Prill 14, 2024 21:34 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i shefit të ushtrisë së Iranit për Amerikën për pasojat e mbështetjes së Izraelit

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit paralajmëroi liderët amerikanë se nëse me mbështetjen e tyre ndërhyjnë për regjimin sionist, të gjitha bazat dhe interesat e tyre do të konsiderohen objektiva operacionale të forcave të armatosura iraniane.

Sipas IRNA, gjenerali Sejed Abdul Rahim Mousavi, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, duke iu referuar operacioneve me raketa dhe dron të Iranit dhe agresionit të fundit të regjimit sionist kundër seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Damask, shtoi se Organizatat ndërkombëtare sipas nenit 7 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duhet të merren me shkeljet e bëra nga regjimi sionist. Por për shkak të neglizhencës së tyre nga njëra anë dhe kërkesës së përgjithshme të kombit të madh të Iranit nga ana tjetër, forcat e armatosura të Iranit e ndëshkuan regjimin sionist. Gjeneralmajor Mousavi paralajmëroi se nëse regjimi i paligjshëm sionist këmbëngul në veprimet e tij agresive, këtë herë do të përballet me një ndëshkim më të rëndë dhe më të ashpër. Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nëse autoritetet amerikane duan të hyjnë ose të ndërhyjnë në mbështetje të regjimit sionist, të gjitha bazat dhe interesat e tyre, veçanërisht bazat nga të cilat do të ndërmerren veprime ushtarake kundër Iranit, do të jenë objektiv i operacioneve ushtarake të forcave të armatosura të Iranit. Pas sulmit të regjimit sionist të hënën, më 1 prill 2024, në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask që është pjesë e territorit iranian dhe pas martirizimit të shtatë këshilltarëve iranianë dhe ushtarakë, mëngjesin e kësaj të diele (14 prill), Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike lëshoi me qindra dronë dhe raketa në drejtim të territoreve të pushtuara, me të cilat ndëshkoi regjim agresor.

Tags