May 05, 2024 11:58 Europe/Tirane
  • Mbështetje e institucionit të Çmimit Pulitzer për studentët që mbulojnë lajmet e protestave amerikane

Pars Today - Bordi i Çmimit Pulitzer duke publikuar një deklaratë nderoi studentët që mbulojnë lajmet për studentët protestues të universiteteve amerikane.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, bordi i çmimit Pulitzer, i cili është i vendosur në Universitetin e Kolumbias dhe konsiderohet si çmimi më prestigjioz i gazetarisë në Amerikë, me anë të një deklarate nderoi studentët e gazetarisë që publikojnë lajmet e protestave të fundit të studentëve që mbështesin popullin palestinez në universitetet amerikane. Në deklaratën e Bordit të Drejtorëve të Pulitzer thuhet: Ndërsa mblidhemi për të shqyrtuar gazetarinë më të mirë dhe më të guximshme të vendit, Komiteti i Çmimit Pulitzer vlerëson përpjekjet e palodhura të gazetarëve studentë në të gjithë universitetet e vendit tonë që mbulojnë protestat dhe trazirat me rrezik të madh personal dhe akademik. Ajo vijon: Ne duam gjithashtu të përshëndesim raportimin e jashtëzakonshëm të bërë nga gazetarë studentë në Universitetin e Kolumbias, duke i nderuar me vendimin e Çmimit Pulitzer.

Bordi i Çmimit Pulitzer vuri në dukje se megjithëse NYPD u thirr në universitet të martën në mbrëmje, ai vlerëson studentët e nderuar të gazetarisë, të cilët, me frymën e lirisë së shtypit, punuan në kushte të vështira dhe të rrezikshme, si rreziku i arrestimit, për të pasqyruar një ngjarje të madhe lajmesh kombëtare. Javën e fundit universitetet amerikane janë përballur me protestën e studentëve që mbushën hapësirën e universiteteve në mbështetje të Palestinës dhe për të protestuar kundër vrasjeve që regjimi sionist kryen në Gaza. Si zakonisht edhe këtë vit do të mbahet edicioni i 180-të i Çmimeve Pulitzer dhe emrat e fituesve do të shpallen më 6 maj në dy sektorë të gazetarisë dhe letërsisë.

Tags