të tjera të botës po shikojnë situatën me ankth dhe po presin që të shohin se çfarë do të bëjë Irani në të ardhmen.

 

Tags