-
Marrëveshje mes Iranit dhe Kinës për bashkëpunim mjedisor
Mars 17, 2024 16:46Kreu i organizatës së mbrojtjes së mjedisit të Iranit dhe ministri i ekologjisë dhe mjedisit i qeverisë kineze shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin mes dy vendeve në fushat mjedisore.
-
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik jep ndihmë financiare për lirimin e të burgosurve në nevojë
Mars 17, 2024 05:23Lideri Suprem i Revolucionit Islamik ndau dy miliardë touman (monedha vendase) për të ndihmuar lirimin e të burgosurve në nevojë.
-
Fitorja e dytë e Hadi Chopanit në garën Arnold Classic
Mars 17, 2024 05:23Hadi Chopan, nënkampioni iranian i Master Olympia, në harkun kohor prej 2 javësh fitoi medaljen e dytë të artë Arnold Classic.
-
Kriminelët izraelitë nuk do të jetojnë për të parë ëndrrën e shpërbërjes së Iranit
Mars 16, 2024 16:44Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane ka dënuar deklaratat e fundit të një ish-oficeri të inteligjencës ushtarake izraelite për shpërbërjen e Iranit, duke theksuar se kriminelët e regjimit të Tel Avivit nuk do ta shohin kurrë realizimin e ëndrrës së tyre.
-
Irani i gatshëm të ndihmojë Sirinë për të forcuar mbrojtjen e saj
Mars 16, 2024 16:40Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Mohammad Reza Ashtiani ka deklaruar se Irani është i përgatitur të përdorë kapacitetet e tij të plota për të ndihmuar Sirinë në rritjen e fuqisë së saj mbrojtëse dhe parandaluese kundër SHBA-së dhe Izraelit.
-
Irvani: Irani dënon çdo dhunë kundër myslimanëve
Mars 16, 2024 06:12Amir Saeed Irvani, ambasadori i Iranit dhe përfaqësuesi i përhershëm në Kombet e Bashkuara, njoftoi: Republika Islamike e Iranit dënon fuqishëm çdo fjalë urrejtjeje, diskriminuese, sulme terroriste dhe dhunë kundër myslimanëve, besimeve, bindjeve dhe simboleve të shenjta të myslimanëve.
-
Amerika sanksionon disa kompani të lidhura me Bankën Qendrore të Iranit
Mars 16, 2024 06:12Thesari amerikan sanksionoi një rrjet kompanish dhe individësh që ishin të përfshirë në krijimin e kushteve për transferimin e teknologjisë së dhjetëra kompanive amerikane në institucionet iraniane, përfshirë Bankën Qendrore të Iranit.
-
Regjistrohet projekti “Shëndeti Familjar” në emër të Iranit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Mars 15, 2024 14:11Projekti “Family Health” është regjistruar në emër të Iranit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
-
Irani mbështet miratimin e projekt-rezolutës për të luftuar islamofobinë
Mars 15, 2024 14:07Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara mbështetën miratimin e projekt-rezolutës për masat për të luftuar islamofobinë.
-
Mesazhi i Amir Abdullahian për udhëheqësit e grupeve të rezistencës palestineze dhe libaneze
Mars 15, 2024 03:32Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian, në mesazhet drejtuar liderëve të grupeve të rezistencës dhe kombeve rezistente dhe durimtare të Libanit dhe Palestinës, duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të rezistencës, uroi fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe shtoi: “Armiku sionist nuk arriti asnjë nga qëllimet e tij të deklaruara në Gaza.”